“Butrinti, privatit?! E paparë, e padëgjuar në botën e qytetëruar!”

November 9, 2019 21:56

“Butrinti, privatit?! E paparë, e padëgjuar në botën e qytetëruar!”

Etleva Nallbani është arkeologe dhe studiuese, jeton dhe jep mësim në Sorbonë, Francë

Çështja e dhënies së Butrintit me koncesion e ka prekur si profesioniste por edhe si  qytetare.

Biseda më të në Dita vjen pasi, disa ditë më parë shefi i bordit “Fondi Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim”, Michael Granoff dorëzoi pranë Ministrisë së Kulturës “Planin e menaxhimit të integruar të Butrintit”!

Madje ministrja Elva Margariti dhe Granoff  dolën përballë gazetarëve ku folën për draftin në përgjithësi duke u ndalur tek anët pozitive sipas tyre.

Studiuesi Moikom Zeqo, reagoi në Dita duke e konsideruar këtë një vendim skandaloz, ndërkohë arkeologia Etleva Nallbani, nëpërmjet kësaj interviste e konsideron këtë hap të institucioneve shtetërore të paimagjinueshëm dhe të pa papranueshëm.

“Si mund të jem unë dakord me një gjë të tillë, të paparë e padëgjuar në botën e qytetëruar?! U drejtohem profesionistëve, arkeologëve, specialistëve të trashëgimisë kulturore, studentëve po ashtu dhe banorëve në masën më të gjerë. I kuptoj thellësisht dhe vuaj së bashku me ta frustrimin e këtyre viteve të vështira, të cilat në vend të ushtrimit të dijes në të mirë të trashëgimisë arkeologjike, na kanë vënë përpara presionesh dhe situatash absurde. Por duhet gjetur përsëri forcë e kurajo për të dalë nga amullia, e duhet kuptuar se ka vetëm një rrugë të drejtë. Ne si profesionistë kemi përgjegjësi. Instancave drejtuese qofshin shqiptare apo ndërkombëtare, u drejtohem thjeshtë: MOS LINI NAM!” – shprehet Nallbani.

Më poshtë intervista e saj për DITA botuar numrin e sotëm.

 

-Znj.Nallbani, Fondacioni Amerikan i Zhvillimit ka dorëzuar në Ministrinë e Kulturës një draft për Menaxhimin e Integruar të Parkut të Butrintit. Në media është komentuar si një dhënie e Butrintit me PPP. Si e komenti këtë nismë?

T’ju them sinqerisht, e pata shumë të vështirë të vendos t’i përgjigjem pyetjeve tuaja. Çështja më duket shkelje flagrante dhe duke diskutuar mbi të, duket sikur e legjitimon… Unë draftin nuk e njoh, por në parim shpreh habi shumë të madhe, sepse Butrinti është një Park Kombëtar, ka ndërkohë një bord që e menaxhon prej vitesh, jo vetëm arkeologjinë por edhe natyrën përreth Butrintit. Parku i Butrintit është një pasuri botërore në listën e UNESCO-s, vitrinë e arkeologjisë dhe turizmit shqiptar, ka më shumë vizitorë dhe prodhon më shumë të ardhura nga gjithë sitet dhe monumentet në Shqipëri.

Një nismë e tillë, pra termi PPP të cilës ju i referoheni, ka më shumë lidhje me botën e biznesit se sa me botën shkencore dhe të trashëgimisë… Nuk e kuptoj arsyen e një ndërmarrjeje të tillë. Butrinti është vendbanim i trashëgimisë shqiptare dhe një veprim i tillë, pra dhënia në menaxhim privatëve, vetëm e varfëron dhe degradon marrëdhënien e shqiptareve me trashëgiminë e tyre historike e kulturore.

Butrinti

-Sa për rikujtim, çfarë vlerash ka Butrinti?

Më duket si e kotë të flasim këtu për vlerat që ka Butrinti, kur ndërkohë ai është në listën e UNESCO-s… Megjithatë për t’i rikujtuar vlerat i ka të shumëfishta, si në aspektin territorial ku gjithë areali i mbrojtur është shumë i rëndësishëm: ka biodiversitetin në kuadrin e liqenit dhe të një territori shumë të gjerë të mbrojtur; po ashtu në aspektin e trashëgimisë kulturore, ka monumente arkeologjike që përfaqësojnë një jetëgjatësi të rrallë historike, që nga periudha arkaike deri në atë veneciane e osmane; ka një nivel shumë të lartë të ruajtjes së monumenteve, ku kemi kryevepra të arkitekturës antike.

Veçoj Teatrin dhe tempujt antikë, baptisterin e jashtëzakonshëm paleokristian, citadelen veneciane, fortifikimet, po ashtu janë monumentet e fushës së Vrinës, kisha me kompleksin në Diaporit, e sa e sa të tjera! Nuk është një monument i vetëm, por është një qytet me territorin e tij, ndër shekuj. Këtu madje përfitoj të nxjerr në pah punën e madhe të Institutit të Monumenteve për ruajtjen dhe konservimin e tyre, për vite me radhë; po ashtu Butrinti mbart një histori të kërkimit arkeologjik shumë të pasur dhe të gjatë, gati 100 vjeçare, që vetëm Butrinti dhe Apollonia mund ta kenë; e kanë zbuluar figura të rëndësishme të arkeologjisë botërore dhe shqiptare dhe ka qenë shkolla për breza të tërë arkeologësh të rinj nga Shqipëria, por edhe nga shumë vende të Ballkanit dhe Europës.

