Bushati vizitë në SHBA, takime intensive në Departamentin Amerikan të Shtetit

November 29, 2017 11:30

Bushati vizitë në SHBA, takime intensive në Departamentin Amerikan të Shtetit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati fillon sot një vizitë pune në Washington D.C., ku do të marrë pjesë së bashku me homologë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një konferencë mbi bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë të organizuar në kuadër të Nismës Future Europe të Këshillit të Atlantikut.

Përgjatë dy ditëve në Washigton, Ministri Bushati do të ketë takime intensive në Departamentin Amerikan të Shtetit, me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, me senatorë dhe kongresmenë, si edhe një takim me Dhomat e Tregtisë amerikane ku do të ketë mundësitë të prezantojë mundësitë për të investuar në Shqipëri dhe thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik.

November 29, 2017 11:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*