Mazhoranca propozon dhëndrin e Lenka Çukos për ambasador

February 9, 2015 17:35

Mazhoranca propozon dhëndrin e Lenka Çukos për ambasador

Mazhoranca ka propozuar për të emëruar ambasador  Bardhyl Canin.

Mësohet se emri i tij ka mbërritur në Presidencë dhe në Kuvend nga Kryeministri Rama.

Cani është dhëndri i ish-­anëtares së Byrosë Politike, Lenka Çuko, e cila gjatë viteve të fundit në udhëheqjen komuniste është marrë me çështjet e kuadrit ose burimeve njerëzore (siç njihet sot) të administratës shtetërore.

Por gjithashtu, Bardhyl Cani është djali i Nimet Canit, kandidat i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Mësohet se Bardhyl Cani punon në Ambasadën e izraelit e në Tiranë, ndërsa është propozuar për të përfaqësuar interesat e shtetit shqiptar në Izrael.

Cani do të zëvendësojë Bujar Skëndon, i cili u lirua nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Izraelit më 10 shkurt 2014.

Cani ka disa vite që punon në Ministrinë e Jashtme, ndërsa ky është emërimi i parë në një përfaqësi diplomatike.

Ai ka qenë këshilltar i jashtëm i ish-­ministrit të Jashtëm Paskal Milo në vitet 1997­-2001, raporton Panorama.

February 9, 2015 17:35
Komento

17 Komente

  1. Dr. John February 9, 17:45

    Jepini. Rilindini te vdekurit

    Reply to this comment
    • matteo February 9, 22:46

      Po pse, mor Dr. John?! Paske edhe emer amerikan dhe mendesi komuniste, dy gjera qe perjashtojne njera-tjetren: nuk do te punoje diku nje njeri qe mund te jete i afte (s’e kam fjalen per personin ne fjale, te cilin per here e pare ia degjoj emrin), vetem pse paska grua te bijen e nje ish-i?! Nese personi ka bere faje, a ka mbajtur qendrime komuniste si ti, atehere i hyjme diskutimit, po , nese ai ka pare punen dhe ka ecur perpara, atehet t’i themi i lumte dhe suksese. Kjo eshte mendesia e lire e demokracise, e thene ndryshe, cdo berr i therur varet prej kembeve te veta.

      Reply to this comment
  2. Bardhi Tolabi February 9, 17:47

    Perse te mos emerohet nje person ne se eshte i afte per ate vend pune qe propozohet?
    Akoma do te vazhdohet te behet “lufte klase” dhe te merremi me biografite?Perse u dashka te pergojpohet i biri,per babane apo vjehren dhe nuk pergojohet Mehmet Elezi,antar i KQ te PPSH-se,i cili ka kaq vjet i emreuar nga Berisha ambasador dhe nuk e luan topi?Perse nuk diskutohen biografite e Kac Ziu Islamit si minister i asaj Partie,perse nuk diskutohet biografia e Bujar Mustaqelliut,Nishan qe mbajti ne kurriz dhe donte t’a vendoste ne qender te Tiranes Enver Hoxhen,po merremi me ata qe nuk kane asgje me te kaluaren e atij rregjimi?
    Po keni te drejte more maskarenj politikane te se djathtes,sepse i mbaruat se vleresuari dhe dekoruari kriminelet e luftes dhe Kolaboracionistet tuaj dhe merreni tani me njerzit e pafajshem.
    Ne rradhet e te djathtes kane qene e jane politikane e deputete femijet e atyre qe kane qene ne togat e pushkatimit sikurse Fatbardh Kadilli e tj,por qe nuk merret njeri me t’a ne se nuk jane vete fajtore per dicka te denueshme.
    Hiqni dore nga biografite dhe vleresoni aftesite e njeriut dhe ndershmerine e tij,o politikanuce!

