Bushati në Berlin: Gjermania promotore e integrimit të Ballkanit

November 6, 2014 16:35

Bushati në Berlin: Gjermania promotore e integrimit të Ballkanit

Gjatë qëndrimit në Berlin, ku ndodhet për të marrë pjesë në Konferencën e Aspenit për vendet e Evropës Juglindore, Ministri Bushati zhvilloi disa takime dypalëshe me fokus forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Në këtë kuadër, Ministri Bushati u prit nga Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane, Michael Roth. Gjatë takimit, Ministri Bushati vlerësoi raportin e progresit të BE-së për Shqipërinë dhe vuri në dukje përgatitjet që pala shqiptare po bën për përmbushjen e reformave dhe kritereve që do të mundësojnë avancimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Nga ana e tij, Ministri Roth e përgëzoi angazhimin që Shqipëria ka dëshmuar në procesin e reformave shtet ndërtuese, duke vlerësuar dinamizmin e Shqipërisë dhe angazhimin e saj evropian. Të dy Ministrat diskutuan në vijim edhe mbi zhvillimet e fundit në Ballkan, si dhe mbi rolin stabilizues dhe aktiv të Shqipërisë në rajon.

Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu takime me Zëvendëspresidentin e Bundestagut, Johannes Singhammer, dhe me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështjet e BE-së, Günther Krichbaum.

Ministri Bushati vlerësoi rolin e Gjermanisë si promotore e proceseve integruese në Ballkan dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat. Më tej Ministri u shpreh se “procesi i nisur në Berlin, nën drejtimin e Kancelares Merkel, është një mundësi e mirë për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit por dhe për të ofruar një perspektivë më të qartë të BE-së në rajon”.

Zëvendëspresidenti i Bundestagut Singhamer shprehu kënaqësinë që pas Konferencës së Berlinit marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë njohur një intensitet të shtuar politiko-diplomatik.

November 6, 2014 16:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*