Bushati nuk do të jetë më ministër, Rama: Kemi diplomaci të leshtë

August 24, 2017 11:54

Bushati nuk do të jetë më ministër, Rama: Kemi diplomaci të leshtë

 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ambasadorët shqiptarë përfaqësues të diplomacisë jashtë shtetit ku shprehu kritika ndaj rolit të ambasadorëve lidhur mungesën e angazhimit të tyre në diplomacinë ekonomike.

Rama paralajmëroi largimin e Ditmir Bushatit nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme në mandatin e dytë qeverisës.

Kryeministri tha para ambasadorëve se kërkon një përmbysje të madhe në shërbimin e jashtëm dhe duket se Bushati nuk  ka rezultuar të jetë personi i aftë për këtë lëvizje.

Rama theksoi se e kishte të vështirë të kujtonte të kishte ardhur një sipërmarrës ekonomikë në zyrën e tij që ta kish adresuar ambasadorët.

Si ka mundësi që keni qenë kaq të avashtë, ose për ta thënë shqip kaq të leshtë për të gjetur mekanizmat e duhura, hartuar formulat?. Na njohin pak, s’na njohin fare, ose më keq akoma na njohin keq. Nuk di ta justifikoj këtë boshllëk.

Nuk di të pajtohem me mungesën e interesit ose qoftë të kuriozitetit të dërguarve tanë nëpër botë…

Nuk di ta kapërdij dot mungesën e ideve, propozimeve apo shqetësimeve prej vetë jush në adresën tonë”, tha Rama, që sakaq e shtoi akoma më shumë ironinë: “Ende kemi diplomatë delenxhi e parazitë për të cilët ju bëj thirrje të ngrini zërin në komunikimet tuaja me lidershipin politik të Ministrisë së Jashtme. Ndërkohë ende gjendet ndonjë timonier allçak”.

Rama foli për një raport tre mujor që do të pasqyrojë në mënyrë të detajuar aktivitetin e secilit ambasador në diplomacinë ekonomike.

Në varësi të kësaj Rama tha se do të bëhet më pas vlerësimi për ambasadorët apo dhe largimi i tyre.

Gjithashtu në bazë të këtyre raporteve do të matet dhe varet edhe puna e ministrit të jashtëm

“Diplomacia ekonomike të jetë shtylla qendrore e aktivitetit të përditshëm e jo çadra e aktiviteteve që nuk sjell asgjë. Do të kërkoj e pres çdo tre muaj pasqyrë të detajuar të personalizuar për secilën përfaqësi që ka bërë përpjekjet në kuadrin e gjerë të marrëdhënieve ekonomike tregtare dhe sa janë reflektuar në marrëdhëniet ekonomiko-tregtare”, tha kryeministri Rama.

August 24, 2017 11:54
Komento

26 Komente

  1. ,Monika Kryezeza ish prostitute tani shtetare e gazetare August 24, 12:16

    Mire e perdor fjalen ‘te leshte’ por mos harro dse diplomacine parlamentare me miliona te shqipetareve e kane derjtuar e vazhdojne ta bejne klani ‘kapo’ i agjrenturave dhendurret e leshit te Topalles e deri tek vajza e IS me mbiemrin kadare apo eshte ‘nobeliste’ ne ekonomi???

    Reply to this comment
    • Janullatus August 24, 21:13

      Po normal te mbash Inid Paskal Milon 15 vite ne sherbim dhe gjithe kohes jashte keshtu do behet diplomacia, cerdhe e pollitikaneve. Sa ka si Inid qe vegjetojne sa nga nje vend ne nje vend tjeter. Aman gjeni nje burre te huaj se vdiq.