    Reply to this comment
    • roberto February 9, 18:48

      Po Sali Berisha vuri kryetar te Gjykates Kushtetuese Rustem Gjaten,qe ne Shkoder kryesonte gjyqet qe denoheshin mbi 20 vjet burg ose PUSHKATIM,ndersa djalin e tij Clirim Gjaten e vuri kryetar i KQZ-se!!!
      Le te numeroje Berisha se sa ish komuniste e femije bllokmenesh ka ne partine e tij dhe beni krahasimin!
      Epo dihet se KAPITALIZMI,eshte sistemi me KRIMINAL ne bote,packa se ulurijne kunder SOCIALIZMIT(qe e quajne qellimisht KOMUNIZEM),sikur beri LUFTE KLASASH!!!
      Kemi 25 vjet qe ne Shgqiperi eshte bere LUFTE “SHKOLLASH”,se ajo e klasave eshte e vogel!!!

      Reply to this comment
  3. lili February 9, 18:09

    Vertet ,mjaft me biografi, nuk ka faj ky per mekatet e le kos,

    Reply to this comment
  4. Jani February 9, 18:15

    Te afte e te zot ka plot, por dhendure te qytykeve te birose nuk ka shume. Kriteri biografi e ka perzgjedhur Canin e ri per Ambasador. Biografia te ul, biografia te ngre. Sipas rastit e oreksit te pushtetit apo kubese mafioze, njelloj e kane kriterin

    Reply to this comment
  5. tomor labi February 9, 18:18

    Rilindja e Edi Rames avash avash po rilind me kujdes here here dhe pa kujdes ne shumicen e rasteve , socializmin mor zoterinj.
    Pse djali i Sul Bushatit sot eshte minister, Djali i Xhelil Gjonit po keshtu, nipi i Hysni Kapos po keshtu etj.etj po ambasadore e sekretare neper ambasada vetem femijt,krushqit,dhenduret etj te bllokmeneve jane prej kohe.Po pse nuk permendeni Fatos Reken djalin e Iljaz Rekes,sekretarit te pare te Durresit dhe vet sigurims qe kur ishte pionier i enverit.
    Hajde rilindje hajde ec perpara se ta ka bere shesh sala vendin.

    Reply to this comment
    • roberto February 9, 18:52

      O tomor shpellari!
      Po ti shiko qelbersirat qe beri Berisha qe nga shpallja HERO te krimineleve me DAMKE si HAMIT MATJANI,ISA TOSKA etj,etj e deri sa i ngriti shtatoren ne mes te Tiranes TRADHETARIT SATRAP Ahmet Zogolli!!!

      Reply to this comment
      • roberto February 9, 19:03

        Ndersa une propozoj per ambasador te Shqiperise ne Serbi,Princ Leken,meqenese gjyshi i tij ka dhene kontribut te madh ne maredheniet midis dy vendeve!!!

        Mareveshja PASHIC-AHMET ZOGU e vitit 1924.

        “1.Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
        2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.
        3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet ogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
        4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
        5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.
        6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.
        7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.
        8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
        9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
        10.Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Klementit që mbeten në zotrimin e Jugosllavisë.
        11.Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe të bashkohet gjerarkisë Ortodokse të Beligradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.
        12.Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
        13.Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
        14.Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
        15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
        16.Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy anëve”.

        Reply to this comment
  6. SuloKapedani February 9, 18:18

    Deri dje pretendonin pèr luftèn e klasave tè Enver Hoxhès ndèrsa sot kèrkojnè njè luftè tè re po me klasat e vjetra.Kjo tregon se kèta dritèshkurtèr janè po ata qè kanè qènè 60 vjete mè parè ,ballist ,zogist,bashkèpunètor tè nazifashizmit,dhe sot kriminal ndaj çdo gjèje tè mire edhe ndaj trashegimtarève partizanè e komunist.Unè s’kam qène komunist se per partizan jam i vogèl por tè flasèsh me mèllefin mè tè madh pa ndienja njerzore kjo èshtè e pafalshme.Por kèta derdimen i ka sjellè nè gjendje njerzore vetèm Spaçi sepse kèta qè nuk e kanè bèrè kèrkojne luftè te re.Kthjellohuni more tè mjere ,ore truthare se jemi nè shekullin e 21-tè,mos mendoni gjera tè ti
    lla por kush eshtè i afte nè dipllomaci tè shkojè e te beje punen e shtetit.Nuk vlen urrejtja dhe zilia pèr bashkèatdhetarèt por krenaria dhe pèrkushtimi .

