Samit pa datë integrimi, Bushati: BE të kushtëzojë ndihmat me reformat

May 8, 2020 18:54

Samit pa datë integrimi, Bushati: BE të kushtëzojë ndihmat me reformat

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, shpreh rezerva ndaj qasjes së Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor.

Në një analizë të tij në lidhje me samitin e Zagrebit, 20 vjet nga samiti i parë, ai i vitit 2000, Bushati konstaton se tematika nuk ka ndryshuar shumë në këta 20 vjet, hendeku mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nuk është zvogëluar, ndërsa konteksti gjeopolitik ka ndryshuar. Sipas tij, në këta 20 vjet, vetëm Kroacia është anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Kritikat e tij vijnë ndaj Komisionit Europian dhe peshës së propozimeve të tij për vendet aspirante. “Zgjerimi, megjithëse një temë jopopullore, përballohej nga politikanë të regjur, siç ishte rasti i Komisionerit gjerman të Zgjerimit, Gunter Verheugen. Raportet e monitorimit të reformave lexoheshin si librat e shenjtë”, shkruan Bushati.

POSTIMI I PLOTË

Në nëntorin e vitit 2000, Bashkimi Europian në Zagreb prezantoi procesin e Stabilizim-Asociimit për vendet e Europës Juglindore. Në dokumentin e miratuar theksohej lidhja ndërmjet progresit të vendeve të rajonit drejt demokracisë, sundimit të së drejtës, pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal nga njëra anë dhe perspektivës së anëtarësimit në BE nga anën tjetër. 20 vjet më pas, në dokumentin e miratuar këtë javë në samitin e Zagrebit, që mblodhi virtualisht udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për fat të keq, tematika nuk ka ndryshuar shumë. Ndërkohë që nga grupi i vendeve, pjesë e Procesit të StabilizimAsociimit, vetëm Kroacia arriti të bëhej vend anëtar i BE-së në vitin 2013. Tematika nuk ka ndryshuar shumë në këto 20 vjet. Hendeku mes nesh dhe BE-së nuk është zvogëluar. Mirëpo, konteksti gjeopolitik ka ndryshuar.

Viti 2000 shënonte fazën përfundimtare të anëtarësimit të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore në BE. E në të njëjtën kohë, triumfin e demokracisë liberale, ku vendet e Lindjes ish-komuniste të etura për ndryshim, ishin përfshirë në një proces reformimi, demokratizimi dhe transformimi ekonomik. Asokohe ishte e vështirë të vendosje pikëpyetje mbi “standardin europian” dhe vlerat e demokracisë liberale dhe pakkush do ta mendonte se procesi i “imitimit” të vendeve të Perëndimit të Europës së Bashkuar nga vendet e Lindjes ish-komuniste nuk do të përtypej kollaj. Zgjerimi, megjithëse një temë jopopullore, përballohej nga politikanë të regjur, siç ishte rasti i Komisionerit gjerman të Zgjerimit, Gunter Verheugen. Raportet e monitorimit të reformave lexoheshin si librat e shenjtë. Po kështu, aleanca euroatlantike ishte në kulmin e mirëkuptimit të vet, duke projektuar zgjerimin më të madh në historinë e saj dhe zvogëlimin e ndikimit rus në arkitekturën e sigurisë europiane.

Richard Holbrooke, i referohej SHBA-së si fuqi europiane dhe jo si një fuqi në Europë. Kriza financiare e vitit 2008, e pasuar nga kriza e paprecedent e refugjatëve që vinin nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, nxori në sipërfaqe krahas dallimeve ekonomike dhe financiare ndërmjet veriut dhe jugut, dallimet rreth vlerave e demokracisë liberale ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes së BEsë. Brexit ishte gjithashtu një goditje për projektin europian.

Afërmendsh, kjo situatë u reflektua edhe në cilësinë e shpejtësinë e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Paradoksalisht, sot kemi vende anëtare të BE-së që janë në proces disiplinor për shkelje të “standardit europian”, sikurse vende kandidate që edhe pse kanë vite në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në BE, kanë pësuar regres demokratik. Kjo është arsyeja kryesore se përse dokumenti i Zagrebit i vitit 2020 është i ngjashëm me atë të para 20 viteve, me përjashtim të përgjigjes për situatën e shkaktuar nga pandemia.

