Buxheti 2016, Veliaj: Buxheti më ambicioz ndër vite, e bën Tiranën një qytet të jetueshëm

December 30, 2015 11:15

Buxheti 2016, Veliaj: Buxheti më ambicioz ndër vite, e bën Tiranën një qytet të jetueshëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar sot projektbuxhetin dhe paketën fiskale, duke e cilësuar si buxhetin më ambicioz të kësaj bashkie prej vitesh.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku po diskutohet projektbuxheti 2016, kryebashkiaku theksoi se për vitin e ardhshme, Bashkia e Tiranës do të sjellë një sërë risish përsa i përket menaxhimit të financave të qytetit dhe cilësisë së shërbimeve publike.

Synimi parësor i këtij buxheti do të jetë që ta rikthejë Tiranën në një qytet të jetueshëm – në një qytet të pastër e të gjelbër, ku rrugët nuk janë të mbushura me gropa e ku trotuaret nuk janë të zaptuara apo të pandriçuara, ku transporti publik është i shpejtë dhe cilësor, ku shërbimet janë gjithëpërfshirëse, ku jeta kulturore e artistike është e larmishme dhe ku mundësitë për të investuar e për të bërë biznes janë të mëdha”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku bëri të ditur se në terma konkretë, 39% e këtij buxheti do të shkojë për investime publike, 36% për shpenzime operacionale dhe 25% për shpenzime administrative.

Krahasuar me vitin 2014 apo 2015, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë thuajse 3 herë më i lartë. Kjo do të thotë se banorët e Tiranës do të kenë shërbime tre herë më cilësore e do të përfitojnë 3 herë më shumë investime publike”, tha Veliaj.

Zërin kryesor të buxhetit të parashikuar nga Bashkia e Tiranës e zënë shpenzimet publike vendore.

“Menaxhimi i rrugëve dhe transportit publik 21% të buxhetit. Nga 17% të buxhetit respektivisht do të shkojnë për arsimin dhe edukimin si edhe planifikimin, menaxhimin dhe administrimin”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës. Sipas tij, strehimi dhe planifikimi i territorit do të zënë 5% të shpenzimeve buxhetore, ndërsa nga 2% secili do të zënë programet e kujdesit social e mbrojtjes civile. Gjithashtu, parashikohet që 1% të buxhetit do të përbëjnë kultura e turizmi, rinia e sporti, si edhe zhvillimi ekonomik.”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se qytetarët kanë parë sesa ka ndryshuar qyteti gjatë këtyre muajve të fundit.

Tirana sot është një qytet më i pastër dhe shërbimi i pastrimit është përmirësuar ndjeshëm. Rrugët, pusetat, ndriçimi, gjithçka ka filluar të përmirësohet edhe pse padyshim mbetet një punë jashtëzakonisht e madhe për të bërë për ta çuar Tiranën aty ku duam ne. Por Tirana sot vjen më në fund era qytet dhe Bashkia era Bashki”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky buxhet mban firmën e qytetarëve dhe si asnjëherë më parë është vajtur në 24 njësitë dhe është biseduar me orë të tera me përfaqësuesit e tyre komuniteteve për të arriture tek lista e investimeve që përfshihet në buxhet.

“Unë gjithsesi preferoj më mirë të dëgjoj dëshirat, kërkesat dhe pritshmëritë e fëmijëve dhe moshës së tretë sesa kritikat e një opozite që do të bëjë politikë me gjithçka dhe ka vetëm hallin që të plotësojë normën e vrerit dhe helmit që hedh nëpër media”, deklaroi Veliaj.

Për herë të parë Tirana do të ketë një buxhet prej 120 milionë dollarësh. Në ndryshim nga viti 2014, ku u parashikuan 69 milionë dollarë të ardhura dhe u mblodhën vetëm 46 milionë, apo viti 2015 ku u parashikuan 74 dhe u mblodhën vetëm 40 milionë dollarë.

Ndërkohë Veliaj listoi të gjitha investimet e kryera nga Bashkia e Tiranës nga muaji shtator kur ai mori detyrën:

Sektori i mirëmbajtjes për muajt shtator – dhjetor

Vendosje pllakash te reja ne trotuar – 5000 metra katrorë;

(Gjetëm 30 lloje pllakash, e kemi ulur në 10 lloje)

Riparime trotuari dhe mirembajtje trotuari – 3000 metra katrorë

Vendosje Bordurash – 1200 metra linearë

Betonime – 100 metra kub

Skarifikim dhe transport mbeturinash – 900 metra kub

Rruget ne te cilat jane kryer keto punime si me poshte vijon.

