Bushati: Sezonin e ardhshëm, fluturime direkte nga vendet e Europës nordike

January 12, 2018 13:23

Bushati: Sezonin e ardhshëm, fluturime direkte nga vendet e Europës nordike

 

Sezonin e ardhshëm do të nisin dhe fluturimet direkte nga vendet e Evropës nordike, deklaroi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Suedi.

Vizitën në Suedi ministri e nisi me takimin me Këshillin e Biznesit me të cilët diskutoi mbi potencialet që ofron Shqipëria për zhvillimin e investimeve dhe nxitjen e kompanive suedeze për të konsideruar tregun shqiptar.

Gjithashtu, ai u takua me drejtuesit e një prej kompanive më të mëdha suedeze dhe nordike, Apollo, e cila operon edhe në tregun tonë turistik. Kjo kompani ka nisur aktivitetin turistik tek ne në vitin 2014, në rreth 5 mijë rrjete turistike dhe e mbylli sezonin e kaluar me mbi 40 mijë rrjete të tilla.

Gjatë qëndrimit të tij në Suedi, Ministri Bushati do të takohet me homologen suedeze, Margot Wallström. Një tjetër takim i parashikuar në axhendën e Ministrit Bushati është ai me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Bashkimit Evropian dhe Tregtisë, Oscar Stenstrom. Ai do të takohet gjithashtu me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, Ulrika Modeer si dhe me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Migracionit dhe Drejtësisë, Lars Westbratt.

January 12, 2018 13:23
Komento

2 Komente

  1. o..pis milet . January 12, 13:43

    bejini shqiptaret, vellezer me greket gjermanet e italianet nga po ha buke gjithe ky popull dhe lini …pordhet me nordiker e turqiker .

    Reply to this comment
  2. Adih January 12, 15:21

    O Bushat , leri reklamat genjeshtra ,Nuk ka investime ,pa ndare pronat ,nuk imveston as edhe nje firme serioze ,o idiot komunist i pa ndreqshem..Apo i keni mare ju per siper te hoteleve te juaja te vjedhura, pronarve banditeke ordinere te pa ligjshme , Pse do pagojme ne kokpalarete e varfer prap , si me pallatin e Bashes ne miliona ne euro.Kjo shume ,vetem per nje pallat ,po vetem ne gjirin e LALZIT qe Jane me qindra mijera m2 te vjedhura ,? Llogariti pak!!-Do pergjigjeni para ligjit ,mos e mer me te lehte e capacul , skllav , i mafjes bolshevike .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*