Pra e thënë shkurt fare, Butrinti i sotëm është rezultat i një punë shumë të madhe, kombëtare dhe ndërkombëtare; akumulim dhe aplikim dijesh të shumë studiuesve dhe restauratorëve prej një shekulli. I gjithë ky background kërkon me patjetër që edhe vendimet që merren për të, të jenë shumë të matura dhe të integrojnë gjithë këtë dije të akumuluar. Butrinti me territorin e tij, është pasaportë Europiane për Shqipërinë, si për nga aspekti i trashëgimisë kulturore, po ashtu edhe turistike dhe ekonomike. T’ia japësh privatit në menaxhim një PASURI të tillë, është e pakonceptueshme. Butrinti është histori suksesi dhe jo dështimi. Suksesi duhet t’i mbetet shqiptarëve.

-A ka pasur konsultime me specialistë të fushës. Ju apo kolegë tuajt janë kontaktuar për të marrë mendim?

Nuk e di nëse janë pyetur profesionistët, por mendoj se të parët që duhen konsultuar janë institucionet dhe arkeologët që punojnë në Butrint. Sidoqoftë, në kontekstin e sotëm, duke parë se çfarë ndodh në arkeologji jo vetëm me Butrintin, por dhe në shumë probleme të tjera, pushteti s’e ka problem t’i gjejë nja dy-tre arkeologë për ta konsideruar çështjen si të diskutuar dhe për të gjetur mbështetje…

-Dhe cili do të ishte mendimi juaj, keni rastin ta thoni në shtyp?

Mendimi im është kryekëput profesional, bazuar në sistemin e vlerave të institucioneve të kërkimit dhe trashëgimisë evropiane dhe i qëndroj deri në fund këtyre parimeve. E përsëris, pasi jam shprehur edhe më parë: në gjithë botën e qytetëruar sitet arkeologjike janë pasuri e përbashkët, menaxhohen nga profesionistë të arkeologjisë dhe trashëgimisë. Këto vendbanime, të këtij niveli të jashtëzakonshëm, ku kryhen zbulime të programuara nga profesionistët, janë shkolla profesionale për brezat e rinj; janë burime të pashtershme për rinovimin e narracionit historik të kulturave europiane, përgjatë mijëvjeçarësh. Këto vendbanime arkeologjike apo monumente, apo muze, janë burime të ardhurash ekonomike dhe krenarie historike për komunat dhe banorët në radhë të parë, nëpërmjet turizmit dhe aktiviteteve të tjera që gjenerojnë marrëdhënie kolektive dhe të ardhura të qëndrueshme. Këto asete, janë “thesari i shtetit” të shqiptareve, mqse po flasim për pasuri kombëtare. Janë pikërisht këto shtyllat e trashëgimisë kulturore kombëtare, burim krenarie dhe ekonomie. Është e paimagjinueshme, detyrimisht i papranueshëm për këdo, të pranojë forma të tilla “menaxhimi” të pasurisë së përbashkët.

Etleva Nallbani

Si mund të jem unë dakord me një gjë të tillë, të paparë e padëgjuar në botën e qytetëruar?! Është e pakuptueshme se si një shtet “lufton” të heqë dorë nga 1 milion euro (sikurse thuhet shifra) në vit… që i vijnë në saje të historisë cilësore që trashëgojnë këto troje, në rastin konkret Parku i Butrintit.

Ky që parashikohet të bëhet me Butrintin është një eksperiment, dhe nëse do të shohësh se si funksionon eksperimenti me futjen e privatit, merr një sit të dorës së dytë, ku nuk shkon asnjeri ose shumë pak vizitorë, jepja privatit dhe vëzhgo se sa i aftë është privati të rrisë të ardhurat dhe vizitueshmerinë… POR kurrsesi bazuar në transformimin e vendbanimeve në bare e restorante, sikurse ishte rasti i pretendimeve për shembull në kalanë e Lezhës. Por, për çfarë arsye u dashka t’i japësh privatit një vendbanim të tillë, si i Butrintit, që përfaqëson jo thjesht një “monument”, por një rajon të tërë, të një rëndësie ndërkombëtare (rikujtoj UNESCO), i cili sjell ndërkohë të ardhurat më të mëdha nga gjithë parqet e tjera?! Çfarë t’u themi shqiptarëve?! Ja ashtu, ne si struktura shtetërore të cilëve na keni besuar trashëgiminë tuaj arkeologjike, vendosëm sot në 2019, që gjithë këtë pasuri shpirtërore, kulturore, ekonomike, t’ia japim disa privateve ta menaxhojnë?!

Çështja shtrohet, a dëshiron organizmi rregullator i jetës sonë, që quhet SHTET, të kthejë trashëgiminë në motor zhvillimi, me impakt në shumë sektorë të tjerë të ekonomisë, apo kërkon ta përdorë si mjet fitimi të një grushti njerëzish? Ky organizëm, duhet të përpiqet e luftojë fort që të forcojë strukturat kërkimore dhe të mirëmbajtjes së trashëgimisë, me qëllimin e vetëm zhvillimin e trashëgimisë kulturore, të cilën e kemi shumë të pasur. Dhe ky nuk është një term abstrakt apo i vështirë për t’u kuptuar apo zbatuar. Është thjesht një vullnet politikëbërës, bazuar në ligje të drejta dhe struktura administrative e kërkimore, në mënyrë që trashëgimia arkeologjike, natyrore, etnografike dhe e formave të tjera, të gjenerojë sa më shumë të ardhura që t’i kthehet shumëfish komuniteteve, qendrore dhe rajonale, qofshin profesionale apo banorëve e vizitorëve, dhe kjo në mënyrë të qëndrueshme. Këtë bën Europa, këtë duhet të bëjmë dhe ne.

