Bushati takon homologët e Islandës, Kuvajtit dhe EBA

September 28, 2014 08:45

Bushati takon homologët e Islandës, Kuvajtit dhe EBA

Në kuadër të Sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zhvilloi takime dypalëshe me homologët Gunnar Bragi Sveinsson, të Islandës, Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah, të Kuvajtit dhe Sheikun Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në takimin me ministrin Sveinsson, Bushati vlerësoi mbështetjen e Islandës në proceset integruese dhe kontributin e saj për Kosovën. Dy ministrat nënshkruan marrëveshjen për eliminimin e taksimit të dyfishtë midis vendeve tona dhe u shprehën se kjo marrëveshje do të shërbejë si shtysë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen, në fushat me interes bashkëpunimi, si energjia e rinovueshme, mjedisi dhe shëndetësia.

Më tej bashkëbiseduesit ndanë mendime për situatën në Ukrainë, rrezikun global që paraqet terrorizmi sot dhe rëndësinë e përballjes me të. Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu një takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah. Ministri e përgëzoi kolegun kuvajtian, në emër të qeverisë shqiptare, për vlerësimin e OKB-së, e cila e ka shpallur Kuvajtin “Qendër humanitare ndërkombëtare” dhe Lartësinë e Tij, Sheikun Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, Emiri i Kuvajtit “Lider humanitar”.

Gjithashtu, dy ministrat diskutuan për nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë, ujit, energjetikës dhe turizmit.

Në fokus të bisedës ishte dhe riaktivizimi i bashkëpunimit me Fondin kuvajtian për zhvillimin ekonomik arab.

September 28, 2014 08:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*