Pikërisht, mënyra sesi BE-ja do të bashkëpunojë me vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjigjen ndaj Covid-19, mund dhe duhet të ridimensionojë edhe marrëdhëniet mes tyre. Pavarësisht dobësive të politikës së BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe konsolidimit të status quo-s në rajon, shoqëruar me mungesën e zhvillimit të domosdoshëm ekonomik dhe rënien demografike, për shkak të emigrimit drejt vendeve më të zhvilluara të Europës, sërish BE-ja vijon të mbetet një pol tërheqës për vendet e rajonit. Çështja shtrohet tek efektiviteti i kësaj politike. Ndaj, paketa e BE-së për Ballkanin Perëndimor prej 3.3 miliardë eurosh duhet shoqëruar me një mekanizëm angazhues e llogaridhënës që kombinon zhvillimin ekonomik e social, me progresin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës. Pasi nuk ka sundim të së drejtës pa zhvillim ekonomik, sikurse nuk ka zhvillim ekonomik të qëndrueshëm pa sundim të së drejtës. Në librin e tyre “Pse kombet dështojnë – origjina e pushtetit, prosperitetit dhe varfërisë”, studiuesit amerikanë, Daron Acemoglu dhe James Robinson, argumentojnë ndërlidhjen mes funksionimit të institucioneve politike nga njëra anë dhe prosperitetit ekonomik e shoqëror nga ana tjetër.

Prosperiteti ndihmon krijimin e institucioneve politike funksionale e të qëndrueshme, çka ende mungojnë në rastin tonë. Në rast se pas shembjes së Murit të Berlinit mbizotëroi ideja se gjeopolitika po humbte rëndësinë, sot Komisioni Europian e konsideron veten një “komision gjeopolitik”. Prandaj, në vend që të mjaftohet me “rikonfirmimin e perspektivës europiane për vendet e rajonit”, BE-ja duhet ta fitojë betejën gjeopolitike para së gjithash në oborrin e shtëpisë së vet, pasi investimi i saj në rajon është i pakrahasueshëm me aktorë të tjerë ndërkombëtarë. BE-ja duhet të nxisë kësisoj një model të qëndrueshëm zhvillimi ekonomik që vjen dora-dorës me zhvillimin politik e institucional, duke përcaktuar vija të kuqe për “standardin europian”, të cilat nuk duhen lejuar që të kthehen në vija në rërë.

 

l.h/ dita

May 8, 2020 18:54
Komento

7 Komente

  1. Fernando May 8, 19:35

    I nderuari Bushati!
    BE ka deshtuar me Shqiperine ne menyren me spektakolare te mundeshme!
    Fakti,qe sot pas 30 vjet nga rrezimi i diktatures komuniste dhe instalimit te demokracise kapitaliste,kemi nje parlament monist,pushtet vendor monist,nje sistem drejtesie i “vdekur” prej vitesh,nje opozite inekzistente dhe nje mazhorance arrogante,te pa afte e te korruptuar, drejtuar nga nje kryeminister DIKTATOR, verteton se BE ka deshtuar ne Shqiperi!Kjo eshte edhe arsyeja se pse BE i pranoi zgjedhjet vendore moniste,si askund ne Europe, ka heshtur kur shikon sjelljet dhe veprimet antidemokratike te DIKTATORIT Rama,qe ka shkaterruar shtetin ligjor,ka rrenuar demokracine dhe ka nxjerre jashte loje tere administraten qendrore e vendore!
    Ka heshtur plotesisht BE-ja qe kur Rama sajoi te ashtuquajturen fantazmen kanceroze te “bashkeqeverisjes me qytetaret”,nje institucion ekstra ligjor ,qe i ka mbyllur te gjitha rruget shqiptareve per t’u ankuar ndaj padrejtesivbe te zyrtareve shteterore e vendore dhe korrupsionit te tyre!
    Perfaqesuesit e BE-se ne Tirane jane te shkeputur nga realiteti,nga lidhjet me qytetaret shqiptare,por jane mjaftuar,( per arsyet qe vetem ata i dine ) vetem me ato cfare u raporton Rama!
    Ambasadori Soreca kurre nuk u ka bere pyetje pishtetareve shqiptare se pse iu eshte dashur krijimi i “bashkeqeverisjes me qytetaret”,por jane mjaftuar vetem me shkelqimin mashtrues te emertimit te saj!
    Se nga larg duket se qeveria i paska bere qytetaret “bashkeqeverises” nje term ky populist i pa p[erdorur as ne kohen e diktatures komuniste e jo me ne kapitalizem!
    Ky institucion mashtrues,ka bere te mundur,qe administrata punlike te shkeputet nga kontrolli i qytetareve te cilet e kane votuar dhe te mos i respektoje ata ne zbatim te legjislacionit ne fuqi!
    Si nuk i ka rene ne sy BE-se,se ky kryeminister,qe i paska bere qytetaret kaq te privilegjuar sa te “bashjeqeverise” me ata,por nga ana tjeter nuk eshte denoncuar asnje akt korruptiv,kur korrupsioni ne Shqiperi eshte aq i zhvilluar,sa jane me mijra ceshtje gjyqesore qe kane bllokuar nje gjykate te tere te quajtur :ADMINISTRATIVE”!?
    Korrupsion ka,shkelje ligjore ka,por ndonese shteti paguan qindra rrogtare qe mbushin zyrat e shumta me emra bombastike si e “ANKESAVE”,drejtoria e “Maredhenieve me Publikun”.’e “Komunikimit me Qytetaret”,Avokati i Popullit etj ne cdo ministri,bashki dhe institucionet vartese te tyre,ASNJE NGA ATO nuk merret dhe te zgjidhi konfliktet qe qytetaret kane me rrogtaret e tyre,por ia percjellin njeri tjetrit sa per te lare gojen!
    Bile as kryebashkiaku i Tiranes e mbi te gjithe kryeministri nuk merren fare me informacionet qe u japin qytetaret me ankesat e tyre,per te kerkuar llogasri vasrtesve lidhur me shqetesimet qe ngrihen,ata kane heshtur duke krijuar kushtet per degradimin e tere administrates!
    Mburret ambasadori Sopreca se BE i ka dhene Shqiperise vjet 600 mije euro per reformimin e administrates publike,por se cfare efektiviteti kane sjelle keto euro,nuk ka pyetur qytetaret shqiptare,por qeverine!
    Doemos qe qeveria do thoshte se jemi mire,ndryshe nuk do akuzonte veten!
    Per mendimin tim ambasadori Soreca eshte treguar i pa afte dhe bashkefajtor me Ramen per shkaterrimin e shtetit ligjot,rrenimin e administrates publike dhe demokracise ne Shqiperi!
    Eshte kjo situate qe i ka bere shqiptaret te largohen nga vendi me shumice pa pushim!

    Reply to this comment
  2. ja kta jane rropsit qe la pas turku ne kte vend ! May 8, 20:01

    Te kushtezoj Ndihmat thot biri kurves anadollit !
    I jep mend BE-se xhuxhi i arratis prej PS-s

    lol ,bo ky si ai qe do me bo Shqiperia Reforma

    o rrace me shkerdhate ne Bote ,

    e dredhin gjuhen njelloj siedhe bythen te Huajve .

    Ky harxhoj me shume se Pacolli ne fluturimet neper bote dhe per cfar beri ?
    Asigjo kot.
    Dhe del e bo gjasme parimorin ,duke diturfare mire

    se sa e si bohen ne ate vend Reaormat !
    Cfar boni k y xhuxh llapemadh kur ishte e pushtet per Reformat ?
    Ptuuu funderina qe i shitei asaj Bote aty si gjasme politikane .

    Shetiti Greqine e rrotulloj Koqias si ja donte sa e beri
    te kerj Bel Danc per Greket ne Kret ,
    derkohe qe ata qeshnin yyyyyyyyyyyyt far e ndryre.
    Kjo rrace bushtrash e ka marre me qaf Shqiperine e shekuj .
    Jane komplet te pafytyre dhe per interesin e tyre jae gati ta shesin ke te Huajt Shqiperine .
    Shko ne Djall plehr .

    Reply to this comment
  3. apollon May 8, 22:49

    Po si nuk doli nje qeveritar shkodran per be qe ta doje Shqiperine.Tmerr.Mbreti dergoi nje fare Serreqi te ndermjetesonte ai nuk ishte i kenaqur me parate qe i dha ciano kur tradhtoi jo vetem mbret por edhe Shqiperi.Dhe ky qe vajti provoi mender bythejevgu ne pislliqet e brazilit do ti vere kushte Shqiperise per reforms.A vemje qe je ti qe sabotove edhe marreveshjen me Greqine.

    Reply to this comment
  4. Adih May 9, 03:33

    apollon @… ………Sabotimet e Greqise ,ky nuk do ti tregoje ty ky shkodrani ,por i mban arme rezerve ,kur Rama si hakmares qe eshte ta largoje ,tamam si Bushin e Hafizen dikur qe e kundershtuan e me te drejtej e tyre ,i perzuri . prandaj ben mire te presesh ,pema pa kokrra jane te gjithe ,hengshin kokat e shoqi shoqit.

    Reply to this comment
  5. skraparlliu May 9, 08:11

    Të pa besë dhe mendje medhenj shkodranet. Ky qenka nje cope KARI i pa shshembullt .

    Reply to this comment
  6. sapa May 9, 08:56

    Jeni te korruptuar dhe nuk mund te beni shtet.Mos kujtoni se evropa genjehet me vetingun tuaj qesharak!Ju jeni po aq te perlyer sa edhe opozita dhe gjithe partite politike te ketij vendi.Evropa e njeh mire tani situaten dhe akoma shpreson ne mrekulline shqiptare qe nuk do ndodhe kurre!Por te jeni te sigurte qe qytetaret shqiptare kudo qe ndodhen u japin institucjoneve evropjane informacjone te sakta mbi korrupsjonin qe ndodh ne kete vend te cuditshem!Prandaj mos kujtoni se do i genjeni lehte!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim