Bushati: Do t’i shkojmë deri në fund çështjes çame

Erion Habilaj October 23, 2013 08:00

Bushati: Do t’i shkojmë deri në fund çështjes çame

Çështja çame dhe mbrojtja e interesave të shqiptarëve në Maqedoni e Mal të Zi, do të kenë përparësi në diplomacinë shqiptare. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi se në rajon do të ndiqet politika e fqinjësisë së mirë, por duke forcuar identitetin kombëtar. “Synimi i politikës së jashtme rajonale të Shqipërisë është forcimi i identitetit të saj në rajon. Duke ndjekur politikën e fqinjësisë së mirë dhe përshpejtuar ankornimin në rrjetet Euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit, të drejtat e Shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë do të përbëjnë prerioritet konstant të politikës sonë të jashtme në rajon. Gjithashtu neve jemi qeveria e parë që e kemi përfshirë në program trajtimin e çështjes çame në përputhje me normat e gjithë pranuar të së Drejtës Ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare duke i shkuar deri në fund zgjidhjes”, tha Bushati.

 

Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Deklaratat Bushati i bëri në ”Politika e Jashtme dhe Diplomacia e Shqipërisë” , ku një prej paraardhësve të tij, ish Ministri i Jashtëm Paskal Milo, i cilësoi marrëdhëniet me fqinjin grek, larg të qenit të shkëlqyera. Sipas Milos, acarimi i marrëdhënieve në fazën kur Greqia merr presidencën e radhës të BE-së, mund t’i shkaktojë dëme Shqipërisë. “Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë larg për t’u konsideruar të shkëlqyera siç edhe u deklarua një javë më parë kur erdhi në Shqipëri për vizitë Ministri i Jashtëm grek Venizellos. Shqipëria ka nevojë për mbështetjen e Greqisë për përkrahjen e saj për t’u antarësuar plotësisht në BE. Greqia do të ketë presidencën e BE-së në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe një ngërç i ri në marrëdhëniet midis dy vendeve qoftë edhe përmes rikthimit me theksa të forta emocionale në problemet e njohura të reja ose të vjetra, mund të thellojnë mosmarrëveshjet midis dy vendeve”- tha Paskal Milo. Në takim ishin dhe diplomat dhe ish diplomat si Pëllumb Xhufi, Fatos Tarifa, Mariglen Spiro etj.

 

Erion Habilaj October 23, 2013 08:00
Komento

8 Komente

  1. Naftetar Vjeter October 23, 08:36

    Pse se beri ky patrioti i madh nga Tropoja kete pune po e bejen keta te rinjte sot.z.Idrizi bashkohuni me njerzit qe po ngren ceshtjen si asnjeher me pare ne historin e Shqiperise ne qofte se e doni vertet Camerin ne te kundet largohuni dhe mos e mbani te uzurpuar ket parti.

    Reply to this comment
  2. beni October 23, 08:42

    Bravo Milo ti kupton shum e shum me mir nga diplomacia,persa i perket fqinjve!
    Jepju leksione ktyre te rinjve,kur nje popull esht integruar ne nje shoqeri te tille,dhe nuk duhet tu sjellim atyre fatkeqesi,ashtu sic kerkon edhe ky minister i ri!
    Le te kerkoje edhe per Arbereshet ne Itali,por nuk ja u mban te thon edhe gjysem fjale!

    Reply to this comment
    • Saimir October 23, 09:10

      O beno po’ ska qene pjese e shqiperise Italia e jugut si cameria,pastai shko ne calabri arbereshet Kane shkollat shqip rruget me emrat shqip flamurin shqipetar e gjen ngado,keshtu ska ca i kerkon italise ministri,greqi se i duhet kerkuar qe te mos i perbuzi shqipetaret mos ti trajtoj si qytetar te dores se dyte

      Reply to this comment
    • gjergji October 23, 10:02

      Po te kesh lexuar legjistacionin e italise se cfare te drejta kane arbreshet e italise, se kishe shkruar komentin ,..(a din zotrote qe kur nje italian martohet me nje arbreshe meson prozat ne gjuhen arbreshe edhe ja kendon shqipe poshte ballkonit )-njihen si minoritet shqiptare me gjuhe kulture edhe me kishe .e kunderta sikur fqinjet veriore e jugore vetem kete gje te kishini bere do ishte fitore edhe nje e drejte e merituar me gjake se shqiptaret kane derdhur per cdo shtet fqinje edhe nje thelbesorja eshte se jane minoritet etnik i lashte jo si ne itali emigrant fqinjet duan ti nxjerrin turqe shqiptare pa te drejta hic fare deri ne zhdukje apo asimilim nejse klm

      Reply to this comment
  3. ardi October 23, 08:45

    Greqia i kerkon Shqiperise tju jape detin,qe ata te na ndimojne kur te drejtojne per 6-muaj Brukselin.Diplomacia jone duhet ta sqaroje qe me pare Brukselin,qe shteti shqiptar nuk do te beje asnje perpjekje ndermjet Ahines,per tu integruar ne BE.Porosia e miqve tane eshte qe politikanet aktuale duhet te bejne perpjekje qe te vijne ne nivelin e kombit tyre.

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic October 23, 08:55

    Ndoca me vemendje biseden e Ministrit te Jashtem z.Bushati me Rudina Xhunglen, gjithashtu pashe edhe shkrimin ketu ne gazeten Dita. Per mua ky eshte nje lajme shume I mire. Trejtimi hapur me qiltersi dhe me kurrajo para opinionit shqiptare dhe te huaj per ceshtejen Came eshte nje fakte I gezueshem. Partia Socialiste e Shqiperise, eshte forca e vetme dhe vendimtare ne mbrojtjen e interesave Kombetare. Ajo gjithmon e ka then dhe e ka ber edhe realitet ceshtjen Kombetar sic ishte rasti me kosoven dje per clirimin e saje dhe sote ne mardhenje ne ingranimin e tyre me faktorin nderkombetar ne interese te shqiptarve si te Kosoves te shqiperise dhe te mbare hapsires shqiptare. Fakti flake per flake i realizimit te projektit te linjes interkonjuksionit Shqiperi Kosove te bllokuar nga qeveri Berisha tregon me se miri per kete.
    Neve nuk munde te sillemi pafundrishe servile ndaj politikes hileqare te qarqeve antishqiptare te cilet nga njera ane hiqen si promotor te demokracise sice eshte rasti konkret i Greqise dhe nga an tjere veprojne ne menyra me te ulta kunder fqinjesit te vet Shqiperise. Raste te kesaje natyre kemi plote.
    Qeveria Berisha u soll mjafte servile mdaj politikes Greke. Ajo pa asnje kushte reciproriteti vazhdoi leshimet ndaj greqise si per ceshtejen e arsimit, per ceshtejen e varreve greke, per ceshtetjen e vetdeklarimit te kombesise dhe te fese. Futja ne punen e brendshme te Greqise nepermes Janullatesit jane dukuri te hapura dhe rasti konkret eshte Permeti ku vazhdon nje situate aspake e kendshme dhe qe inskenohet nga vete qarqet Greke.
    Zgjidheja e problemeve te Camerise dhe te problemeve te tjera me Greqine jane detyra pririoritare te qeveris se re Shqiptare ndaje dhe Ministri Bushati merr falenderimet nga te gjitha anet per nje qendrim atdhetar ndaj ceshtjes shqiptare.

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic October 23, 09:17

    I nderuar beni.!

    Paskal Milua kete radhe ka dhen leksionin me te keqe ne jeten e tije . Me vjen shume keqe qe ne vende qe te inkurajonte qeverin e re te ecte edhe me shpejte ne keto ceshtje, ai kerkon ta frenoje ate.
    Une di ti theme z. Paskal Milua i cili me sa duket shpreh gjelozi ndaje Ministrit te Ri Bushati i cili me kurajo mori ne dore ceshtejen Came.
    Neve nuk munde te shkojme ne vijen e Berishes ase ne politiken e fqinjesise, pasi populli shqiptare gjate ketyre 8 vjetve e ka bere cope e therrime nje politik te tille. Kjo u tregua qarte edhe ne votim ku 1 milion votues, qe e votuarn ishte shkake edhe qendrimi hileqare qe mbajti politika e Berishes kunder vendit te vete.
    Berisha i beri leshime pa limite Greqise deri sa arriti ti fale edhe detin Greqise.Ky eshte nje tradheti mjafte e madhe ndaj popullit tone. Greqia tashme dihet qe asaj edhe sikur ti japesh c`fare te doje ajo nuk e thot kurre fjelen e vet per shqiperin qe te pranohet ne familjen Evripian. Keshtu edhe kafen ne se ja dergon per dite Agimit te Arte ne Greqi ai nuk do te pranoje. Ndaje Greqia duhet ti veje mire gishtin kokes qe ne se pretendon se vertet eshte vende demokratike ashtu sice propagandon, duhet te heqe ligjin e luftes me shqiperin pasi lufta ishte lufte botrore.Asnje vende ase Rusia dhe ase Franca nuk kane kerkuar lufte ndaje fqinjeve te tyre perse ato u sulmuan nga teritori i ryre.Kete e ben vetem nje shtet greg qe udhehiqet nga qarqet me te egra antishqiptare.
    Milua duhet te i duhet ti jape kurrajo qeveris se re dhe jo te hiqet si mesia ne kete fush.Une shpresoi qe ase Xhufi dhe ase Tarifa nuk do te bien ne kete gabim te Milos.
    Gjerat duhet te thuhen hapur, ka ardhur koha qe tashme nuk munde te zgjidhim te drejtat tona me sevilizem pore me mardhenje reciproritetit ashtu sice e bene tere diplomacia botrore.
    Asnje lloi fatkeqesie nuk u vjen shqiptarve perse shteti i tyre kerkon drejtesi per shqiptaret e Qamerise. Fatkeqesi perse kerkon token tende kjo kurr nuk ndodhe.
    Sa u perket arbreshev te Italis ky eshte turp ta degjoi kushe. Arbreshen ne itali jane ngulime ashtu sice dhe jane grekrit ne shqiperi. Pra ase ne nuk kemi te drejte ti kerkojm gje Italise dhe ase grekrit nuk kane te drejte te kerkojne gje tek ne.
    Ndersa Cameria eshte autoktone atje oree beni kupton gje ti apo ja fute kote.!

    Reply to this comment
  6. iliri October 23, 10:51

    Merita te larta Z.Minister,keni mbeshtetjen e gjithe kombit.Qent e PD le te lehin karvani te shkoje perpara.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*