Bushati: Pengesa e negociatave, kosto për të gjithë shqiptarët

May 24, 2018 11:45

Bushati: Pengesa e negociatave, kosto për të gjithë shqiptarët

 

Pasi opozita u largua nga salla e Kuvendit, seanca vijoi me rendin e ditës.

Fjalën e mori ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i cili tha se kostoja e çdo vonese për bllokim apo pengim të procesit të integrimit është kosto për të gjithë shqiptarët në rajon.

“Kostoja e çdo vonese, bllokimi apo pengimi të procesit, nga mosdija apo nga mosdashja është kosto dhe për të gjithë shqiptarët në rajon.Reformat tona, kryesisht në fushën e sundimit të së drejtës dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh me vendet anëtarë në fusha si lufta kundër krimit të organizuar përbën një shembull e një faktor kontribues për sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, e si rrjedhojë ndikon drejtëpërsëdrejti shqiptarët kudo ku ata jetojnë në rajon”, tha Bushati.

Bushati deklaroi se Shqipëria ka plotësuar kushtet për çeljen e negociatave, duke u cilësuar si një shembull në Rajon për vettingun.

KE rekomandon nisjen e negociatave me Shqipërinë. Për herë të parë kemi një rekomandim pa kushte dhe vlerësohet progresi i reformave në Shqipëri. KE ka vlerësuar progresin e Shqipërisë. Ka një vëmendje të shtuar të BE në rajonin tonë. Shqipëria zë vendin e dytë në Rajon pas Malit të Zi për progresin e arritur. Shqipëria vlerësohet mesatarisht për arritjet në shumë sektorë. Raporti tregon se kemi arritur shkallën e nevojshme të plotësimit të kritereve për çeljen e negociatave. Raporti, Shqipëria shembull në Rajon për vettingun. Vlerësohet përparimi në infrastrukturë dhe energji. Procesi i integrimit në BE është mundësi unike për vendin tonë dhe për emancipinim politik

Bushati hodhi akuza ndaj opozitës, e cila sipas tij po hedh baltë mbi procesin dhe po nxin imazhin e Shqipërisë

“Disa prej nesh po i përgjigjen me baltë këtij procesi për të nxirë imazhin e Shqipërisë para ndërkombëtarëve. Bllokimi dhe pengimi i procesit është kosto për gjithë shqiptarët”, deklaroi Bushati.

 

l.h/ dita

May 24, 2018 11:45
Komento

5 Komente

  1. vasili May 24, 12:34

    Brumbujve te ps-es as u kercet fare per shqiptaret,por vec per mullaqet e tyre..
    Duke pasur pushtetin e dhene nga shqiptaret dhe duke ditur cfare duan keta te fundit,duhet ti kishin treguar vendin bandave te kulles se erret,ne baze te ligjit qe zoterojne pozicionet e tyre shteterore.
    Bandat vazhdojne te qete,te sabotojne gjithandej te sotmen dhe te ardhmen shqiptare dhe Rama me kylishat e vet, si Ponc Pillati thote ti denoje drejtesia,jo une.Kur drejtesi nuk ka,ate e dirigjon Saliu.Po ti kish perplasur gjate gjithe kohes kesaj ´´drejtesie´´shuplaken e ligjit,keta maskatenj qe njohin frike dhe interesin,prej kohesh do ta zbatonin ate.
    Ja dhe,sot ´´drejtesia´´ nuk i dha te drejten elementare kryetarit te bashkise se Durresit,per tu perballur me lulin,megafonin e shpifjeve te Saliut
    ,Dhe Rama me gjithe taborrin e vet,vazhdon te lere punet e qeverise dhe ti mbaj iso me cifteli shpifjeve te zuzareve katundare te kulles.
    Me keto interesa te vogla karriere dhe frikra te Rames si individ,Shqiperia sa vjen dhe po shperbehet keq.

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro May 24, 13:14

      Me te nxire se jeni o Bushat nuk ka çfare t’iu nxi me shume opozita, sa per shqiptaret juve as ju rr… het fare!

      Reply to this comment
    • Kriminelet e opozites duhet marre zvarre e duhen varur ne mes te sheshit May 24, 13:20

      Ky fakt i rende do t’i beje shqiptaret edhe me te egersuar me opoziten kriminale, vegel te rusit e serbit.
      çaushesku nuk ka pare gje, klani Barisha do te shikoje lemerine kur te ngrihet populli shqiptar per t’i marre zvarre, me koc e me race, “oleleja Sheqerja ime” do thone.

      Reply to this comment
      • Fidel Kastro May 24, 20:21

        Komentues i mesiperm shihe realitetin me syrin mendjes e mos bej thirrje te tilla se ngjason me deshiren qe serbet ka qefe ti’a bejne shqiptareve. Te gjithe se bashku si shqiptare te bejme perpjekje per nje qeverisje me te mire ne sherbim te te gjitheve , jo nje grushti oligarkesh e politikanesh zullumqare e te paskrupullt te majte apo te djathte qe po ja marin frymen ketij populli.

        Reply to this comment
  2. Adih May 24, 20:34

    O Bushat : cunat mbare,” majtas e djathtas ” te ramiz Katovices nuk e duan BE . Kane frike nga diktati i ligjit dhe transparenca e BE .Kete populli e di shume mire ,jo sot, por 27 vite perpara .Prandaj mos u lodh kot ore sum kapuc,buze qumesht.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*