    Reply to this comment
  7. b.kanani February 9, 19:24

    Shqiperia kaq eshte te mos cuditemi dhe nuk eshte mire te pergojojme njeri tjetrin,jo po ky i atije dheai i asaj.Une fermere jam por ne pune do marre nje agronom per te me krasitur pemet dhe jo nje kostraxhi dhe pune ketij Canit qe na paska punuar kaq koh ne ministrin e jashtme cfar te keqe ka te veje ambasador???.Pse hidheni perpjet pse kerkoni te beni cobanin profesor apo keshtu ju meson partia,a e dini qe amerika njerzit e zgjuar dhe te zote ne prfesion i ka blere nga gjithe bota dhe ecen perpara ne te gjitha drejtimet apo doni te ecim ashtu si deri me sot.

    Reply to this comment
  8. fanatiku February 9, 19:41

    EDI RAMA PO RILIND KOHEN E QEPES TE ENVER HOXHES

    Pasi dekoroi kriminelen e Enverit Vito Kapo me medalje trimerie tani Edi Rama po rikthen ne “vendet e tyre te Punes” pinjollet dhe spiunet e regjimit me gjakatar te Evropes njesoj sikur po ringjall vete ANTIKRISHTIN Enver Hoxha. Ka ka turp me te madh se ky? Po pse dipllomacia e Shqypnise ne Bote ne dore te injorantes Lenka Cuko ka mbetur? Vete fakti qe ka qene servil i enveristit fanatik Pakal Milo duhet te ishte perjashtuar automatikisht nga lista ky pinjoll i Partise se Punes. Shikoni si kelthasin VEMJET dhe SPIUNET e Sigurimit te Shtetit ne DITA pa piken e turpit dhe te moralit qytetar:

    PO PSE LUFTEN E KLASAVE DO TE KTHENI JU NE KOHE DEMOKRACIE?

    Ketyre qelbesirave komuniste ne, qe keta xhelate dhe katila masakruan familjet tona me Luften e tyre te Klasave ju themi: ” Kur te kete ikur kjo qeveri mashtruese dhe e korruptuar komunistene, te masakruarit nga Enver Hoxha do t’ju shpallim jo vetem Lufte Kllasash por Lufta jone do te jete nje Lufte Mbare Popullore o VEMJE te Enverit, do t’ju ndjekim si kriminelet e Hitlerit ne Nyremberg dhe do t’ju demaskojme edhe sikur ne brimen e miut te futeni, do t’ju nxjerrim para Drejtesise per krimet e pandeshkuara qe i keni bere popullit shqyptar dhe do te ndalojme me Kushtetute qe te merrni poste drejtuese ne shtetin demokrat, ashtu sic eshte ne te gjitha vendet e BE-se.

    Ata xhelate dhe katila qe vrane dhe prene, ata qe masakruan dhe grabiten popullin shqyptar per 50 vjet me radhe nuk kane vend ne administraten shteterore dhe nuk kane te drejten morale te ngrene koken sip[er barit dhe kerkojne te qellojne VIKTIMAT me guret e demokracise dhe fillojne te ulerijne si ujq te plagosur:

    NE BEJME KESHTU SE SALIU BENTE ASHTU!

    Po Saliu eshte pjella juaj o VEMJE gjirizi te Enverit prandaj kujt i ankoheni dhe pse doni t’ja ngjisni te tjereve si nje MUT pas kepuce?

    Reply to this comment
    • rezart February 9, 23:02

      Prap e nxorre kaptinen ti,o nastradin??
      Nderroje pllaken e gramafonit,o derezi se ke kaq vjet po me nje pllake???
      Po te jane mbaruar ilacet,na thuaj se t’i sigurojme ne,vec kujdes mos ha shume fasule se na qelbe!!!

      Reply to this comment
  9. loku February 9, 19:57

    Pse Sala nuk e vuni Mehmet Elezin(Sekretari i komitetit qendror te riinis) ambasador ne Zvicer:

    Reply to this comment
  10. sulo permeti February 9, 23:04

    Berisha ,jo vetem Mehmet Elezin e vuri ambasador ne Zvicer,duke kaluar dyfish kohen si ambasador,vetem se ishte komunist dhe tropojan,caktoi tropajanin injorant Shkelzen Ymeri,kusheriri ipare i M.Elezit,kryekonsull,ne ambasaden ne greqi.Aty Fix-fare na solli me ze e figure ,si merte rryshfete ,jo ta shkarkonin por e transferuruan kryekonsull ne Mal te zi….Turp! Sulo

    Reply to this comment
  11. "Horri i Bulevardit" February 10, 00:52

    Shqiperia ka plot intelektuale, qe mund te japin performanca te shkelqyera ne diplomaci, nuk eshte nevoj te vihet nje person, qe te lidh me te kaluaren.
    Skam asgje ndaj kandidatit per ambasador, por duhet bere kujdes, te kaloje te pakten nje gjenerate.

    Reply to this comment
  12. Bardhi Tolabi February 10, 15:24

    “Horri i Bulevardit”!
    Kam respekt per ju dhe komentet shume te goditura qe keni berre kudo dhe per cdo teme qe keni qene i interesuar.Ne komentin tim me siper,kam thene se nuk duhet te vazhdohet akoma me luften e klasave,sepse tashme,ka kaluar ajo gjenerate qe ju kerkoni me siper.Edhe sikur te mos kishte kaluar kjo gjenerate,vleresimi ne demokraci,duhet te behet personal dhe jo biografik.Perndryshe,do te na duhet te justifikojme plotesisht qendrimin e partise komuniste,e cila ndeshkoj me rrenje e dege per 45 vjet klasat e permbysura dhe pinjollet e tyre edhe pse ishin te shkolluar dhe me kulture perndimore.Me ger vere lufte klasash dhe dallimesh partiake,arrijme deri atje qe ne diplomaci psh.nuk pranohet Visar Zhiti,i cili jo vetem nuk ka lidhje me diktaturen,perkundrazi,eshte nje i persekutuar i saj,por qe nuk i pelqen dikujt dhe i jep urdher kapterit qe te mos e pranoje ate.Pra ceshtja nuk eshte tek femijet e nomenklatures komuniste vetem,por eshte me e thelle,eshte mbajtja gjalle e frymes se percarjes,te kacafytjeve midis nesh,per t’u marre me cic mice e te harrohen krimet,korrupsionet,kontrabandat,vjedhjet e deri vrasjet e kryera prej kesaj klase politike qe na ka masakruar ne keto vite.Ne se eshte e vertete ajo qe shkruhet ne njoftimin e mesiperm,po ky Cani :”…ka punuar disa vite ne ministrine e jashtme…”,pra per ne ministri qenka i lejuar,ndersa per me “lart” qenka i biri apo dhendri i dikujt…
    Ne se do vendosnim ne peshore,demin qe ka shkaktuar ky Cani,pa asnje funksion politik ne ate kohe,me demin qe ka shkaktuar sekretari i partise,Sali Berisha,peshorja do te rendonte nga Saliu.Por ne kete diteziun e kemi patur President e Kryeminister,qe na zgjidhte ambasadore Mehmet Elezra,antare te KQ te PPSH-se ,e tani na duhet te mos pranojme nje Bardhy Cani.Nuk me duket se zgjidhim ndonje problem,perkundrazi,sjellim percarje dhe mbajme gjalle luften e klasave…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*