Bushati: Shqipëria do të qëndrojë në Afganistan, sa kohë të jetë e nevojshme

October 5, 2016 14:52

Bushati: Shqipëria do të qëndrojë në Afganistan, sa kohë të jetë e nevojshme

Është mbajtur në Bruksel “Konferenca për Afganistanin” një konferencë kjo e iniciuar nga Bashkimi Europan dhe Afganistani, që ka për qëllim vazhdimin e mbështetjes aktuale politike dhe financiare për këtë shtet nga vendet partnere deri në vitin 2020.

I pranishëm në këtë konferencë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shprehu mbështetjen e Shqipërisë për procesin e paqes dhe pajtimit kombëtar në Afganistan dhe përpjekjeve të autoriteteve vendore për garantimin e sigurisë në vend.

Bushati shtoi se si vend anëtar i NATO-s dhe në mbështetje të politikave të BE-së, në cilësinë e vendit kandidat, “Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në Afganistan, për sa kohë të jetë e nevojshme”.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin ministrat e Jashtëm të 67 vendeve, përfshi këtu dhe Sekretarin e Shtetit, John Kerry. Por, ajo që ra në sy ishte mungesa e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, i cili javët e fundit ka nisur një betejë në Komisionin Europian lidhur me deklaratat e Komisionerit Johannes Hahn për ekzistencën e çështjes çame.

Edhe pse mund të jetë një rastësi, mungesa e tij në një takim kaq të rëndësishëm ngre hije dyshimi lidhur me marrëdhëniet e tensionuara mes BE-së dhe Greqisë, ku kjo e fundit tashmë është duke u përballur dhe me ofensivën diplomatike turke.

October 5, 2016 14:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*