Butrinti me “PPP”

October 18, 2019 16:56

Butrinti me “PPP”

Nga Moikom Zeqo

Para disa ditësh në Ministrinë e Kulturës, titullari Michael Granoff, shef i Bordit Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim paraqiti “Planin e Menaxhimit të Integruar të Butrintit”.

Pra bëhet fjalë se si një fondacion jo shtetëror merr përsipër një gjë të pazakontë për ta menaxhuar privatisht qytetin kompleks dhe mjedisin e tij ,siç është qyteti arkeologjik i Butrintit.

Në media të ndryshme shqiptare është folur për këtë rast i cili ngjan si ekskluziv, pra i pazakontë. Ministria e Kulturës padyshim që e miraton një program menaxhimi që është në fakt jashtë strukturave shtetërore.

Një mënyrë e tillë e menaxhimit të një kryevepre të pashembullt të trashëgimisë kulturore shqiptare, siç është Butrinti antik dhe mesjetar, nga një fondacion fare i panjohur, jo shqiptar, jo publik dhe shtetëror ngjan si një “plotësim” i habitshëm por dhe krejt i pandërgjegjshëm i të ashtuquajturave PPP-ve, duke e kaluar versionin që subjektet private shqiptare menaxhojnë subjekte shtetërore shqiptare.

Dihet kriticizmi i shumëllojtë dhe skepticizmi për të ashtuquajturat PPP.

Unë këtë dukuri e kam kritikuar që para pesë vitesh në disa shkrime.

Por aktualisht nuk kish ndodhur që subjekte të strukturuara si jo subjekte shqiptare të merrnin në dorëzim për menaxhim pikërisht një nga qytetet më të famshëm të Europës në guidat arkeologjike botërore, Butrintin e Shqipërisë.

Puna shumë vjeçare gjatë jetës sime si arkeolog, njohja e trashëgimisë së monumenteve poliforme dhe shumëkohore të shekujve më bën që të kem gjithmonë një dozë skepticizmi për të gjitha nismat që ndërmerren qoftë shtetërisht nga Ministria e Kulturës, qoftë dhe në formën e një bashkëpunimi hibrid midis shtetit dhe fondacioneve të cilat nuk janë subjekte shqiptare.

Me të drejtë arkeologu i shquar, kolegu im Neritan Ceka ka kritikuar ashpër planin e menaxhimit të Butrintit dhe të parkut të tij që siç dihet është i mbrojtur dhe nga UNESCO.

Jam plotësisht dakord me shtjellimin e tij profesional dhe shqetësimin qytetar.

Por le të kthehemi tek çështja kryesore e një akti të tillë që bëhet i njohur për të lëvizur dhe funksionuar në mënyrë legale.

Çfarë përfaqëson fondacioni i cili nuk di pse quhet në mënyrë shokuese por dhe klienteliste si Amerikano-Shqiptar.

Mund të kishim si alternativë një subjekt të mirëfilltë të quajtur Shqiptaro-Amerikan, siç e nënvizon me të drejtë Neritan Ceka.

Përveç faktit që Michael Grenoff është amerikan nuk kemi asnjë të dhënë tjetër se çfarë organizimi dhe çfarë cilësish shkencore por qoftë dhe menaxhuese paraqesin të ashtuquajturit bashkëpunëtorë të stafit në fjalë.

Le të ndalemi tek ideja e menaxhimit.

Ç’do të thotë të menaxhosh një qytet kaq të pazakontë arkeologjik si Butrinti dhe mjedisin e tij nga një fondacion që as e ka fare idenë apo i mungon plotësisht përvoja e drejtpërdrejtë, me monumentet e Butrintit, që nuk ka absolutisht asnjë njohje dhe lidhje me arkeologët shqiptarë, studiuesit e shquara të monumenteve të Shqipërisë, të cilët për shumë vjet krijuan Shkollën Shqiptare të Arkeologjisë në një nivel të lartë, me botime, revista shkencore, me konferenca ndërkombëtare të arritjeve arkeologjike saqë një arkeolog i madh me të drejtë i quajti arkeologët shqiptarë të denjë, sepse “hyjnë nga Porta e madhe e Arkeologjisë në bashkësinë e studimeve cilësore botërore”.

Arkeologët shqiptarë që kanë punuar në Butrint kanë punuar për vite të tëra jo vetëm me gërmimet por dhe me botimet e tyre.

Kujtoj tani me respektin më të madh arkeologun e ndjerë Dhimosten Budina por dhe kolegë të tjerë si Kosta Lako, apo ekspeditat të shpeshta në Butrint drejtuar nga arkeologë të njohur si Selim Islami, Neritan Ceka etj..

