Bushati në Greqi, homologu Kotzias: Nuk kemi ligj lufte me Shqipërinë

March 21, 2016 14:05

Bushati në Greqi, homologu Kotzias: Nuk kemi ligj lufte me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, zhvilloi sot në Athinë një takim kokë më kokë me homologun grek, Nikos Kotzias. Takimi, sikurse informon IBNA nga selia e MPJ, zgjati afro 90 minuta, shumë më tepër se parashikimi. Bisedimet vazhduan disa minuta edhe me delegacionet e dy vendeve dhe më pas dy ministrat dolën në një konferencë për shtyp.

MPJ grek Kotzias, tha se “ne i kemi intensifikuar kontaktet me Tiranën”, kurse foli edhe mbi planin për të rinovuar dhe përmirësuar Paktin e Miqësisë së vitit 1996. Këtu Kotzias shtoi: “Greqia nuk është në luftë me Shqipërinë. Për këtë ekziston edhe një deklaratë e Këshillit të Ministrave në vitin 1987. Është po ashtu dhe Pakti i Miqësisë, e ndërkohë, ne jemi aleatë në NATO”.

Kotzias tha se kishte folur me Bushatin mbi “të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe të shqiptarëve në Greqi, si ura bashkëpunimi”. Ndërsa duke u ndalur në çështjet e mprehta që barten prej kohësh mes dy vendeve, tha se “kriteret për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe do të jenë E Drejta Ndërkombëtare dhe qytetërimi evropian”.

Nga ana e tij, MPJ shqiptar Bushati ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Athinës në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë. “Ne nuk do të harrojmë kurrë faktin se Shqipëria mori statusin e vendit kandidat, në kohën e Presidencës greke të BE”. Lidhur me çështjen e refugjatëve, Bushati përsëriti qëndrimin e dhënë disa herë nga qeveria shqiptare në Tiranë dhe theksoi se “Shqipëria do të përmbushë të gjitha angazhimet e saj si vend kandidat për anëtarësim në BE”, duke theksuar se Tirana është për një zgjidhje të përbashkët në kuadrin e BE”. /IBNA

March 21, 2016 14:05
Komento

1 Koment

  1. E po kjo pune! March 21, 17:28

    ore keta minoritaret nuk kane goje vete!!!! Se keshtu atehere dhe pa vonese duhet te ngreme zerin edhe per te harruarit arvanitas pavaresisht se disa prej tyre u vjen turp te asociohen me identitetin shqiptar se ndoshta besojne se jemi turq!!! (na pushtuan turqit dhe mesuan shqip se keshtu i bie). Se dhe ky paloja minister Kocia qe eshte albanez, te mos behet me grek se greku!!! Eh sa borxhe na kane gabelet qe vodhen identitetin e heleneve te lashte qe u zhduken ne histori dhe te vetmit autokton te mbetur jemi ne qe kemi dale nga rrenjet unike pellazge.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*