Çfarë përfitojmë nga negociatat? Bushati: Nuk presim thesin me Euro

May 8, 2018 12:01

Çfarë përfitojmë nga negociatat? Bushati: Nuk presim thesin me Euro

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati raportoi sot në Komisionin e Jashtëm Parlamentar për raportin e KE që rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

I pyetur nga kryetarja e komisionit Mimi Kodheli, se çfarë përfiton konkretisht Shqipëria nëse votohet hapja e negociatave, ministri u shpreh se askush nuk pret që problemet do të zgjidhen menjëherë.

Bushati u përpoq ta shpjegonte këtë proces me shembullin e një futbollisti, që bën nxehjen përpara se të hyjë në fushën e lojës.

Vendi do të duhet të përmbushë standarde më të larta. Ne besojmë që në momentin që vendi do ulet në tryezën, do t’i krijohet mundësia si një sportisti që të futet në fushën e nxehjes. Dhe në moment merr dhe trajtohet me kurat e nevojshme në mënyrë që të aftësohet në fushën e lojës.

Nuk do të ndodhin gjërat me magji të nesërmen, por gradualisht duke u përgatitur vendi do të ketë mundësi për më shumë akses në fondet e BE. Kemi disa programe që quhen programet e Europës, ku institucione të ndryshme paguajnë një biletë hyrëse. Por me avancimin e vendit në këtë proces, shtohet gama e programeve ku individë të ndryshëm mund të jenë përfitues”, u shpreh ministri i Jashtëm.

Bushati theksoi gjithashtu se procesi i hapjes së negociatave për anëtarësim, do të thotë përgjegjësi e shtuar e qeverisë dhe politikës shqiptare në tërësi, duke shtuar se gjërat nuk do të zgjidhen me magji.

Ky do të jetë një proces përfitimesh i dyanshëm jo i lehtë. Askush prej nesh nuk ka iluzionin që të nesërmen do na vijë një thes me Euro, ku secili fut pinin dhe gjërat do na zgjidhen si me magji”, tha ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

o.j/dita

May 8, 2018 12:01
Komento

6 Komente

  1. anticensurë25642654 May 8, 12:36

    “Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati raportoi sot në Komisionin e Jashtëm Parlamentar…”
    dhe ka folur në këtë mënyrë:”Ky do të jetë një proces përfitimesh i dyanshëm jo i lehtë. Askush prej nesh nuk ka iluzionin që të nesërmen do na vijë një thes me Euro, ku secili fut pinin dhe gjërat do na zgjidhen si me magji”???
    more jeni të sigurtë që ka qënë në komisionin e jashtëm parlamentar,apo në ndonjë kafene pianecësh?
    si ka mundësi që të “raportohet” në këtë mënyrë??
    si ka mundësi që këta deputetë të mos kërkojnë informacion të saktë dhe të detajuar,dhe jo brroçkulla të tilla halabakësh,mashtruesish!!
    unë kuptoj një fakt fare të vogël në këtë “raport”!!
    se ata që e quajnë veten komision të vetmen gjë që kanë në dorë është të bëjnë adetin!!të thonë që u respektuan rregullat,që u “dha llogari”!
    raport me alegorira idiotësh!!

    Reply to this comment
    • Hammerhaituri May 8, 16:36

      Nese do e marrim si te sakt shkrimin po ke te drejte nese “Dita” ka shkeputur vetem ca fragmente kjo e le kom. e parlamentit te duket si nje tuf hajvansh
      Hec e gjeje si eshte!
      Duhet me lexu edhe diku tjeter!

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 May 8, 17:01

        lali unë komentoj këtë që shikoj,që lexoj këtu!!
        duke qënë se nuk bëj pjesë në komisionin parlamnetar,as në parlament,nuk kam çfar të shkruaj tjetër!!
        medja jonë është për të qarë hallin!!
        kazan,si kundër dhe pro ramës!!mungesë profesionalizmi të tmerrshëm,por dhe që këta merhuma,ministër dhe komisionerë,janë të të njëjtit nivel!?këtë mos e vër në dyshim!!
        shiko lajmin me gjyqtarët,lulon dhe këtë të fundit,janë aq të trashë,ndoshta aq të sigurtë për paprekshmërinë e tyre sa nuk i fshehin paratë e vjedhura!!
        njëri thotë që mi ka dhënë motra dhuratë,tjetri mi kanë hedhur në dasëm!!
        shiko nivelin e gjënjeshtrës dhe do të kuptosh nivelin e zgjuarsisë!!
        një fëmijë 6-7 vjeç gënjen në këtë mënyrë!!
        tashi llogarite se ç’nivel të IQ ka një “fëmijë”55 vjeçar!!
        lali këta parlamentarë nuk kanë asnjë interes tjetër veçse marrjen e rrogave dhe rryshfeteve!! të vetmen detyrë kanë ngritjen o uljen e dorës sipas urdhërit të dashit të kopesë!!
        prandaj dhe ky lolo i ramës tall bythën me ato që bën sikur thotë!!

        Reply to this comment
  2. marko May 8, 17:10

    Nje gje eshte e sigurte qe qeveria shqiptare nuk eshte e besushme,qe do te thote prisni ne kalendat greke hapjen e negociatave.Nuk hapen edhe per aresyen qe UE eshte perralle me mbret

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 9, 10:00

      marko
      nuk është problemi vetëm tek ” kalendat greke “,problemi është se të lënë të kuptosh se pa hapur negociatat(pazaret)shqipëria ka për të vazhduar kështu si është sot, ose më keq,dhe kur i pyet!?
      nuk ja kanë idenë se çfarë do të përfitojmë me,hapje dhe hyrje në BE!!
      këta ose janë idiotë të lindur,ose mendojnë se ne jemi dement!!
      ps:kjo e dyta është më e mundëshme!
      për fat të keq!
      por nuk është kjo më e keqja!!më e keqia është se NE SI POPULL JEMI DEMENTË!!

      Reply to this comment
  3. Hammerhaituri May 8, 22:24

    Desha vetem te krahesoj te njejtin lajm me nje interpretim te ndonje gazete tjeter se nga Parlamenti se di as un po s’gjeta gje
    O kazani o hajvani nji nga te dyja Me duket se peshorja anon nga hajvanet (per te ardh keq)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*