Shikoni studimet e tyre adekuate. Krejtësisht profesionistë për historinë antike dhe mesjetare të Butrintit.

Si ka mundësi që arkeologët shqiptarë që e njohin Butrintin thellësisht nga përvoja të pashlyeshme as të mos konsultohen, as të mos përfillen qoftë dhe nga një Fondacion me emrin e zhurmshëm Amerikano-Shqiptar, pra të hartohen projekte apo drafte menaxhuese nga njerëz që padyshim janë diletantë në arkeologji.

Ka dhjetëra e mijëra fondacione të tilla të ngjashme që gëlojnë në anonimatin e pafund të Europës, të Amerikës apo dhe të planetit.

Kush e bën zgjedhjen dhe ç’të drejtë ka për ta bërë këtë zgjedhje për ta menaxhuar Butrintin nga një strukturë që nuk paraqet për transparencë asnjë kurikulum, asnjë punim shkencor, asnjë studim, asnjë libër, asnjë titull akademik të ashtuquajturve elementë përbërës të strukturave qoftë dhe private.

Si ka mundësi që shteti shqiptar, Ministria e Kulturës të mos bëjë asnjë konsultë me specialistët që ende janë gjallë, por në mënyrë okulte tinëzare dhe të fshehtë bien dakord për një fondacion që ka të paktën një provë, mjaft kuptimplotë që para ca kohësh bënë sikur restauruan “Pazarin e Gjirokastrës” me fondet e tyre duke treguar një mungesë totale profesionalizmi sidomos në shkuljen e kalldrëmeve “Kundër këtij veprimi unë kam reaguar disa herë në shtyp” pa asnjë shkëlqim lavdie, duhej që ky Fondacion që la nam në Gjirokastër të kritikohej dhe t’i kërkohej llogari.

Më shqetëson shumë fakti që në rrafshin shtetëror të përfaqësimit mbahet një qëndrim i “negativizmit të plotë dhe absurd” ndaj gjithë traditës dhe meritave të arkeologeve shqiptare por dhe të personaliteteve të shquara të kulturës.

Asnjëherë nuk kam patur në këto 30 vjet një qëndrim anti-kulturë, një urrejtje patologjike ndaj shkencëtarëve, arkeologeve, specialistëve të monumenteve, asnjëherë nuk ka ndodhur që të ketë një margjinalizim dhe një banalizim në çdo ind të jetës ndaj kulturës kombëtare shqiptare. Në të gjithë administratën e Ministrisë së Kulturës, apo të vendeve organizuese që lidhen me Monumentet e Kulturës, nuk ka asnjë specialist, asnjë doktor shkencash, asnjë profesor apo akademik, por ka vetëm zyrtarë dhe militantë të dëgjueshëm, të klonuar dhe që nuk e kanë idenë e ideve shkencore dhe kulturore.

Është me të vërtetë një situatë e mjerueshme.

Asnjëherë nuk e kam kuptuar pse ndodhi kështu. Asnjëherë nuk më ka shqetësuar kaq shumë kjo gjë saqë më kujtohen vetëm skenat e teatrit absurd apo tregimet onirike të Franc Kafkës.

Në vitin 1991 si Ministër i Kulturës i Shqipërisë mora pjesë në takimin e parë të ministrave të Kulturës së Ballkanit që u mbajt në Ankara.

Pikërisht në këtë kohë, me kërkesën time, autoritetet turke më ndihmuan të shkoj për të parë Trojën.

Në mendjen time kishte një shtrëngatë të imagjinatës për Trojën e Homerit, apo për Trojën e Shlimanit, (i cili e zbuloi).

Por kur e kam parë se me çfarë përfaqësohesh Troja e famshme nga pikëpamja arkeologjike pra vetëm me disa mure dhe monumente të dëmtuara kam ndjerë një zhgënjim.

Në një nga shkrimet e mia kam shkruar se “duhet shkuar në Trojë për të kuptuar se ç’qytet madhështor arkeologjik, në të gjitha kuptimet i papërsëritshëm është qyteti i Butrintit”.

Butrinti mund të futet në një nga dhjetë qytetet arkeologjik të Europës por dhe më gjerë.

Qyteti i Butrintit me parkun e tij me një mjedis të paparë natyror (mos harroni asnjeherë liqenin) deri më sot është menaxhuar nga shqiptarët, mirë apo keq por që ka qenë krejtësisht e përballueshme nga ana e shqiptarëve që ta menaxhonin këtë qytet të Shqipërisë.

Si vallë mund të arrihet në Pikën Zero dhe befas të zhduket gjithë vetëdija dhe aftësia menaxhuese e shqiptarëve për qytetin e Butrintit i cili vetëm nga shitja e biletave siguron mbi 1 milion dollarë në vit.

Shumë e çuditshme tingëllonte fjala e kreut të Bordit të Fondacionit Michael Granoff që tha para mediave në 15 tetor 2019: “Kuptuam që nuk duheshin hedhur më shumë para, por duhej një ide tërësisht e re, dhe kjo na çoi tek një ligj i ri, që do të bënte të mundur një plan të tillë menaxhimi”.

Granoff  “u mburr”, për afërsinë që kishte me subjektet qeveritare kur deklaroi: “Nuk di të ketë shumë organizata të tjera që kanë aftësinë që të kenë një partneritet kaq të mirë me Ministrinë dhe me Qeverinë për të krijuar një ligj të ri që afron arkitekturën dhe mundësinë e organizimit dhe menaxhimit të Butrintit.”.

Nga njëra anë Qeveria proklamon perspektivën imagjinare  të një turizmi kulturor dhe nga ana tjetër pikërisht “një nga thelbet e thelbeve” të arkeologjisë në Shqipëri dhe në Europë qytetin e Butrintit ja jep de jure dhe de facto një Fondacioni të huaj për të mos thënë i panjohur dhe në rastin më mirëkuptues mund të themi nuk e dimë se çfarë përfaqëson.

Në vend që kjo Qeveri të krijojë struktura punësimi qoftë dhe në aspektin e turizmit kulturor me subjekte dhe vende profesionale me shqiptarë, me dijetarë, me specialistë, pikërisht edhe një ide të tillë punësimi e anulon dhe nuk e vë asnjëherë në zbatim.

Nuk e di sinqerisht se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me “menaxhimin të një fondacioni pa specialistë” në një kohë që vetëm fitimet nga biletat janë një motiv biznesi i mirëfilltë.

Qeveria dhe të tëra organizimet që lidhen me rrjetin shtetëror të kulturës duke bërë një zgjedhje të tillë shpallin publikisht “një vdekje të bardhë të arkeologjisë shqiptare, të monumentologëve dhe të dijetarëve”.

Është një akt i pastër anti-kulturor dhe anti-shkencor, pra edhe një sindromë e rëndë e një plogështie të pafalshme të vetëdijes qytetare.

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjessëm pa lejen me shkrim të redaksisë

October 18, 2019 16:56
Komento

19 Komente

  1. rama me ppp & granoffme bbb October 18, 17:24

    .Ky emri me inicialet M.G. nuk me tremb shume per Butrintin dhe P.P.P-ete e Rames por per rolin e tij pro dyshes kriminale 2B (plus ilir meta i treti) edhe ne ngjarjen makabre te 21 janarit 2011
    .
    Nese keto qe thoshte Mero Baze para 7 vjetesh jane te verteta le te shkoje dhe Butrinti per lesh si shkoi Shqiperia ne masakren e bulevardit
    ( editorial nga mero baze pas 21 janarit 2011)
    Michael Granoff njihet në Shqipëri prej vitit 1995, kur Amerika e emëroi Drejtor të Fondit Shqiptaro- Amerikan të Ndërmarrjeve, një sipërmarrje e cila rezultoi e suksesshme dhe është ende sot aktive në Tiranë. Prej saj lindi Banka Amerikane në Shqipëri, ndërsa sot ata janë prezent në disa biznese të mëdha në vend, siç është prodhimi i kartave të identitetit, apo disa sipërmarrje në biznese të tjera, përfshi banka, supermarkete, apo projekte të tjera, po kryesisht partnerë me biznesmenë të enturazhit të Berishës dhe familjes së tij.