      Reply to this comment
  2. Skrapari August 24, 12:38

    Qe punonjesit e ambasadave nuk gezojne respet ,sepse nuk kryejne si duhet ,nje nga ata jam edhe une. Ne nje nga ambasadat me te rendesihme ,duke e gjykuar nga vedi ku kryejne funksionin u paraqita per nje leje kalimi,sepse me kishte skaduar pashaporta. Lexova ne internet se si duhej veprua. I telefonova konsullit 3-4 dite rresht ,po njeri nuk pergjigjej. Me djalin e bashkshoren shkuam ne ambasad. Na priti nje vajze. Duhet te telefononi -na tha per te bere planifikim. Po bej 4 dite qe i bie telefonit i thash,veprim qe ekishte bere edhe djali nga zyra e punes e nuk pergjigjeni. Megjithe ate -tha , konssullja nuk eshte ketu ,sepse eshte ne takim me konsujt e ambasadave te tjera. Mire i tham.Mbaje shenim edhe numrin e telefonit te djalit e na thoni kur te paraqitemi.. I thirri nje grua. Ishte konsulloja . Kishte bere edhe pazarin ,pasi ishte engarkuar me canta ushqimesh. Dua te theksoi se ishte dite e marte. Pas prezantimit na ftoi ne zyre. Zyra per te deshiruar ,se vetem zyre konsulli nuk ishte .nje rremuje e vertet midis dosjeve e bidonave te ujit. Na priti mire ne fillim.Plotshuam formularet,i dorezuam dhe fotografite. Po prisnim te merrnim lejen e kalimit,por doli pengese se pullat i mbante financiri ,i cili ishte me leje. Iu luta te mos na vononte ,psi kisha dhe hall. Me kishte vdekur vellai . Dakort tha do vini te marten tjeter se athere kthet financieri. Ikem. Diten e caktuar shkuamper te marr lejet,por nuk qw e thene. NUk hapej kompjutri. Nderhuri djali dhe evuri kompjutrinne pune pa ndonje problem,por perseri konsullja nxori pretekstin se nuk dilte faqa si duhej. Nuk na dha shprese. Ikem. Morem ne telefon nje shokun e ambasadores,me te cilin kishte kryer shkollen e larte ketu ne Tirane. Pas dy oresh ,shoku i djalit na njoftoi qw te nesermen te merrnim leje kalimet. Shkuam. Nuk na futi brenda ,po i nxori lejet tek dera e ambasades,duke treguar pa kenaqesine pse ishim ankuar…….. A ishte ky sherbimi i duhur ? Jo. Ne radhe te pare konsullja mashtronte, pse e ralizoi pas nderhyrjes se ambasdores… Ishimte bindur se nuk ishte as faji i pullave,as faji i komputrit.pa tjeter ishte halli ndoshta i bakshishit,por kete nuk e them me bindje,.me bindje them se ajo tallej me shtetasit e saj, si duket kishte “zene” dhjam ,pasi po bente ,sic tha vet mbi 10 vjet konsulle.

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 August 24, 12:39

    “Na njohin pak, s’na njohin fare, ose më keq akoma na njohin keq. ”
    përse nuk e fillon me fundin e ta mbyllësh me fillimin??
    “Na njohin keq,s’na njohin fare , ose më keq akoma na njohin pak.”
    na njohin keq sepse jemi keq!!
    vetë e ke thënë;jo për të të bërë ty shënjtor,por thjeshtë për ta përdorur si fakt; se kemi pasur në tepsi e timon të korruptuarit e LSIsë që ti i vure në postin e presidentit!gjithashtu vetë e ke thënë se PD dhe LSI janë të korruptuar në maksimum para marrjes së pushtetit nga ti dh egjysma e korruptuar e së vjetrës!!
    pra përse jua hedh fajin ambasadorëve të cilët jo vetëm që nuk kanë gojë të thonë shko e investo në shqipëri,por asqë ju shkon në mëndje ta bëjnë sepse dhe po e bënë!?do tu vijnë e tu thonë se qeveritarët tuaj kërkojnë rryshfet para se të japin leje!!dhe ti je krye qeveritari!!
    rri mor pallosh leshi mor i pafytyrë që bën sikur jeton në mars dhe ua hedh fajin të tjerëve për pisllëqet e tua!!
    më tutje nuk po vazhdoj se më duket kohë e humbur!!

    Reply to this comment
  4. MH August 24, 12:45

    O po te lumet! Hallalle votat.
    Besoj qe qeveria Rama 2 do jete vertet per ngritjen dhe konsolidimin e shtetit shtet.
    Nese veprohet konkretisht sic po shifet.Radhen tjeter mbas 4 vitesh(2021), do kesh mbeshtetje ma te fuqishme ne popull te vulosur nga sovrani me vote.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 24, 14:11

      “O po te lumet! Hallalle votat”
      uau,uau,mbje lartë o MH se na vrave!!
      po ku ka qënë ky pallosh këta 4 vjet??përse nuk u kujtua ti mblidhte para 4 vitesh,por po i mbledh sot??
      mos vallë këtë “pjesë tepsie” nuk e kishte në dorën e tij sa herë që shkonte nëpër botë??mos vallë kur këta ambasadorë me pjestarët e ambasadave kur i vinin vërdallë për ti siguruar vënd të mirë në tribunën e juventusit,a për ti gjtur ndonjë vënd të mirë në hotelet e berlinit e parisit,nuk kishin kohë të dëgjonin kritikat e palloshit të tironës??
      mos vallë i duheshin shërbëtorë atëherë dhe mbajtës faji dhe pikdhënës sot??
      ha popull idiot!mashtroeni me ajër.bythe!!
      ose je lëpirës bythe!!

      Reply to this comment
  5. demo August 24, 13:09

    Skrapari nxirre me emer konsullen dhe pazarxhijte e saj se nuk i zgjyret surrati asaj dhe te tjereve si ajo.Neper ambasadat tona vegjetojne parazite te llastuar te lidhur me njemije fije me pushtetet ne Shqiperi,qe s`ka c`u ben as ministri i jashtem.

    Reply to this comment
  6. Ambasada leshi August 24, 13:13

    Ambasadat e tjera interesohen ne max per shtetasit e vete kete duke e konstatuar vete duke qendruar ne disa shtete,shtetasve u ofrohej ndihme ne maksimum,kurse ambasada shqiptare edhe kur ofron perkthyes fillojne te shikojne si inferior,lere qe te interesohen sepse me taksat tona jane ne pune e jo per hunde dhe pordhe ,jane njerez inferior pa integritet dhe nuk mbrojne dhe ndihmojne shqiptaret ,le per te deshiruar ,nepermjet kishave ,institucioneve organizimit te shtetasve dhe organizatave te tjera ndihomeshin te burgosurit e shteteve respektive ,kurse keta te tanet as e njohin kete teme si humanizem lere pastaj te kesh ndonje hall tjeter…Bravo Edi qe e ve gishtin mbi plage.

    Reply to this comment
  7. Arben August 24, 13:25

    NUK KANE KUJT TI NGJAJNE, PRANDAJ

    Reply to this comment
  8. lili August 24, 13:54

    ah ah ah ,sa me ka bere me qesh Kryeministri jone!
    Po a di ky kush eshte neper ambasada? Jo ,pra le te shikoje pak cfare back groundi kane njerezet neper ambasada…
    T’i tregojme se presim ende pergjegjen per nje njeri qe donte nje fare minerali qe gjindet ne Shqiperi: nuk di sa e sa letra jane derguar nga nje ne ambasad ne ato zyre kot ne Tirane, edhe perkunder interesimit personal te ambasadorit, ai investitor i shkrete kur nuk mori pergjegje, pa as njeri i ambasades, qofte per me pyet kush ishte ai investitor!
    Gjithe diten shetisin me veturat e ambasades, nuk di se pse pos per afera private, apo ndonje bartje te bagaeve te ndonje Njish…me paret e taxpaguesve shqiptare…
    Nuk dine gje njerezet e ambasadave per investitore e investime sepse kane vetem nje moto:cfare fitoj une? Edhe deri te behet puna per ta nuk veprojne…
    Atehere investitori shkon tjeterkund ku pergjegjen e merr para se te jape zarfen…

    Reply to this comment
  9. Skrapari August 24, 13:55

    Komentuesit Demo. Te jesh i bindur se emrin nuk ia mbaj mend,por ambasaden po. Dhe ato qe shkruaj jane te verteta si drita e diellit. PO ky nuk ishte rasti as i pari e as i fundit. Nje shqiptari qe i kish vdekur baba e donte ta varroste ne Shqiperi,nje deshire kjo e mire per pleqte,por e rende per femijet,iu desh nderhyrja pas nderhyrjesh deri sa e solli,sepse e pengonte leja e kalimit. Edhe po te dihet problemi nuk eshte i nje personi,ankesa per ambasadat jane te shumta. Kujto nje emision te “Fiksit” kur i binte telefonit e ambasadat nuk pergjigjeshin. Largimi nga puna eshte pak,denimi eshte me i drejte. Jo se kenaqemi ne me denimin,por te mesojne te mos tallen me shtetasit e tryre. Te bejne punen…… Faleminderit per mirekuptimin.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 24, 14:22

      “Komentuesit Demo. Te jesh i bindur se emrin nuk ia mbaj mend,por ambasaden po. ”
      dhe pas kësaj shkruan një rroman,por nuk të del koha të shkruash vëndndodhejn e ambasadës??as vitin kur të ka ndodhur??
      si i thonë kësaj??
      dridhe like me lesh fabrike??
      ps:nuk e kam fjalën për like floririn,patriotin tënd!!

      Reply to this comment
  10. shabani August 24, 14:43

    Te gjithe ne MPJ jane me shkolla fiskulture gjuhe te huaj histori letersi dhe ca qe kane mbaruar diplomaci ne Ukraine me diploma falce nuk dine as Rusisht nderkohe qe studentet tane jane me mijra qe kane mbaruar ne perendim leri brockullat dhe bej reforme ne administrate duke filluar nga diplomacia qe eshte pertoke koha e mediokreve dhe marredhenieve klienteliste ka mbaruar fillo reformat

    Reply to this comment
  11. Diplomati ne pension August 24, 15:11

    Faji u be qyrk e nuk e veshi kerkush dhe ia hedhin me force diplomateve.Po kush e ben dhe e drejton diplomacine ne Shqiperi gjate viteve te tranzicionit?Ne fakt diplomacia,nepermjet dplomateve,ka dale fare nga loja.Nga sistemi i diplomacise me se pakti eshte marre ministri i jashtem,edhe ai nen suazen dhe urdherat e shefit te qeverise se rradhes.Zevendesministrave as u degjohet emri pa le pastaj drejtoreve te drejtorive rajonale dhe te drejtimeve te tjera.E kush i pyet pastaj shefat e sektoreve e me rradhe.Diplomacia shqiptare tani kryhet nga shefat e shtetit,kryeministri,presidenti,kryetari i Kuvendit dhe pak me pak kryetaret e partive.Po,po,edhe ata zhvillojne veprimtari direkte diplomatike me ambasadat e huaja ne Tirane apo me kryesite e shefat e organizatave dhe shoqatave nderkombetare jasht shtetit.Te gjithe vene ne levizje lidhjet e tyre ne ambasada dhe ministrine tone te jahtme per t’u organizuar vizita dhe “seanca fotografike” te shefave te shtetit dhe atyre partiake me udheheqes te huaj,mundesisht te shteteve te medha.Bile ka ambasada qe merren me percjelljen dhe pritjen e personaliteteve shtetore apo parlamentare apo organizmave lobiste ne ato shtete te medha bile edhe me percjelljen e fondeve financiare per lobistet.
    Te kthehemi tek tema kryesore: kush e ben diplomacine ne te vertete ne Shqiperi,ministria e jashtme dhe ambasadat apo shefat e shtetit dhe organizmat rreth tyre(keshilltaret,apo “keshillmarresit” e shefave shtetrore apo partiake).Eshte pare fare qarte se shefat e shtetit dhe te partive takohen direkt me ambasadoret e huaj,vecanerisht atyre te shteteve te medha dhe ambasdoreve perfaqesues te organizmave dhe organizatave nderkombetare.Mesojme se i shohin te marrin takime me ta neper ambasadat bile edhe ne vilat e ambasadoreve,per te mos thene edhe neper restorante dhe kafenete e Tiranes.Ministria e jashtme nuk meson ndoshta asgje per keto takime vetem kur i njoftojne mjetet e medias apo nga foto te ndonje paparaci me lidhje te forta.A i meson Ministria e Jashtme se cfare bisedohet e cfare eshte rene dakord ne ato takime per te mbajtur shenim dhe ndjekur per zgjidhje propozime e kerkesa qe u jane bere ambasadoreve te huaja apo,nepermjet tyre,qeverive te vendeve perkatese dhe organizmave nderkombetare?Perse bisedojne ne keto takime koke me koke,ne ato dreka “pune” me te huajt?Valle vetem per ceshtjet e brendshmne politike te vendit dhe problemet e kohes qe ndeshin qeveria apo partite?!A jane perqendruar keta shefa e drejtues shtetrore e partiake te shtrojne propozime e kerkesa per forcimin konkret te marredhenieve ekonomiko-tregtare me ato shtete qe perfaqesohen nga ambsadadoret e tyre,a shtrojne kerkesa konkrete per plotesimin e nevojave te Shqiperise per ndihma ekonomiko-financiare,per te sjelle ne vendin tone sa me shume investime dhe projekte dypaleshe te bashkepunimit ekonomik e kulturor?M’a merr mendja e sa c’mesojme nga shtypi shume pak bejne vete shefat e kupoles shtetrore.Me kenaqesi verejme se shtetaret tane edhe ftohen nga shtete te huaja per vizita,behet fanfare per bashkepunim dhe ndihma,por si perfundojne premtimet dhe fanfara e madhe me aleatet e medhenj e strategjik dhe planet e rritjes se ndihmave e bashkepunimit dypalesh e per perfitimet nga bashkepunimi rajonal?Takimet e vizitat i bejne shefat e shtetit dhe ata te partive politike,kurse llogaria per dplomacine ne pergjithesi dhe ate ekonomike me kokretisht u kerkohet ambasadoreve e punonjesve te tjere te ambasadave,te cilet kryeministri me paturpsi i konsideron me tallje “dallkauke” e “leshko”.!Une prej vitesh ndjek nga shtypi,per nga natyra e ish profesionit tim si diplomat,veprimtarine e Ministrise se Jashtme dhe te ambasadave shqiptare jasht dhe habitem me aq pak veprimtari qe ben ajo me ambasadat e huaja.Askush nga ministria nuk duket se merr takime me abasadoret e huaj,vecanerisht ata te vendeve te medha dhe perfaqesuesit e organizmave nderkombetare.Nuk shoh nje zevendesminster apo drejtor drejtorie te takohet me ta e te trajtoje problemet me te mprehta te rajonit por ne menyre te vencante ato te diversifikimit te marredhenieve ekonomiko-tregtare dy paleshe e rajonale,pa le te degjojme per ndonje takim qe ka ndermarre iks ambasador shqiptar ne vendet e medha apo ato me interes te vecante per bashkepunimin dhe shkembimet ekonomiko-tregtare.Jo dhe jo!Priten vizitat e shefave ose takimet e tyre!Po dikasteret e tjera qendrore te shtetit qe merren me financat,ekonomine e tregtine apo tani edhe me turizmin,nga kush drejtohen ne veprimntarite e tyre me jasht dhe firmat apo konsorciumet e huaja financiaro-tregtare,a kane bashkepunim dhe koordinim me ministrine e jashtme,apo e kapercejne kete te fundit e bashkerendisin gjerat direkt me shefin e qeverise apo bile edhe me shefat e partive politike qe u perkasin drejtuesit e ministrive perkatese?Sa informohet publiku yne per rezultatet e gjithe ketyre veprimtarive,takime te nivelit te larte ne shkalle rajonale e dypaleshe,nga vizitat e delegacioneve dhe te krereve te qeverive te huaja ne vendin tone,nga vizitat e shumta te shefave tane shtetrore dhe parlamentare,etj.veprimtari te cilat perpijne aq shume fonde te larta nga financat shtetrore,pra nga taksat prej popullit dhe te ardhurat nga tregtia jone e jashtme,turizmi,etj.
    Me qe jemi tek fondet e shpenzimet per veprimtarine nderkombetare te vendit,del pyetja: po ambasadat si jane me fondet financiare per te rritur veprimtarine e tyre edhe ne fushen ekonomiko-tregtare?Sa investohet ne to per pune e lidhje konkrete me miqte tane ne vendet ku operojne ambasadat dhe me organizma tregtare e tregtare, afariste te vendit,sa mjete transporti e fonde per udhetime,karburant dhe djeta kane ato.Te punojsh me miqte dhe sidomos me afariste te huaj kerkohen shpenzime qe t’u rrihet puneve ne koke nga ambasadat.Pastaj problemi shtrohet edhe per cehtjen e kuadrit dhe kualifikimit te tyre perkates profesional.Politika e kuadrit ne diplomaci me duket se i lihet spontanitetit,te zeme shpejt me nje emer nje vend te mbetur bosh,mundesisht sa me pare e nga njerez te afert apo simpatizante te pozites apo opozites(raste qe nuk jane te pakta ne diplomacine tone),duke lene shpesh ne hije specialiste te vjeter e te afte dhe te mirefillte te diplomacise qe kane zene myk ne zyrat e ministrise se jashtme e nuk emrohen me detyra diplomatike jasht shtetit.Kryesore eshte edhe mungesa e diplomateve me formim ne fushen e shkences se diplomacise por edhe ata nga fushat e ekonomise,financave e bujqesise,nga te cilet kerkohet te punohet per marredheniet tregtare e konomike me vende te ndryshme ku veprojne ambasadat tona.Nuk di ne se ka ne ambasadat tona si me pare keshilltare dhe atashe ekonomiko-tregtare qe te merren me marredheniet ekonomiko-tregtare dhe per te koordinuar edhe punen e dikastereve te ndryshme te shtetit qe merren me keto marrdhenie direkt me organizmat e huaja financiare,ekonomike e tregtare.Zoti kryeminister i ngarkon dhe u kerkon me shume llogari ambasadoreve tane fatkeq dhe i akuzon ata se jane mbytyr ne burokraci e veprimtari sterile,pa buke.Po valle si e kemi pergatitjen profesionale te tyre e te kuadrit tjeter diplomatik neper ambasada?Ata nuk mund te jene “Jack of All Trades”(specialist per gjithshka).Gjithashtu shefi i qeverise duhet te shohe me pare se si ngarkohen me detyra e veprimtari konkrete ambasadat nga qendra,sa ndihmohen e drejtohen direkt ne veprimtari te mirefillta te marredhenieve konkretet ekonomiko-tregtare me shtetet ku punojne,sa eshte kerkesa e llogarise dhe pse tolerohet per nje kohe te gjate nxjerrja nga loja konkrete e diplomacise shqiptare,ne qender e ne ambasada?Sigurisht qe ne kete menyre sic jane lene pas dere organet qendrore te diplomacise shqiptar,do te degjohen ankesa se “aq na njohin,aq ne respektojne te huajt, aq dijne per vendin tone dhe mundesite tona”,etj.
    Mendoj se eshte koha qe shefi i qeverise ne nje bashkepunim te ngushte me ministrin e jashtem dhe vartesit e tij,t’i vihen me themel punes per nje reforme e organizim me te mire te diplomacise sone, mbi te gjitha te vihen pikat perseri mbi “i” mbi detyrat dhe pergjegjesite e medha qe duhet te mbajne punonjesit e diplomcise,mbi bazen e nje analize te forte e konkrete te puneve e duke i kthyer diplomacise sidomos detyrat e saj themelore si ne gjithe boten demokratike.Kthejejni diplomacine tone zoti Edi Rama ne rolin e saj aktiv e ne loje direkte e konkrete me subjektet e punes se saj diplomatike.Diplomacia jone eshte koha te vihet perseri ne loje,ne rolin e saj teper te rendesishm ne fushen e marredhenieve dhe veprimtarive nderkombetare,dhe sidomos ne drejtime themelore te detyrave te saj lidhur me mbrojtjen e sigurimit kombetar dhe marredhenieve konkrete ekonomiko-tregtare ne dobi te zhvillimit te gjithaneshem te vendit dhe ngritjes se mireqenies se popullit tone.

    Reply to this comment
  12. I.Troplini August 24, 16:41

    TE LESHTE,

    kemi gjithcka ne vendin tone o Z.Rama. Nje me shume apo nje me pak neper te ashtuquajtura ambasada, ne dengjet e leshit, nuk ndryshon shume ne situaten e leshte te shtetasit shqiptar.
    Nga ana tjeter, imagjinoni per nje moment, se cfare pergjegjesie te larte ka nje konsull shqiptar. Atij i duhet te jete profet dhe tregues perrallash ne te njejten kohe.
    Cfare tu thuash perendimoreve per Shqiperine tone, more Z.Kryeminister?
    Tu tregosh, fotografite e perles shqiptare ne Ksamil, ku fekalet kane kthyer ne ngjyre kafe ujin e deti Jon?
    Tu thuash, ejani se ju garantojme per siguri, kur siguri nuk kane as ata qe flejne me kallashe nen jastek?
    Apo tu thone qe jemi ne rrugen e duhur politikisht dhe se ne disa jave, do fillojme edhe ne tu themi hajduteve hajdute dhe jo si deri me sot, tu veme ne koke kurorat mbreterore.
    Ky leshizimi yne, eshte si puna e asaj te qelburit te peshkut. Nga koka, fillon e behet puna lesh,,,,per tu bere poshte mullar.
    Kush do te behet magjistar, me falni, konsull apo ambasador i shtetit tone te brishte?
    Kryeministri, do tu etikoje here here si teveqele. para kamerave te TCH, por nga ana tjeter, do tu rrise rrogat dhe do tu vere ne te njejten nivel me magjistaret, me falni, konsujt e rajonit.
    Strategji shteterore per politiken e jashtme, nuk na duhet fare. Ate e ben Kryeministri vete, si ti teket dhe ku ti teket. Ju, do jini aty, sepse aty duhet te jete dikush.
    E vetmja aftesi profesionale qe u kerkohet, eshte te lepini nga lart dhe te godisni nga poshte.
    Gje e lehte, pas 30 vjet gallate shqiptare, ku cudirat nuk kane fund. Mos harroni te duartrokisni, kur te mbaroje klithmat Kryeministri.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 25, 09:46

      “Strategji shteterore per politiken e jashtme, nuk na duhet fare. Ate e ben Kryeministri vete, si ti teket dhe ku ti teket.”
      ose kur nuk ka ekspozita”pikturash”për të hapur!!
      troplino,ne jemi këthyer me kohë në “one man show”,mos ta ngatërrojë kush me enverin,ai jepte direktiva por ishte konsultuar me specialistët më të mirë!!
      “one man show”ynë i lindur në qytet,se ka problem të jetë i çthurur në gojë njëlloj si një hlabak rrugësj,sepse kjo kënaq masën!se masa thotë “kemi një tonin në krye”,një tonin që po jua bën zap maskarenjve!!maskarenj që ai vetë i ka vendosur,maskarenj që ai vet i përdor kur i duhen për punët e tij private,maskarenj që i paguan,maskarenj që nuk ju jepet asnjë detyrë shtetrore dhe as ju kërkohet llogari!!ndoshta këta maskarenj nuk janë të tillë por janë të detyruar të bëhen të tillë për të ngrënë bukën e gojës!ndonjëherë me kaviar sipër!!

      Reply to this comment
  13. Beni August 24, 17:29

    Ore ore ore djema ! Po perudha berishjane 25 vhecare , me politiken liberale dhe mungesen e disiplines ne pune dhe ligjit ka perligjur te gjitha te keqijat pa aftesine, vjedhjen ne pune te administratoreve, berjen lesh dhe li , ligjin dhe pergjegjsite administrative te shtetit duke fshehur humbur gjithshka ,gjurmet e njerzeve te korruptuar, ne vite kane shperdoruar detyren ne sherbimet publike duke sjell me mijra konflikte midis qytetarit dhe shtetit (kujtojme ketu 1997)te qytetarit me qytetarin (kujtojme ketu vrasjet e shumta, hakmarjet ngujimet, si fenomen I ri , qe nuk kushin ndodhur me pare ! Nje paaftesi e madhe e shtetit ndaj sherbit te qytetareve taksa pagues ! Cte thuash per shtetin Shqiptar , mashtrues I paafte dhe rrjepes I popullit te vet me 1 milion emigrant !1 milion te pa pune ose me gjysem pune !

    Reply to this comment
  14. DIngo August 24, 17:39

    Po sikur xhaxhi Rama te ju jape nga nje Pale Atlete Adidas “Superstar”te vishen dhe nga nje pale Qillota si zezaket ,ndoshta ndryshon pak Opinioni per Shtetin e Halese qe do te ndertoje Kllouni Rama.Nje Kryeminister si Gabel,i pa rruajtur,me atlete femijesh,qillota zezakesh dhe pa kullare,kerkon Standarte nga Shteti qe harron se ka gati 5 vite qe e Udheheq,Ore thuajini mos te thithe me mall se po behet me keq se Jelcini qe rrezoj shkalleve.

    Reply to this comment
  15. alphade August 24, 17:49

    Diplomacia shqiptare neper bote duke filluar nga amba-
    sadoret e deri te personeli me i ulet nuk bejne asnje pu-
    ne shterore .Shqetesimi i tyre i vetem i diplomateve ak-
    tualisht eshte se si te pasurohen vete me cdo mjet makia-
    velist. As qe i intereson shteti dhe populli shqiptar, pasi ne keto poste jane cktuar jo si profesioniste por thjeshte
    fale miqesive e nepotizmit qe kane me politikanet e ran-
    gut te larte. Cdo shqiptari i kujtohet biseda e Ilir Floririt
    me Priftin, i filmuar me ze e figure ku vec 75 mije eurove,
    i kujton Priftit se ky kishte miqesi me x-zonje qe i kishte
    derguar vajzen ne Paris si diplomate …..! Kjo eshte fare
    e qarte se si jane bere gjerat dhe qe vazhdon edhe sot ,
    ku cdo gje behet mbi bazen e tarafit,nepotizmit, allishve-
    risheve qe beheshin te kafene ” Fideli” . Kaq kisha per sot.

    Reply to this comment
  16. perkthyesi August 24, 18:29

    Para pak ditesh, ne nje ekran televiziv pashe ambasadoren tone ne Hollande, e cila dha nje interviste! Jam lebetitur! As nje nxenes i shkolles tetevjecare nuk flet si ajo. Vihej re shume lehte niveli shume i ulet i arsimimit kur mundohej te ndertonte fjalite, por nuk arrinte dot te nxirrte kuptimin e saj! C’behet keshtu, ku shkojme, dhe cila parti e mbeshteti te na perfaqesoje? Zoti Rama, ju degjova me vemendje ne takimin me ambasadoret! Sipas mendimit tim, si ne cdo fushe tjeter, dhe ketu duhet nje reforme radikale, pasi po mbajme me taksa njerez qe nuk i duhen dreqit!

    Reply to this comment
  17. gjermani i fundit August 24, 22:11

    me aq sa kuptoj une, disa komentues nuk e kane kuptuar shperthimin e Rames. Ai nuk e ka me funksionaret e ambasadave qe nuk zgjidhin hallet e emigranteve, por me lobingun ekonomik qe duhet te bejne keta per te sjelle investitore ne Shqiperi. Mendoj qe edhe ka te drejte, por ku ka lene rradhe Rama per ta bere ambasadat kete pune? Vete ai para ca vitesh u tha ne Itali investuesve potenciale qe te vinin ne Shqiperi se atje shteti eshte kujdesur te pushkatonte sindikatata, keshtuqe te vinin me lugen ne brez se plasi kosi. Ne nje vjershe te bukur qesendisese poeti Arben Duka ne rubriken e Dita-s me ironi i drejtohej shokut Edvin, se sapo u kthye nga Hong-Kongu, dhe u nis prape ne Kine…Mbete ne avion, o shku Edvin/ erdhe nga Hng.Kongu/ u nise ne Kine…Helbete, per te sjelle investitore qe te punesonte 300 mije shqiptare. Nuk e ka keq, vetem Kina mund te punesoje nga sot per neser 300 mije vete…Keto fjalet, “i leshte”, “allçak” etj, qe ishim mesuar ti degjonim nga Jozefina, Edi mund ti permende ne ato takimet buze rruge me fshatare te denuar vetem te degjojne k/ministrin, por sa stonon qe k/ministri te fjaloset kaq rende me diplomate.Duhet diplomaci te fjalosesh me diplomate, jo me lesh e me shklyn per zhelash, se nuk meduket as vendi dhe as momenti.

    Reply to this comment
  18. Novruz Taip Vishanji August 24, 23:46

    ATA JANE LESHER, TI JE PSIKOPAT !

    Nuk ka menyre me te mire per t’ju klasifikuar, or debil mendjemadh me kartele psikopatie. Edhe ne kete fushe me sa duken bathet, kerkon “ndihmen” e grumbullimeve te çadrareve pa çadra.

    E para, or efendi idiot i matufepsur, qe te besh politike ekonomike ne ambasada, duhet te dish se òfare kerkon te trajtosh me vendet ku ato operojne.

    Dhe kjo nuk behet as me raportime tremujore e as me ligjerata bajate si kjo e sotmja.
    Fillimisht duhet bere nje “Master Plan” parimor se ku mund te investohet ne vendin tone, ne çfare aktivitete, ne ç’dimensione e me ç’metode. ate direkte apo ne xhoint venture.
    Natyrisht kendveshtrimi nuk duhet te jete ai i deritashmi, vetem ne turizem apo ne call-centerat e gjysme produktet me vlere te pa perfilleshme ne produktin final, synimi duhet te jete jo vetem ne ri industrializim e vendit, por edhe ate te ndertimit te fermave moderne me teknologji e performance bashke kohore.

    Dhe mundesite per kete jane te pa shterreshme, sepse ekspansioni industrial dhe ai bujqesor e blegtoral, me industrite e tyre te perpunimeve, ne vendet perendimore ka arritur ne fazen e mbiprdhimit, pak jane mundesite ne ato vende per zgjerime tye metejeshme.
    Kjo ka sjelle si pasoje edhe falimentime te shumta ne te gjitha fushat e ekonomive perendimore, duke krijuar nje stok mekanizmash te prodhimit te ngelura pa jete.

    Ky duhet te jete synimi kryesor dhe objektivi qe duhet te arrijne ambasa-leshet e pordhave me rigon te Dhimiter Bushatit, çunit turk te Sules,qe prej 1470-tes s ketej, siç mburrej para ca kohesh.

    Kerkimi i ketyre objekteve, sipas Master Planit te aprovuar me pare, duhet te behet edhe leitmotivi i punes dhe performances se ambasa-lesheve shqiptare dhe rrugaçeve te grumbulluar rreth tyre.

    Nuk eshte e thjeshte por nuk eshte as e pamundur, ketu duhet te dallojne aftesite e ketyre zylymqareve qe drejtojne bythengulur ne kolltuqe ambasadat tone ne tere boten ku jane te shperndara.

    Nga menyra se si mund te afrohen investitoret e huaj, natyrisht jo ata qe posedojne vetem emrin, por ata qe kane nje baze materiale te pa shfrytezuar nga konkurenca mes simileve, duhet percaktuar edhe mbajtja e pozicionit te ambasa-lesheve.

    A do te shohim nje ndryshim ne kete drejtim? Veshtire te besojme, nga sa kemi pare deri me sot, me gjithe kurvat e kurvickat qe i lidhin shallin ne qafe shalegjatit te Surrelit, per deri lidhesat e shkarpave Addidas, aq te reklamuara nga ai vete.

    Reply to this comment
  19. Krist August 25, 01:26

    Kryeministri yne,kerkon nga diplomatet,e vecanerisht nga ambasadoret,te kryejne cdo punee (Si me kene shkodran),ashtu sikunder ben edhe vete,piktura ,sport,hashash,koncensione,hajdutdheqe,bile edhe grate e veta i ndron,e ja kalon shokeve te vet.Me problemet ekonomike,duhet te kete perfaqesues (ekonomik,tregetar,turistik e tj).Kompletoje personelin,pastaj kerkoji llogari.

    Reply to this comment
  20. Dr August 25, 08:47

    Bravo edo ..good job…!!!number one..jeeee

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*