-Çfarë rrezikohet nëse jepet me PPP?

Rreziku është shumë i madh. Së pari, menaxhimi bëhet nga njerëz jo ekspertë. Profesionistët nuk gjejnë më fushën e tyre të studimit dhe nuk punësohen. Shkëputet lidhja e shqiptarëve (profesionistë të trashëgimisë apo banorë të profesioneve të tjera) me vlerat e krijuara ndër shekuj. Sot gjithnjë e më tepër Europa po zhvillon shumë projektet territoriale, në mënyrë që trashëgimia të konsiderohet si hallkë organike e jetës së banorëve, e cila u sjell të ardhura duke i bërë krenarë për të shkuarën e tyre dhe duke i lidhur në mënyrë organike me “savoir faire” (pra dijen) e akumuluar ndër shekuj.

Kjo zhvillon ekonomikisht komunitetet dhe i lidh ata, duke gjetur interesa morale, kulturore dhe ekonomike që të mos lënë vendin, qytetin apo fshatin, sidomos në vende si ky i yni, që po zbrazet me ritme të frikshme. Nga ana tjetër, implikimi në qendrat e trashëgimisë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, zejtari, gastronomi, bujqësi etj, ndikon në përpunimin e shijeve të banorëve, në mënyrë që të preferojnë trashëgiminë dhe natyrën, përpara betonit dhe fitimit të shpejtë, detyrimisht në kurriz të trashëgimisë shekullore.

Rreziku është edhe më i madh në sistemin e përgjithshëm të kontrollit dhe menaxhimit të trashëgimisë. Pas Butrintit i vjen radha gjithë vendbanimeve të tjera të mëdha, Apollonisë, Bylisit, Shkodres etj etj. Më kujton e gjitha kjo, hartimin e një liste kalash dhe monumentesh për t’u dhënë privateve në përdorim, qysh në kohën e qeverisë së shkuar dhe që kthehet e rikthehet si gogol gjatë këtyre viteve… Mund t’i vijë radha Muzeve, mund t’i vijë radha objekteve të kulturës materiale, ikonave, objekteve arkeologjike etj … Pra, t’i jepen privatëve në menaxhim gjithë pasuritë e trashëgimisë kombëtare, me fjalë të tjera, rrezikon të zhvishen shqiptarët si komunitet, nga trashëgimia e tyre historike. Rrezikohet të SHTHURET sistemi i trashëgimisë.

-Keni një mesazh për ministren e Kulturës, pasi dhënia me PPP e Butrintit do ta bëjë që të mbahet mend…

U drejtohem profesionistëve, arkeologëve, specialistëve të trashëgimisë kulturore, studentëve po ashtu dhe banorëve në masën më të gjerë. I kuptoj thellësisht dhe vuaj së bashku me ta frustrimin e këtyre viteve të vështira, të cilat në vend të ushtrimit të dijes në të mirë të trashëgimisë arkeologjike, na kanë vënë përpara presionesh dhe situatash absurde.

Por duhet gjetur përsëri forcë e kurajo për të dalë nga amullia, e duhet kuptuar se ka vetëm një rrugë të drejtë. Ne si profesionistë kemi përgjegjësi, e cila nuk mund të kufizohet thjesht me “gërmimin”, të cilin edhe atë të ushtruar në mungesa politikash shtetërore. Kemi një përgjegjësi më të madhe, është shoqërore, ka të bëjë me të tashmen dhe të ardhmen e trashëgimisë së vendit. E pra, duhet të investohemi fort! Shqiptarët, europianet e më gjerë na i kanë besuar ne trashëgiminë arkeologjike të kësaj pjesë të Ballkanit, t’ua mbrojmë e transmetojmë brezave, akoma më të pasuruar.

Instancave drejtuese qofshin shqiptare apo ndërkombëtare, u drejtohem thjesht: MOS LINI NAM! Boll eksperimentet me Shqipërinë! Iniciativa të tilla, krijojnë çarje të thella në sistemin e trashëgimisë dhe rrezikojnë degradimin e shpejtë me pasoja fatale.

-Çfarë po ndodh sot me arkeologjinë shqiptare. Duket se ka një stanjacion?

Arkeologjia shqiptare sot, reflekton situatën e përgjithshme ekonomike dhe sociale si dhe politikëbërjen. Investimet e shtetit shqiptar në gërmimet arkeologjike janë pothuajse inekzistente dhe shkatërrimet e siteve arkeologjike po bëhen një realitet i zakonshëm.

-Ju vetë ku jeni duke gërmuar dhe cili është ai vend që ka ende të dhëna të pazbuluara?

Site të pazbuluara ka shumë. Edhe ato që kujtojmë se i njohim, me gërmimet e reja arkeologjike të brezave të rinj duke aplikuar metoda të reja shkencore, dhe me programe multidisiplinare, e pasurojnë shumë më tepër historinë dhe bëjnë ta shohësh e gjykosh ndryshe.

Për të dhënë një shembull, edhe mbi Butrintin që thamë se ka 100 vjet që gërmohet, ekzistojnë shumë të panjohura mbi fazat arkaike, apo klasike, apo të fillimeve të Mesjetës, e jo më për site të tjera, ku në shumë prej tyre gërmimet arkeologjike kanë qenë minimale ose nuk janë kryer ndonjëherë. Të zbulosh një vendbanim, me komponentët e tij dhe ta studiosh duhen kushedi sa vite me stafe të kompletuara profesionistësh.