    Në verën e vitit 2009, kur Berisha po përpëlitej mes shpresës dhe makthit për të ndërtuar koalicionin me Ilir Metën, Granoff ishte inkurajuesi i duhur dhe garanti i tyre në Uashington. Inteligjent dhe eficent për t’i mbyllur problemet pa shumë zhurmë, ai konsolidoi fort raportet e Berishës me Podesta Grup, një nga grupet më të forta të lotimit aktual në SHBA, me rol kyç në administratën e Obamës, të cilët janë e vetmja barkë shpëtimi për Berishën në Uashington. Me pagesa marramendëse për gjëra qesharake, ata shfaqin Berishën në bursën e NASDAQ, duke i rënë gongut pasi ky i fundit ka paguar një faturë 360 mijë dollarë, përdorin vizitën e tij në OKB në New York, formalisht një ekstraterritor i SHBA, për t’i organizuar Berishës një takim me biznese shqiptarë që flasin anglisht, duke i marrë ata nga Tirana në Uashington. Kush mban mend emrat e atyre që morën pjesë në atë forum kujton se kryesor ishin Michael Granoff, Ambasadori Frank G. Wisner, si këshilltar i çështjeve të jashtme te Patton Boggs, Christian Canacaris, CEO, Raiffeisen Bank në Shqipëri, David Welch, Presidenti për Evropën Afrikën dhe Lindjen e Mesme në kompaninë Bechtel, e cila përlau 1.5 miliard euro për 60 km rrugë, të cilën tashmë e kemi të bllokuar, Suneel Gupta, CEO & zëvendëspresident ekzekutiv i Bankers Petroleum, Albania si dhe Sotiris Kapotas, president i Stream Oil & Gas, kompanisë që ka marrë gjashtëdhjetë përqind të vendburimeve të naftës në Shqipëri, dhe faktikisht i përket merita partnerit të Albana Vokshit, licencuar në kohën që motra e saj bënte ligjin në Ministri të Ekonomisë.

    Duke parë krizën e Berishës me SHBA dhe rrethimin diplomatik që i është bërë atij, vizita e Berishës në OKB ishte rasti për të krijuar idenë se Berisha u prit dhe jashtë dyerve të OKB, duke shkuar atje faktikisht “me bukë me vete” siç thotë një shprehje popullore shqiptare.

    Berisha nuk i kursen paret për lobistët që tentuan t’i çajnë rrethimin, por duket se ata nuk arritën t’i shpëtojnë gjithçka. Përfundimet e rezultateve të FBI e hodhën në erë përfundimisht imazhin e qeverisë shqiptare në Uashington dhe kundërshtimi i tyre i egër prej Berishës, duket se ka hequr pluhurin e dosjeve të vjetra të tij në zyrat e shtetit amerikan. Lobistët e tij atje u detyruan të kthehen nga mbështetës të Berishës në informatorë të tij për perceptimin që Departamenti Amerikan i Shtetit ka për të dhe politikën e tij. I vetmi rekomandim i ardhur prej tyre ishte sfumimi i tij dhe nxjerrja e Lulëzim Bashës në plan të parë. Granoff ishte përsëri gati. Ai prodhoi udhëtimin e Bashës në Uashington, leksionin në një universitet dhe ju gjend në krah për të improvizuar njësoj si Berisha disa muaj më parë, një takim me biznesmenë amerikanë, që në fakt ishin sërish Paton Gazz, i paguar nga Berisha dhe Granoff.

    Sërish me sforcim të madh në sfondin politik shfaqet Eliot Engëll, i cili po ngrys karrierën si kongresmen demokrat për New York-un, me dreka dhe darka shqiptares, të cilat duket se e kanë stërvitur atë të mos mërzitet, por dhe as të mos mërzitë askënd më me problemet e tyre. Shumë vetë panë me dyshim pse tonet e Lulëzim Bashës ndryshuan nga Uashingtoni për vrasjet në bulevard. Panë se ai i quajti ata të pafajshëm dhe kërkoi t’i lihej në dorë drejtësisë. Michael Granoff ishte pranë tij. Nga anija e madhe e pushtetit të Berishës, që po mbytet, duhet të shpëtohet ç’të mundet. Lulëzim Basha është njeriu i duhur për tu licencuar si i moderuar, pasi është pjesë e komprometimit të madh. Ai ka marrë pjesë në lobimin e Rrugës së Kombit, me lobistët që ishin në krah të Berishës, duke ndërtuar me një shifër skandaloze një copë rrugë që po varros ekonominë shqiptare. Ai është pjesë e negociatave të vitit 2009 për koalicionin e ri dhe sot brenda PD shihet si një pol pushteti në aleancë me Ilir Metën më shumë se sa me njerëzit e tjerë tradicional të PD-së. Më 21 Janar ai ishte në zyrën e Sali Berishës kur u vendos për të qëlluar mbi qytetarët. Katër prej tyre vdiqën, të tjerët i shpëtoi Zoti, kurse urdhëruesit po përpiqet t’i shpëtojë i talentuari Granoff.

