Bushati në Gjermani: Garantojmë paqen në rajon

September 2, 2016 15:53

Bushati në Gjermani: Garantojmë paqen në rajon

Vendet anëtare të OSBE janë takuar në Gjermani për të diskutuar nevojën për më shumë dialog dhe bashkëpunim për çështje të nxehta që shqetësojnë sot kontinentin  siç janë kriza në Ukrainë, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit, si dhe krizat migratore.

I ftuar nga homologu i tij gjerman Frank Valter Steinmeier, ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati garantoi angazhimin e mëtejshëm të Shqipërisë për forcimin e paqes në rajon e më gjerë.

Shefi i diplomacisë shqiptare, shprehu mirënjohje edhe për kontributin e Gjermanisë në përparimin e mëtejshëm që po bën rajoni. Sipas tij, kryesia gjermane e OSBE-së ka njohur rëndësinë e ndërlidhjes në tejkalimin e barrierave, ku axhenda e ndërlidhshmërisë në Ballkanin Perëndimor mund të shërbejë si shembull për rajonet e tjera të OSBE-së.

Një nga çështjet që u diskutua gjerësisht në këtë ministerial ishte edhe ajo e adresimit të përballimit të sfidave të paraqitura për shkak të flukseve migratore në kontinentin tonë. Ministri Bushati iu referua procesit të Berlinit për të thënë se sa i rëndësishëm është ky proces.

“Procesi i Berlinit dhe axhenda e ndërlidhjes rajonale kane rezultuar të jetë një faktor kyç në forcimin e bashkëpunimit politik, ndërtimin e besimit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ministri  i jashtëm.

Ministri i jashtëm do të vijojë vizitën e tij në Bratislavë në takimin informal të thirrur nga Komisioneri Hahn dhe Shefja e politikës së Jashtme Mogerini kanë ftuar ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE dhe atyre kandidate

September 2, 2016 15:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*