-Zonja Nallbani, Shqipëria ka qenë pranë dy qytetërimeve botërore siç është ai grek dhe romak ku ka lënë shumë gjurmë në kulturën tonë. Po ne a kemi diçka tonën që dallon nga këto dy qytetërime?

Territori ynë është i përfshirë në Mesdhe, në marrëdhënie  të ndërsjellta të panumërta me qytetërime të rajonit, por Ilirët kanë vendin e tyre, sikurse popujt e tjerë, Daket, Traket, Keltet etj; kanë kulturën e tyre materiale, besimet e tyre pavarësisht se kulturat sunduese ishin grekë e më pas romakë. Arbërit po ashtu, sikurse Kroatët, apo Bullgarët a Serbët etj, kanë vendin e tyre, megjithëse kulturat sunduese ishin ato bizantine, veneciane e më pas osmane. Nuk na mjafton neve, gjithë kjo trashëgimi e pasur dhe e larmishme në të gjitha format, dhe përsëri kërkojmë të jemi ndryshe?!  Unë do thoja që ne do dallojmë nga të tjerët, kur të respektojmë, integrojmë dhe mirëtrajtojmë gjithë këtë trashëgimi që posedojmë, me standarde europiane.

-A ka motiv një i ri sot që të studiojë arkeologji?

Ka dy anë kontradiktore këtu. Nga njëra anë të rinjtë jetojnë në një territor që ka një potencial të madh të trashëgimisë arkeologjike, duke filluar nga prehistoria deri në periudhën osmane. Të mos harrojmë edhe trashëgiminë industriale, ku të gjitha këto të ndërthurura me trashëgiminë natyrore, e bëjnë Shqipërinë një nga rajonet më të pasura të Europës. Nga ana tjetër, të rinjtë që studiojnë arkeologji, e shohin që nuk kanë të ardhme, sepse institucionet universitare apo të kërkimit, restaurimit e menaxhimit, funksionojnë me stafe shumë të ngushta e të limituara, ku të rinjtë nuk i bashkëngjiten dot, nuk integrohen dot. Prandaj në këtë kuadër, është shumë e vështirë t’i motivosh të rinjtë.

 

*****

Intervistoi Entela Resuli. Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

November 9, 2019 21:56
Komento

30 Komente

  1. Bureto November 4, 03:39

    Michael Granoff duhet te largohet nga pozicioni i Bordit te Fondacionit Shqiptaro-Amerikan te Zhvillimit. Ai dhe dy bashke-drejtoret shqiptare ketu ne Tirane duhet t’i nenshtrohen hetimit nga SPAK-u se si dhe pse ia shiten nje kompanie fantazme ne Hong Kong Aeroportin Nderkombetar Nene Tereza, ne vend qe per te njejten shifer t’ia kthenin shtetit shqiptar. Dhe ato 200 milone dollare qe kane ne llogari te Fondit le t’ia kthejne pjesen perkatese qeverise amerikane (sasine qe investoi ne fillim) kurse fitimin apo pjesen tjeter, t’ia kthejne popullit shqiptar per te ndertuar universitetin amerikan te Shqiperise (1 milion here me i mire se sa pacavurja e Naim Henri Cilit) ose per Spitalin e vertete Amerikan ne Shqiperi (1 milion here me te mire se sa spitali gjasme amerikan i sotmi). Sa per Butrintin, shqiptaret qe protestojne tek Teatri Kombetar duhet te fillojne perdite te protestojne edhe tek zyrat e Martin Mates dhe Sander Sarapulit tek Rr. Ibrahim Rugova, qe keta dy bashkedrejtore qe marrin rroga amerikane ne Shqiperine e varfer, me ne fund ta kuptojne se patriotet e tyre nuk hane me bar.

    Reply to this comment
    • Pellazget do rikthehen November 8, 03:55

      Majkell Granof eshte pjelle e lobit greko-amerikan. Qe ne fillesat e para te demokracise greko-amerikanet kan qene shume aktive ne mbeshtetje te njerezve qe u sherbenin qellimeve te tyre antishqiptare. Majkell Granofi jo vetem qe eshte mbeshtetur nga greko-amerikanet por edhe familjen qe krijoi (gruaja) eshte nga minoriteti, me njerez shume aktive te lidhur me interesat greke.

      Reply to this comment
  2. Mersinaj November 4, 04:06

    Te Nderuar ju qe do ta lexoni komentin! Sot ne oren 07:30 degova emisionin Koha per tu zgjuar te gazetarit Bashkim Hoxha,po cfar degjova thoni ju. Nga qytetari i par deri te i fundut,pothuajse te gjithe kerkonin :: 1-,Largimin
    e kesaj qeverije te koruptuar sepse e ka zhytur vendin ne fukarallek dhe ka vdekur cdo shprese! 2- Benin thirrje per protesta popullore por jo te udhehequra nga Opozita,por solidaritet popullor dhe zera te reja dhe fytyra te reja Politike,se bolle u lodhem 30vjet me Keta politikan! 3- Kerkonin perfundimin e reformes ne drejtesi dhe ngritjen e strukturave,dhe sidomos te SPAKUT,por gjithmon te drejtuara nga PROKUROR&SPECIALISTA AMETIKAN sepse nuk kan Besim te prokuroret tan te perzgjedhur nga vetingu! 4-Kerkojne hetimin e gjithe pasurive te gjite K/MINISTRAVE, MINISTRAVE,PUSHTETAREVE, POLITIKANVE,KRIMINELVE,OLIGARKEVE & kujtedo qe eshte pasuruar ne kundershtim me ligjet! Te gjykohen,te denohen, te burgosen,tu konfiskohen pronat te gjitheve qe kan abuzuar dhe gjenden ne shkelje te ligjeshmerive,ligji njesoj per te gjithe!! TE GJITHE TE NDERUAR ME PAK FJALE KERKOJNE TE BEHET SHTET,TU KETHEHET SHPRESA SHQIPTAREVE & SE VETEM KESHTU BEHET SHqiperia!! Une vete jam plotesishte dakort me shqetesimet e gjithe qytetareve per nje Shqiperi te futur ne shinat e nje demokracie me rregull Demokratike dhe ju si kejo palo Demokraci 29 vjecare! Komentet ju lutem jo me tendenca,por me mend e shpirt!!!!