    E ka pak të vështirë, por nuk është se nuk po ia del. U shfaq sërish në krah të Lulëzim Bashës në Katar, atje ku nuk ka debate për demokracinë apo vrasjet politike, por flitet vetëm për miliona. Ka gjithmonë një arsyetim dhe për këtë. Fondi i tij do t’i qëndrojë afër ambicieve të zotit Basha për të ndërtuar diçka në Tiranë, diçka që akoma nuk ia dimë emrin, fytyrën apo shifrën që kërkon. Dimë vetëm që tashmë atij i duhet të shpëtojë ç’të mundet nga “gjemia” e Berishës. Ka zgjedhur Lulëzim Bashën me idenë se gjërat e lehta qëndrojnë mbi ujë, por kur janë vërtet bosh. Ky i fundit ka aq gjëra të rënda në karrierën e vet, sa kemi frikë se zotit Granoff do t’i duhet kohë më vonë të mbrojë Fondin që drejton në Tiranë, formalisht fond jopolitik, nga komprometimi me politikën personale dhe lobimin në favor të atyre, të cilët FBI i ka certifikuar si udhëheqës që kanë vrarë njerëz të pafajshëm…
    .
    Pra qaje Moikom Butrintin me PPP e Rames por duhet te ulurini per BBB-te e Granoof-it

    Reply to this comment
  2. Haka Tekizoti October 18, 17:35

    Qeveria, dhe kur them qeveria është fjala drejtpërdrejtë për anarshistin apo fashistin antikulturë Edi Rama, sepse kukullat i përdod ai, pra qeveria ka shkarë tmerrësisht keq, deri në antikulturë. Kjo është më shumë se turp për një njeri që vjen nga kultura. Dhënia e Butrintit të njohurve të Ramës, që janë inkonjito pë publikun, vjen erë ndyrësi. Ky duhet ndaluar të bëjë sipsas karroqes së vetë, dhe duhet bërë sa s’është vonë. Ky po qelb dynjanë gjithandej.

    Reply to this comment
  3. mirel October 18, 17:51

    I dashur Komi!
    Uroj te jesh mire dhe te kesh aq fuqi sa te perballosh dhe kete shuplake qe ti si gjithe shqiptaret e hane perdite nga qeveria jone.
    Shkrimi jot eshte kembane alarmi per gjithe shqiptaret kudo qe jane.
    Ne fakt, nuk mund te thuash “nuk e di se ckane nder mend qeveria e ministria”. por duhet te nxjerresh nje konkluzion llogjik.
    Tashme qeveria eshte e mbushur me leke.
    Ka grabitur cdo gje me PPP, Nuk behet fjale per miliona, po per miliarda qe i kane te fshehura ne llogarite e tyre jashte.
    Pse e shesin dhe Butrintin?
    Nuk ben sens ne asnje kendveshtrim. Dhe ne Amerike, dhe ne Evrope terrenet arkeologjike jane prone shteterore.
    Por, duket se qellimi i shtetit aktual shqiptar nuk eshte thjesht fitimi.. I kane bere aq miliarda sa te mos e vrasin mendjen per ate pune.
    Problemi eshte qe Ramut qelbesira dhe qeni i tij perkates, ministri i Kultures, pra kasta e tradhetareve qe kemi ne krye, ka nje mision tjeter pervec fitimit.
    Qellimi i Ramutit eshte shkaterrimi i shtetit shqiptar, i historise dhe cdo lloj deshmie te hershme te qyteterimit qe kemi, cdo lloj deshmie te ekzistences dhe ndergjegjes kombetare, dbe copetimi me i thjeshte ne toka greke dhe serbe.
    Jo me kot, ideatori i ketij programi, Ramut Zogolli ka gjithnje ne mendje asgjesimin e LANCL, ashtu sic ka qene dhe eshte dhe per origjinen serbe te Skenderbeut, qe nese nuk e ka shprehur, e ka perkrahur, me mikun e tij te ndjere Adrian Klosi.
    Kjo eshte rruga e nisur qe ne 90en, ku me shkaterrimin e historise se afert te LANCL, nisi shkaterrimi i Historise pakes me te larget, sic ishte serbezimi i Skenderbeut, dhe perfundojne ne zhdukjen e thesarit historik te Lashtesise qe deshmon per ekzistencen tone ne shekuj.
    Miresevini ne Shengenin grek te Jugut, se deri ne Shkumbin e kane serbet.
    Shqiptaret vertete po me zhgenjejne si qenie te ndergjegjshme. Jo me qe nuk mund te shkojne ne Europe nje turme speciesh te gjalla qe nuk arrijne te kuptojne ceshtje themelore si Kombi dhe Shteti, por asnje vend edhe ne boten e trete nuk do na pranonte ne gjirin e vet.
    Lloji i kafshes qe vetem ripertypet nuk mund te krijoje ndergjegje. As ndergjegje kombetare.
    Ketu mbaron gjithcka

    Reply to this comment
  4. Aleksander Thana October 18, 17:52

    Butrinti eshte Diamanti Shqiptar I Mesdheut. Ndergjegjesohuni per kete! Vini ligje strikte per pasurine historine kombetare qe e lakmojne te gjithe, ne nje shtet si hani pa porta ! Nuk mjafton cfare jane grabitur e vjedhur, e shitur per thridhjete vjete. Eshte pasuri, kaluar arit, qe grabitet e s’kthehet me !!! Merrni pak pyka, o shtetare-pushtetare, qe s’u bete nje here per vendin tuaj.

    Reply to this comment
  5. Nje shqiptar October 18, 18:27

    Nje kulle shumekateshe duhet te ndertohet edhe ne kodren e Butrintit pasi te kemi grabitur e shitur ne tregun e zi tere mrekullite arkeologjike qe gjenden ne nentoken e tij!!!!

    Reply to this comment
  6. Pellazgos October 18, 18:28

    Buthrotosi i Lashte Greke,zoti Alessandro Thana,nuk ka qene dhe nuk mund te jete pasuri kombetare e nje shteti te krijuar nga Deputet turq si Ismail Beut.
    Nuk mund te jete pasuri kombetare (perusi greqisht) Epidhamnosi Greke (Durrazzo shqipetare) ne nje State te krijuar nga Osmanet kunder Greqise,Epirit,Ilyrise,Arvanitasve.
    Rruga qe zgjodhen turqit ne Ndergjegje si Ismail Beu,vellezerit Frasheri,Hasani etj qe shkuan ne Kostandinopolin e Kastriotis ishte per nje Turqi te fuqishme,kur Heronjte e Greqise dhe Epirit Arvanitasit po vriteshin per clirimin e Kombit te tyre Greke dhe kunder “Shqipetareve myslimane”.
    Shqiperia nuk mund te behet kurre “Komb” por nje State protektorate I Turqise dhe ne nje te ardhme I Italise.
    Kjo duket me Terezen qe nuk ka pune ne nje vend te Pirros se Epirit.
    Ose me Pirron dhe Ilyret,ose me armiqte e tyre,rruge tjeter nuk ka.

    Reply to this comment
    • pse e helmuat Aristidhin Pellazg ? October 18, 19:33

      replike me pellazgosin
      .
      Nuk ka egzituar ndonje here Greqia ne planetin e Tokes…vecse ca ngulmime ne vende mesdhetare si qytet shtete.
      .
      Greqishtja ka qene gjuhe mesdhetare dhe i ngeli greqise..asht si mund te themi sot per anglishten e Amerikes..
      .
      Nuk po flasim per dokumentarine SKY-it per revolucjonin e 1821 qe ishte 95% merite e arvaniteseve me ADN shqiptare..as per HEROIN KOMBETAR VIRTUAL ARISTIDH KOLJA qe befasoi me argumentet e tij per madheshtine e gjuhes vjeter shqip..

      E keqja e Shqiptareve eshte se nuk lexojme shume per prejardhjen tone por dhe kur lexojme dhe e kuptojme qe mbi ne eshte kryer nje genocid i paster ku kemi arritur qe nga kombi me i fuqishem ne Ballkan sot jemi kthyer nen nivelin e vilajeteve te kohes osmane.
      .
      Do marr tre shembuj te pabesueshem mbi Arvanitasit e Greqise nga fisnikja Maria Eftimiu qe thote pa ju dridhur qerpikut nga ekstremistet fondamentaliste palloshgeve greqisht-foles preaj ardhjen shqiptare te Greqise Artificjale ( i keni ne video)
      SHEMBULLI PARE :
      Disa vite pas revolucjonit arvanitas ne Greqine e Sotme…ne nje ishull prane Athines shkon nje mesues GREQISHTFOLES qe tu mesoje abc-ne nxenesve te vegjel.
      .Per cudi ne klase asnje nuk fliste greqisht ..te gjithe shqip….Mesuesi shkon te kryeplaku dhe i qan hallin dhe ky i fundit i thote..Zoti Dhaskal ! Qe te te kuptojme femijet meso te flasesh shqip pastaj komuniko me nxensit mesimet e tjera…..
      .
      SHEMBULLI DYTE :
      Shkon zonja Marie Eftimiu ne nje qytet te vogel jo shume larg Athines ( para rreth 35 vitesh) futet ne nje dyqan te mikes se saj dhe i bie ne sy nje djale i pashem dhe donte ta intervistonte per studimet e saj dhe i thote me xhentilence: Si te quajne Qirje…….Djali i pergjigjet ..me quajne BUKUROSH…..vazhdon dhe i thote MOS JE “ARVANITIQIS KATAGOGJIS..mos ke prejardhje shqiptare “….ne asnje menyre i thote Bukuroshi jam safi ELINAS…..dhe djali u largua..
      Pas disa ditesh shkon Bukuroshi dhe takon shitesen se Maria kishte ikur ne Athine…Thuaj asaj zonjes qe jam ARVANITAS(SHQIPTAR) dhe jam krenar per te dhe te me fali…..Pra te nderuar lexues e shikoni sa veshtire e kane shqiptaret e greqise te deklarojne ne publik se jane me prejardhje Shqiptare edhe kur kane emra 101% shqiptare si Bukurosh..
      .
      SHEMBULLI I TRETE
      Profesoresha e nivelit Evropian Maria Eftimiu ne leksionet e saj ne video jep rreth 300-350 mbiemra te sotem qe perdoren ne Greqi qe kane preardhje te paster Shqiptare dhe nese shohim peshen qe ato zene ne popullsine greke perbejne jo vetem shumicen absolute por dhe njerzit me te rendesishem ne politike-kulture-biznese..
      …………….
      PRA keto qe thote profesoresha greke Eftimiu jane aq bindese dhe te vertetuar shkencerisht sa ky palloshi pellazgos duket si “mikruciko”
      .

      Reply to this comment
  7. dashamires October 18, 18:31

    Shoku Zeqo, po te kesh me shume deshire per te pare dhe sidomos per te thene ate qe sheh, do te thoshe Shqiperia me PPP.

    Reply to this comment
  8. Niku October 18, 19:19

    Bashkohem me ju Moikom. Ka mbetur vetem ajri qe te privatizohet në Shqiperi. Fajin e ka kjo klase politike e papergjegjeshme, e cila në fillim shkateroi ekonomike dhe tani po shkateron kulturen. Sa per kete Granoff, mund te them se ky eshte amerikani me negativ qe ka ardhur në Shqiperi. Te gjithe te huajt vine dhe ikin ndersa ky eshte ngjitur si muti pas kepuce dhe nuk shqitet. Ka gjetur shesh dhe ben pershesh.

    Reply to this comment
    • Tiranas October 19, 09:01

      Niku, ajri nuk privatizohet ne Shqiperi ai vidhet duke mos shpenzuar asnje leke. . Hotel Tirana pasi vodhi gradualisht meter pas metri trotuaret
      dhe rruget rreth tij, ne keto troje tani po nderton nje kulle 100 metra te larte duke u vjedhur ajrin dhe diellin tere kojshive. Kjo eshte vjedhje ne tre dimensione. Si hajdut ne kantjerin e hapur nuk ka vene asnje tabele per te paraqitur çfare po ben. Me ato hapesira ai , sipas ligjeve ne fuqi, mund te ndertoje vetem nje 12 katesh, por jo do te ndertoje 35 kate, i duhet ajri. Me mijra makina do te sulen ne qendren e Tiranes ku do te levizin. Bashkija, keto dite i dhuroi ketij ndertuesi edhe nje korsi te unazes te vogel qe e inaguroi vitin e kaluar. Bashkija hapi tere Bulevardin Zogu i Pare , gjoja per ta rihabilituar, por ne te vertete eshte per te hapur kanakin e shkarkimit te ujrave te kesaaj kulle. Kush paguan shpenzimet: jemi ne qe do te paguajme taksat per te ndertuar infrastrukturen qe prishin keta kulla.

      Reply to this comment
      • mirel October 19, 17:36

        Koment shume i sakte. Nje aspekt qe as nuk diskutohet apo nuk vihet re fare.
        Njerezit jane mesuar te paguajne cdo lloj takse si dele ne rradhe, dhe as nuk e konsiderojne fare demin qe u shkaktohet nga ndertimi i kullave, prishja dhe rindertimin e infrastruktures.

        Reply to this comment
  9. Aleksander Thana October 18, 20:11

    Qirje pellazgjikosi, bashke me cobanin panajotis varikari, me hamzaqis dhe te tjeret cobene dhe evgjite te konvertuar me evroset e Janulles, nuk e vlen te harxhoj boje e kalem me injorante dhe korrofillake so ju. Deri dje kini qene si qente e zgjebosur e te rrahur, sot ju kane dale puplat. Do vije prape dita edhe per ju!

    Reply to this comment
  10. Llazari October 18, 20:12

    Ke shume te drejte Moikom. Po kujt ja thua?Qeverite shqiptare vetem parat e tyre te vjedhura nuk japin me PPP. Vec te tjerave me keto PPP bejne edhe me shume pare. Dhenia e Butrintit eshte me e madhja ne llojin e saj,porato keshtu kane dhene gjithe pasurite nentoksore te vendit. Kur do t”i vij fundi ketij turpi ?

    Reply to this comment
  11. Lili October 18, 20:41

    O a behemi bashke me t’ju dall me nje hu e me i rreh mire derisa s’tu bjere me ne mend nje ide e tille eshte puna , se pa iu hi dru nuk do te ndalen keto horra!

    Reply to this comment
  12. Vatra October 18, 21:32

    Në Gjermani kemi parë kështjellat mesjetare të njohura edhe në botë dhe me mumēr vizitorësh mija herë ma tepër se Butrinti privatët i posedojnë dhe menaxhojnë bile edhe nga USA dhe Kina pse atje nuk është politiko-probleme si në Shqipëri ku edhe një WC publike ti ipet privatit ka me u shiku dhe komentu si korrupcion

    Reply to this comment
    • mirel October 19, 17:38

      Ti Vatra shikon gjithmone ate veren e halese.
      Ne kemi jetuar ne Amerike, te gjitha ndertimet e vjetra jane parqe publike dhe i menaxhon qeveria federale.
      Ha mut aty te vrima e Ramutit ate bej

      Reply to this comment
  13. LEON October 19, 00:05

    Dhenia e Butrintit me PPP,i ve kapakun te gjitha poshtersive.Edhe me keq,kur prapa ketij fondacioni Amerikan te qendroje LOBI GREK NE AMERIKE.
    E vetmja pasuri arkeologjike e plote,e ruajtur e vizitueshme fale investimeve,mundit dhe profesionalizmit te 100 vjet kerkime nga arkeologet italiane dhe shqiptare.
    Cfare granofi mor Rame idioti!
    Ne Butrint ka punuar se pari Ugolini,me nje investim kolosal te shtetit italian per te nxjerre ne drite vendin nga u nis Enea i famshem i Trojes,qytetin e Neoptolemit,birit te Akilit pellasg.Ne butrint ka punuar Hasan Ceka,nxenes i Camillo Prashniker dhe Carl Patchit,Autoriteti numur nje ne bote i Arkeologjise Ilire.
    Cfare Granoff mor.
    Keta sharlatane po shtine ne dore pasurite e rralla te lashtesise shqiptare,per te formuar unazen greke ne brigjet e lashta te qyteterimit iliro-epirot.
    Me Butrintin fillon lufta.
    Terhiqu Rame,se me Butrintin ke shitur rrenjet e shqiptarise,ke dorzuar themelet e kombit.
    Do ta paguash shtrenjte,por terhiqu sa nuk eshte vone!

    Reply to this comment
  14. Pellazgos October 19, 17:47

    Shqipetaret e Vertete qe e considero jane veten Epirote dhe pasardhes te Jeorgios Kastriotis,te Pirros,nuk kane lidhje me Hamzate,Sulejmanet,Idrizet,Qemalet,Naimet se keta luftuan per Osmane,kjo besoj nuk ka vend per discutimi.
    Pirros luftoi per Magna Grecian e Arkimedit per te cilen luftuan Epirotet,
    Tani pse turkoallvanosat e lene kufirin ne Prevezen turke,eshte ceshtje per tu marre shkenca (science).
    Pse Jeorgios Kastriotis e mori flamurin Greke te Bizantit nga Kostandinopolis dhe turkoallvanosat e quajne akoma (ancora) Stamboll kur kujtojne se respectojne “historine” e tyre edhe per kete duhet te merret shkenca.
    Pse dikush Agios Saranden e Kastriotis e quan Santa Quaranta se I pelqen (piacere) lireta e fashisteve dhe nuk gjobitet apo denohet edhe per kete ne Al-banistane duhet te merret shkenca.
    Pse (perke) “Shqipetaret “ e identiteteve turke dhe italiane nuk e njohin kete zone historike boterore si Epir,por kur kalojne kufirin e Kakavijes thone qe jemi Vorio Epirot nga Shkodra edhe per kete duhet te behet dicks zoti “historiane dhe Arxeo-lloge Ceka e Company.
    Cilido njeri qe mundohet te mashtroje ne interes te “Atdheut” te ndertuar mbi erre,eshte nje deshtim dhe mosmirenjohje te vete Kombit.
    Une e kuptoj (kapito) qe helmi turk apo fashist ka depertuar shume,por me deshire,realitet,kthjelltesi mund te vini ne vend Nderin tuaj dhe tonin.
    Mos I lini barbaret te na ofendojne qe jemi thjesht nje State Myslimane,kemi Femra te bukura Berluskoni idiot,Hiqni bustin e Kastriotit se keshtu e do Sulltani Erdogan,etj
    Cdo gje varet nga Ne te nderojme gjakun tone te mohuar nga Turqia dhe Italia ne emer te Al-banistanit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim