Busti i Skënderbeut vendoset në komunën arbëreshe

April 15, 2019 18:16

Busti i Skënderbeut vendoset në komunën arbëreshe

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në bashkinë e Portocannone, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.

Kryetari i komunave arbëreshe të Rajonit të Molises të Italisë Donato Toma ftoi Ruçin të zbulonin bustin. Kryetari i Kuvendit falënderoi kryetarin e komunave arbëreshe të Rajonit të Molises të Italisë, Donato Toma si dhe të pranishmit që merrnin pjesë.

Skënderbeu na ka lidhur me kristianizmin me qytetërimin evropian. Ta gëzoni bustin e heroit tonë kombëtar”, tha Ruçi.

Ruçi ndodhet për një vizitë dy ditore zyrtare në Itali, me ftesë të Presidentit të Dhomës së Deputetëve, Fico dhe Presidentes së Senatit, Casellati.

 

b.b/dita

April 15, 2019 18:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*