Buxheti 2013, debatet mes Bodes dhe deputetëve të opozitës sot në Kuvend

Aida Nako December 17, 2012 18:19

Buxheti 2013, debatet mes Bodes dhe deputetëve të opozitës sot në Kuvend

 

Deputeti socialist Erion Braçe kritikoi nenin 17 të pr/buxhetit, duke theksuar se çështja e rialokimit të fondeve bëhet shumë e mprehtë, për faktin se 2013-ta është një vit elektoral.

“Neni 17 i jep të drejtën qeverisë të rialokojë fondet brenda ministrive. Rialokimet e fondeve janë kthyer në një politikë bazë të qeverisë. Rialokohen fonde që 3 muajt e parë të vitit. Natyrisht që kjo çështje bëhet shumë e mprehtë, për sa kohë jemi në një vit elektoral. Po të lexoni relacionin e Komisionit të Ekonomisë, shikoni fare mirë që ka filluar rialokimi edhe pa u miratuar buxheti. Ky nen nuk e bën këtë buxhet që t’u shërbejë qytetarëve, por do t’i shërbejë partisë.”- u shpreh Braçe.

Ministri i Financave, Ridvan Bode argumentoi se fondet që mund të rialokohen janë simbolike dhe nuk kapin as 1% të vlerës totale të buxhetit. Sipas Bodes, kjo është vetëm një zhurmë që opozita kërkon të bëjë në Kuvend.

Deputeti i PS-së Bashkim Fino është shprehur kundër nenit 15, i cili sipas tij bie në kundërshtim me një ligj dhe një konventë të miratuar në Kuvend.

Ndër të tjera Fino tha se në ndarjen e granteve për bashkitë është punuar me dy standarde. “Keni ulur grantet për bashkitë e majta, duke i shtuar për ato të djathta”, tha Fino.

Deputetja e PS-së Mimi Kodheli propozoi disa ndryshime që nuk morën votën e shumicës së deputetëve. Sipas Kodhelit në këtë nen që përfshin privatizimin e Albpetrol paratë nuk shkojnë për qytetarët por për makijazh elektoral.

“Kjo për opozitën është antikushtetuese. Paratë e privatizimit të Albpetrol janë të qytetarëve. Kjo qeveri duhet të marrë miratim në Kuvend se si dhe ku do shkojnë këto para. Eksperienca na mëson se djalli fshihet pas detajeve këto, prandaj themi që këto të ardhura do shkojnë për asfalt e makijazh elektoral, nuk do ulin varfërinë për aq kohë sa neni 9 do vazhdojë të jetë i shkruar sic është”, tha ajo.

Aida Nako December 17, 2012 18:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim