Bushati vizitë dyditore në Bruksel

February 15, 2016 11:33

Bushati vizitë dyditore në Bruksel

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë dyditore në Bruksel. Në ditën e parë të vizitës, Ministri Bushati zhvilloi takime me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Belgjikës, Didier Reynders.

Gjatë takimit u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve. Dëshmi e këtij bashkëpunimi është edhe fillimi i zbatimit reciprok të regjimit pa legalizim të dokumenteve, i njohur si regjimi i Apostille-s. Në këtë kuadër, Ministri Bushati falënderoi homologun Reynders për realizmin e këtij angazhimi të ndërmarrë gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Të dy Ministrat diskutuan rreth ecurisë së reformave të ndërmarra nga Shqipëria, si dhe perspektivës së integrimit të Shqipërisë në BE, në veçanti për procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim.

Ministri Bushati e njohu Ministrin Reynders me progresin e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe angazhimin e saj për të vijuar me vendosmëri përmbylljen e reformës në drejtësi, si një hap thelbësor për konsolidimin e shtetit të së drejtës në vend.

Ai vlerësoi si tepër të rëndësishëm rolin e Mbretërisë së Belgjikës në proceset integruese Euroatlantike, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në këtë drejtim.

Në takim u diskutua mbi përballjen me krizën e refugjatëve, si dhe mbi efektet anësore të kësaj krize për BE-në dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Te dy ministrat u ndalën dhe në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sfidat e sigurisë dhe nevojën për një adresim kolektiv në përballimin e tyre. Gjatë takimit u evidentua rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit të përforcuar mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. /Dita/

 

February 15, 2016 11:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*