    Reply to this comment
  3. Aleksander Thana November 4, 05:11

    Ceshtja e Butrintit eshte nje nga format e dhenies Greqise te Shqiperise se Jugut. Filloi me shtetesine e priftit Janulla dhe dekorimin e fasadave dhe arkitekturen e kishave ortodokse nen shembelltyren e kishave greke me ngjyrat bardh e blu, varrezat e andarteve ne toke shqiptare, blerja e shqiptareve me 300 euro page mujore dhe konvertimi ne greke I banoreve teBregut te Detit bashke me shkollat ne gjuhen greke dhe ne gjithe brezin e Jugut deri ne Korce.
    Butrinti, bashke me dhenien e Detit, do te jete Diamanti I kurores qe politikanet tane “te medhenj” duan tia falin grekut ne shenje mirenjohjeje per hapjen e deres se halese te BE. Kjo eshte politika e esnafeve shqiptare, qe nga vicidolistet e deri tek ultraliberalet, qe ne thelb jane antishqiptare dhe asgje tjeter.

    Reply to this comment
    • mirel November 4, 23:01

      Jam dakort me ty. Zonja ne fjale permend vetem friken nga menaxhimi i gabuar i privatit, por nuk guxon te mendoje qe privati futet dhe me mision shkaterrimin e Historise dhe dhurimin e trashegimnise shqiptare grekerve.

      Reply to this comment
  4. Arben November 4, 05:42

    Shpejt ligjin per kocesionin e njerezve

    Reply to this comment
    • I juaji Edi Rama November 4, 08:43

      Gadi e kam ate koncesion, do ja jap Bac Ulajt per nje nga farefisi i tij.
      Ju thashe qe ne fillim se ‘NUK KENI PARE GJE AKOMA’ dhe jam njeri qe e mbaj fjalen!

      Reply to this comment
  5. Alban Hamzai November 4, 09:17

    Aleksander Thana ,je komplet I kungullepsur .Ketu behet fjale per Butrintin qe do ta marre private per te fituar me te dy duart,ti flet per Greqine e budallalleqe te tjera qe nuk kane asnje lidhje me temen.Kaq shume je kungullepsur sa besoj se edhe per nje problem pa lidhje me Greqini dhe kishen ti vazhdon avazin tend komunisto-islamiko-poturak .Gjynah qe edhe nje mendje tjeter si tendja ka vajtur per lesh .

    Reply to this comment
  6. demo November 4, 09:41

    Dhenia e Butrintit me PPP grekeve me banim mne Amerike eshte VDEKJE.
    Rama me kete PPP eshte si nje Pijanec,drogaxhi,nje degjenerate,qe shet femijet tek trafikantet,shet gruan ne bordello,shet shtepine.
    Kjo zonja arkeologe thote qe Arkeologet shqiptare kane ne token shqiptare nje nga Potencialet me te pasur ne Bote te qyteterimeve antike,por nuk e prekin dot.
    Arkeologet shqiptare nuk e prekin dot qyteterimin e tyre(!)
    Pse?Sepse VENDET ARKEOLOGJIKE TE SHQIPRISE jane eskluzivitet i disa bordeve me persona anonime,qe paskan firme vule te japin me Koncesion vetem germuesve,studiuesve,menaxhereve te huaj.Paurite kulturore arkeologjike te vendit po ndjekin rrugen e naftes.
    Banoret e vendeve naftembajtese jetojne mbi nafte,por nafte per shqiptaret nuk ka.Rafineria e madhe e naftes ne Ballsh nuk furnizohet me nafte.Rafinerite e tjera jane mbyllur. Punetoret e naftes jane te papune.PSE?
    Sepse naften shqiptare e ka rrembyer kucedra e huaj.Nafta shkon e gjithe ne Kanada dhe cuditerisht,kombania grabitqare e naftes shqiptare del me Humbje(!)
    Nuk ikin jashte pasurite e shqiptareve po te mos i jape kodoshi i shtepise.Ky kodosh dje ishte Sali Berisha,sot eshte Edi Rama.Por Butrinti nuk eshte vetem nje perle qe emeton perdite para,miljona Euro ne vit.
    Me keto miljona mund te mirembaheshin te gjitha Parqet Arkeologjike te Shqiperise,te paguheshin expeditat arkeologjike me studiues profesioniste shqiptare(qe jane me te aftet ne bote per kulturen Ilire),me keto miljona Euro qe emeton Butrinti,Apollonia,Bylisi,do te shtohej numri i objekteve arkeologjike te vizitueshme,do te zbuloheshin te tjera qe do te hidhnin drite mbi rrenjet e trashegimise se popullit autokton shqiptar.
    Dhenia e Butrintit Granofit,Gallofit te huaj,prapa te cilit fshihen greket,do te ishte nje pushtim real i perles se Jugut shqiptar qe greket kane 30 vjet qe po e pregatisin me strategji.Dhenia e Syrit te kalter nje Gallofi tjeter prapa te cilit fshihen greket ,dhenia e tokes shqiptare ne Kelcyre,Bularat per varreza te pushtuesve greke,po mbyll Unazen kulturore territoriale te pushtimit grek te Shqiperise se Jugut.
    Dy rruge ka per te ruajtur Butrintin dhe perlen e Syut te Kalter:Rezistenca popullore kunder nderhyrjes se koncessionareve pushtues,te huaj granofe,gallofe,greke,vendass,,dhe tjetra eshte ELEMINIMI FIZIK I KODOSHEVE QE JAPIN PASURITE E SHQIPTAREVE..
    Duhet vrare hasmi i shtepise,qe po na shet te gjitheve me shtepi e katandi,ashtu si u egsekutua Esat pashe toptani ne Paris nga atdhetari me i cmuar i popullit shqiptar Avni Rustemi.
    Po te kishte pasur nje Avni Rustem ne fillimet e demokracise te vriste malokun Sali Berisha,nuk do te ishte shkaterruar gjithe ekonomia e ndertuar per 50 vjet.
    Sot Token dhe nentoken dhe ajrin dhe detin dhe lumenjte po i shet perdite,cdo ore,me shpejtesi marramendese kryeministri Edi Rama.
    Shqiptare neser do te jete vone.Neser edhe jeta e Edi Rames,do te vleje sa ajo e nje qeni te zgjebosur.
    Neser do te themi:”Demi u be”.
    Sepse

    Reply to this comment
  7. intelektuali November 4, 10:57

    A nuk po kuptoni se keta i kane vene shkelmin vendit dhe u interesojne vetem fitimet e tyre??? Si Rama, si Sala jane njesoj. Rama pritet e percillet, ha dreka e darka me Granoff e pse jo te mos beje edhe keto biznese te piseta ne kurriz te vendit, bashke me Lei Fenin Veliaj??!!!
    nu kuptoj se si kane fytyre e moral te shajne kohen e Hoxhes qe beri aq sa mundi per kete vend . qe nga ruajtja e pavaresise (Dhe ajo behej duke siguruar gjerat bazike ne vend-MOS HARRONI KUSHTET E LUFTES SE FTOHTE), deri tek kujdesi per vlerat kulturore. Te ishte per keta politikanet e sotem, Shqiperia as qe do ekzistonte ne harte. TURP!!!!!

    Reply to this comment
  8. Baulant Talla November 4, 11:42

    Me kot vazhdoni refrenin Rama si Berisha! Rama eshte pervec gjithe tjereve kryeministra se eshte i vetmi qe po jep me koncesion Shqiperine krejt. Ate qe as Berish, as Nano, as Majko, as Meta, as Meksi, asnje tjeter nuk e beri prandaj mos ja hani hakun dhe e barazoni me tjeret. Rama po Rilind nje Shqiperi te dhene me koncesion, ashtu si e ka enderruar dhe vete Ismail Qemali qe Rama i ka marr stilin e mjekrres

    Reply to this comment
  9. Vasili November 4, 11:45

    Kjo lloj sorre krakavit vetem me sllogane dhe mund te jete specialiste e mire,por ka nje formim intelektual dhe human te dobet.
    Butrinti jone,kjo pasuri e madhe historike dhe kulturore,qe te ruhet ne nivelin qe meriton,sic e bejne vet shtetet e zhvilluara duhet investim i madh dhe mbi te gjitha dore te kualifikuar,te cilen as njeren as tjetren shteti yne nuk e ka.
    Ahere le te behet nje gare serioze midis firmave prestigjioze qe vijne nga vendet e zhvilluara dhe ta marre me seriozi dhe me i specializuri.
    Ku flinin me pare dhe vazhdojne te flene tani keta nallbanet,zeqot,kur vazhdonte dhe vazhdojnete vidheshin dhe te,shkaterroheshin,pasurite unike historike te trashegimise tone kulturore europiane,sic jane objektet e kultit kristian.
    Te mos shkojme larg,ne nje emision te Fiks Fare,jo larg nga Butrinti,ndodhet nje kishe me nje ndertim unikal ne bote,deshmuar nga specialisti i muzeve qe ish marre me kete pune.
    Turistet qe ishin ne dijeni te kesaj thosh ky specialist i vjeter vinin nga bota per ta vizituar kishen,por gjenin para gardhin e pengeses,pasi ….vazhdonte prej dhjete vjetesh restaurimi dhe as qe kish ne mend te mbaronte!!!
    E dirigjuar e gjithe kjo pengese nga ´´ministria e kultures´´,ku Rama ne krye te saj,kish vene nje haneme me veshje moderne,por me tru te mbeshtjella fort me percen e zeze te pushtimit oriental.
    Dhe vet Rama ky narcist i semure dhe megjithse me profesion piktore,nuk fliste, per afresket e demtuara keq te kishes ne kodrat e Roskovecit,por vendodhjen e kishes e cfrytezoi vetem duke thene,qe Roskoveci qe ketej duket si Toskana!!!
    Prandaj pozat e nallbaneve,zeqove,hanemes ish ministres,etj qe zhurmojne si kaponj maje plehut,u ka dale keq boja,shqiptari i shikon ashtu sic jane
    Me pende te gjitha te rena dhe vec kikirosjen e kane shqiptare,zemren dhe trute i kane krejt hylam dyrylam,pamvaresisht se kane arritur te pushtojne dhe Sorbonen.
    Ka pasur nje strategji dhe praktike,te gjithaneshme per ta denatyruar kete vend.inicuar qe ne kohen kur ketu sundonte kulla e erret orientale,per ta asfiksuar dhe shkaterruar cdo trashegimi europiane sic eshte ajo kristiane,per ta paraqitur kete vend si nje vend islamik para botes.
    Butrintit ahere ju versulen jeniceret private dhe filluan ta shqyenin me ndertime te paligjeshme.

    Reply to this comment
    • Mjaft more!!! November 4, 13:10

      Vasil, e para ke të drejtë të fyesh dikë sepse ka dhënë opinionin e vet, në këtë rast, profesional.
      E dyta, ti je anonim dhe nuk dukesh as arkeolog, ora dy herë nuk ke të drejtë se hedh gurin dhe fsheh dorën.
      E treta, thirri mendjes. Ti dhe gjithë militantucët trutharë të partive dhe qeverive.
      Nuk injepet privatit dicka si Butrinti.
      ESHTE NJESOJ SI TË PRIVATIZOSH KOLOSEUN.
      Guxo qofte edhe ta shkosh ne mendje ne Itali.

      Reply to this comment
  10. Lani November 4, 11:53

    Ore shteti me cfare deshiron te merret se nuk po kuptoj???
    Nese keta ia kalojne privatit cdo gje, vete duan vetem te firmosin tendera e te dalin ne TV??
    Po pse e paguajme gjithe ate administrate

    Reply to this comment
  11. Niku November 4, 12:29

    Nuk e kuptoj, jeni vertete “trima” budallej ju politikane te qelbur shqiptare! A e mendini qe nje dite do tu behet gjykim për keto palicelliqe qe jeni duke bere?! Nuk I jepet kultura privatit sepse biznesi nuk ka pune aty. Ka mbetur vetem ajri pa u privatizuar në Shqiperi. Amerika dhe Europa nuk eshte e gjitha private. Madje teoria e ekonomise se tregut thote qe monopolet duhet ti mbaje shteti qe e ka per detyre qe te ruaje konsumatoret nga privatet.

    Reply to this comment
  12. MH November 4, 12:35

    Pushteti shqiptare asht kthyer ne sekser.Ia shiti gjithe jetesen e jetes se shqiptarve PPP dhe vete mban bithet ne karriget e institucionv si seksere kundra shqiptarve e pro PPP.Sikur populli ka votue per PPP dhe anmikun e vet qeverises ne krye te cdo qeverie gjithe periudhen e tranzicionit.

    Reply to this comment
  13. Biometri November 4, 12:36

    Gjithcka vjen edhe prej kaosit ideologjik, injorances se votuesit.
    Votohet Edi Rama nga te majtet, eshte qesharake.
    Ky eshte nje ekstremist i privates dhe e majta eshte krejtesishet e kunderta e kesaj, eshte menaxhere e publikes dhe tenton te mbaje shteti sa me shume sherbime qe te ule kostot per publikun.
    Jane paradokse te paimagjinushme keto.
    Te votosh nje si ky per te majte.
    Mire e ka kjo arkeologia: BOLL SE LATË NAM!!!!

    Reply to this comment
  14. Mondi November 4, 12:52

    Ja dhe budallenjte shqiptare.E hengren dozen e perditshme te ushqimit te tyre shpirteror.Tipik mentalitet nallbanesh shqiperie.Po nuk e pata une ,me mire le te shkaterrohet deri ne themele.Shyqyr qe jeni pakesuar dhe nuk ua pjerdh kush.

    Reply to this comment
  15. Emigranti November 4, 12:57

    Nga 14 komente, 13 jane me autoren, vetem 1 kunder.
    Edhe ky kunder, flet si rrugac dhe fyen, pra nuk ka force argumenti.
    Duket qarte nga ky raport sa mbeshtetje kane vendime te tilla.
    Por arroganca e qeverise dhe zotit Rama nuk po njeh më kufi.
    Me sa duket sa më shumë kupton që nuk po ia del dot, aq më shumë zarare do blj.
    Tipike e njerëzve me personalitet të dobët dhe emocionalisht të paqëndrueshëm

    Reply to this comment
  16. ALI BABA November 4, 13:37

    Po e japin edhe pasurit kulturore nuk ka ngelur gje me nga ” Piktori” qe kemi ne krye te vendit tiranen e betonan minierat i dhane kujt donin te japin edhe HEC dhe te marrin 20% e ketyre se ja ka marre doren dhe te rije ne zyre dhe te dredhi zinxhirin te japi edhe rruget qe te paguajne edhe ujin e pishem qe eshte pasuri kombetare tja japi s eshte e sigurt fitimi eshte neto
    MJERE ME KETA LLOJE PALACOS QE JANE NE KRYE SE JANE BERE SI ALI BABA ME 40 HAJDUT KOHE E ……… MJERE SHQIPTARET QE RROJNE ME THERIME !

    Reply to this comment
  17. Preng November 4, 16:33

    Marrêzia s’ka kufij,barbarët s’kanë vlera personale ndaj tentojnë të fshijnë vlerat kombetare!
    Arkeologja Etleva Nallbani leshon SOS per mbrojtjen e trashigimërisë tonë kombetare nga pushteti ynë më dore grabiqare,mendje e zemër barbare.
    Nisma.ose msymja më e fundit e qeverise në fushatën Shqiperia të shitet kapercej çdo kufij të çmendurisë.
    Mbas dhenjës më koncension të gjithë pasurive dhe resuesevë tona kombetare qerdhënësit kanë vendosur të leqesin edhe objektet më të rendesishmë të histories dhe kulturës shqiptare.
    Çmenduria dhe marrêzia e qeverisë ja kalon edhe ish qeverive të kohes fashiste zogiste dhe naziste,!
    As Duçia as Zogu madje as nazimi gjerman nuk e shkoj në mendje ketë menxyrê idote dhunuese.
    Ndersa qeveria aktuale po tenton të nxjerrë në ankand historinë kukturen dhe gjithëçka tonen që mbart vlera kombetare.
    Rasti më i pa precedent është lajmi tronditës per boten kulturore muzeale dhe etnografike shqiptare per dhenie më koncesion të kryeqëndres kulturore te jugut dhe krejt Shqiperisë Parkun e Butrintit.
    Edhe pse ky objekt është shpallur prej kohësh munoment kulture i rendesisê se veçante madje aktualish monitorohet edhe nga UNESCO çka ë bënë akoma me të rendesishëm ktë atràksion edhe ndrekombetarisht per vlerat e veçanta,prapë se prap nuk zbraps as nuk e bën të mendojë sadopak qeverinë tonë matrapeze per dëmin e pa llogaritshëm që i sjellë kombit dhe vetë historisë kombit shqiptarê nesê vertëtë do të ja arrintë ketij qellimi aq absurd dhe brutal…
    Ndoshta atij ose atyre grup njerëzish të veshur sot më pushtet i mungojnë vertytet dhe vlerat personale, nuk duhen lejuar kurrësesi të luajnë dhe të dhunojnë vlerat tona kombetare.
    Prandaj duhët leshuar SOS i kuq në mbarë vendin per ketë kercim serioz që po i vjenë historise kultures dhe vlerave tona entografike muzeale nga kjo qeveri matrapaze dhe dhunyese e pa shembullt e historise dhe krenarisë Shqipetarise nder shekuj!
    Duhet të ngrihemi në kembë i madh e vogel qytetaret intelektualet,hisrorianet,kleriket dhe teologet në mbrojtje të Butrintit si berthama dhe thesari i kultures kombetare.
    Doemos duhet zbythur kjo qeveri aq anti kombetare tira dhe matrapaze.
    Ndryshe Shqiperia do mbese si vezë llukë që as ripertërihet dhe as kafshohet.
    Kjo qeveri po mendon tamam si indivitet endacakë “më mirè një vezë sot,se një pul mot”
    Thirrja e arkiploges Nallbani është një SOS i dhimbëshëm dhe duhët konsideruar si një paralajmerim i një virusi shfaroses i botes tonë kulturore!
    Nga
    PRENG PJETRI
    LEZHË.

    Reply to this comment
  18. Aleksander Thana November 4, 17:00

    Qirjes Hamzaqis, je nje injorant dhe antishqiptar I thekur sic jane nentrdhjete perqind e grekeve dhe cobeneve te konvertuar. Shko merr rrogen te Janulla dhe pensionin nga asfalia dhe na u hiq nga gazetat shqiptare se I ndyn.

    Reply to this comment
  19. Ali Baba November 4, 19:31

    Pse cuditeni shiko emrat e ministrave cfare shkollimi kane a pershtatet shkolla qe kane kryer me detyren .Kush e eshte minister i bujqesise ,i shendetesise i mbrojtjes i infra struktures e ne vazhdim ,mjafton ti bidesh shefit. Jepe peqe e je ne rregull

    Reply to this comment
  20. mirel November 4, 23:08

    Populli shqitari..Ky Ramut bajga nuk e jep Butrintin per PPP vetem se do ti beje nder ndonje miku e bashke me te do ndajne fitimet.
    Ramut ndyresira e di qe shkel ne toke te minuar, por shkel me ndergjegje, jo se ka nevoje per leke, por se ka frike se nuk permbush misionet greke dhe serbe para se ti mbyllet mandati.
    Testin e ka bere per vite me radhe. E pa qe shqiptaret nuk jua ndjen fare as per vete e as per atdhe, keshtu qe po jua leron nenat te gjitheve.
    Butrintin po e jep epr llogari te grekerve.
    Po e jep per ta shkaterruar, dhe jo per tja lene trashegimni te paster shqiptareve.
    Kushedi cfare do i punojne greko amerikanet qe do “mirembajne” dhe “menaxhojne” Butrintin.
    Do e mirembajne dhe menaxhojne sipas planeve qe kane. Tju lene shqiptareve vetem brrylin
    Hajt te na rroje dobici grek, se e kishim mangut dhe kete.
    Shqiperia drejt zhdukjes historike

    Reply to this comment
  21. pena November 5, 12:18

    Rama duhet te zgjohe nga gjumi se boll hengri .Tani te largohet i nderuar qe ka nje popull dele………….

    Reply to this comment
  22. agimi November 8, 08:47

    Gjithekush i mban mend punimet (hapjen e gropave ) qe bene “miqt me gishtin ne bythe” ne Butrint e pasi morren ç’ka gjeten lane gropat hapur e u larguan!Shqiperia si vend i virgjeer patjeter qe ka interes per te tille private qe ta zhvasin e me pas te krijojne liqene te vogela me shuren e tyre padyshim per te miren e Shqiperise!Eshte e pa imagjinueshme mosmenaxhimi i shtetit i kesaj historie por tendenca per tia dhene privatit (me siguri Amerikan) do te beje te mundur qe te na dalin edhe ne trashegimine kulturore e antikitetin “diverole “te tjere pasi armet i shiti e ua fali Saliu e Rama do tu fali thesarin qe mbajne nen vehte keto antikitete!Eshte fatale ta mendosh e jo me ta shikosh!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*