 Rr. Medar Shtylla, Rr Lord Bajron, Rr, Adem Jashari, Rr. RReshit Petrela, Shkolla 26 Nentori, Rr Elbasanit, Sheshi Nene Tereza, Garda e Republikes. Lulishte rreth rrotullimi Dogana, Blv Bajram Currri. Rr Rreshit Petrela, Rr Sami Frasheri. Parkingu Stadiumi Dinamo, Lulishtja Sheshi Shqiponja, Muharem Butka(prane klubit Dinamo), Lulishtja Zogu I zi, Varrezat e Deshmoreve, Bulevardi Zogu I-re, Bulevardi Deshmoret e Kombit,Blv Zhan Dark, Rr Reshit Petrela.

Zgarat e pusetave

Mungonin afro 7000 zgara pusetash, që ishin vjedhur dhe përbënin një rrezik për qytetarët e Tiranës dhe pengesë për trafikun. Natyrisht që Bashkia as që kishte vënë ujin në zjarr t’i zëvendësonte.

Në 3 muaj kemi zëvendësuar afro 500 syresh, ndërkohë që kemi filluar zbatimin e një projekti për vendosjen e zgarave plastike që do të shmangin problemin e vjedhjeve.

Një shifër më dramatike vjen nga pastrimi i kanaleve e zgarave shimbledhëse ku janë pastruar nga shtatori në dhjetor afro 50 000 syresh. Tonelata mbetje, plastikë, plehëra që ishin akumuluar aty në 4 vjetë që ka fjetur gjumë ish kryetari.

Rruget ne te cilat jane kryer keto punime si me poshte :

Blv. “Bajram Curri” – Segmenti “Brryli – Piramida”

Blv. ”Zhan D’ Ark” – Seg. ”Hotel Dajti – Pall. me Shigjeta” /Blv. “Gj.Fishta” – Seg. “Brryli – Piramida”

Blv. “Zogu I pare ” / Sheshi Skenderbej

Ali Demi, / , Rr.”Elbasanit ,/ Kombinat , /Sheshi Skenderbej , /Rr.”Sami Frasheri, Zogu I,/ Kompleksi Dinamo, / Pallati me shigjeta, /Unaze, /Kashar , Blv .”Bajram Curri”, /Harry Fultz , /Inxhinieria e Ndertimit , / Komuna Parisit ,/ Ylbere Bylykbashi , /Donika Kastrioti , /Stadiumi Dinamo / Kopshti 25 , Shkolla Ali Demi,/ Rr. Durresit   Hoxha Tasim Unaza, Stadiumi Dinamo, Qemal Stafa, Rr Dibres, Brryli, Unaza, Rr Bardhyl, Rr Elbasanit, Zjarrfikëset, Komuna e Parisit

Asfaltime

Janë kryer punime mirëmbajtëse asfaltimi me rreth 5000 metra katrorë në rrugët:

Bajo Topulli, Hysen Loci, Dhimitër Kamarda, Isuf Elezi (Blloku Irfan Tomini) Emin Duraku, Komuna e Parisit, Prokop Mima (Kodra e Diellit) Bjv Bajram Curri, Papa Gjon Pali II, Rr. Elbasanit, Dedë Gjo Luli, Jordan Misja, Urani Pano, Petro Nini Luarasi, Kristaq Capo, Mihal Grameno, Depo e Ujit, Fuat Toptani, Pjetër Budi, Ali Demi, Vëllezërit Kondi, Ali Visha, Shyqyri Demneri, Blv Zhan D’Ark, Hotel Dajti/Presidenca, Lord Bajron, Rr. Egnati, Hodo Beg, Asdreni, Rr. Dibres, Bushatlliu, Pandi Dardha, Riza Cuko, Sadik Petrela, Garda, Ali Demi/ Ura e Shkozes, Karaman Ylli, Hysen Xhura, Stadiumi Dinamo, Pallati me Shigjeta, Varrezat e Dëshmorëve

Informacion per punen e Ndricimit Publik per mujin Tetor 2015.

 Sistemi semaforik

Kryqezimet semaforike Jane 100% ne Funksion. Jane nderruar 280 llampa semaforësh neper kryqezime te ndryshme te Tiranes sipas Raportit te ardhur nga Qendra e kontrollit te Trafikut

Sinjalistika Vertikale

Jane montuar 102 Tabela Sinjalistike.

68 tabela janë montuar per projektin e kufizimit te trafikut per kamiona dhe furgone ne ore te caktuara.

34 jane tabela ndalim Qendrimi,Ndalim Parkimi,Parkimi i rezervuar.Kalim Kembesoresh ,Parkim I rezervuar per Mjetet e trasportit te nxenesve etj.

 Sinjalistika Horizontale.

 Jane realizuar vijezimet ne 12 Kryqezime per kalim kembesoresh dhe jane vijezuar 4800 ml Rruge per kufizim korsie dhe shigjeta te ndryshme. Nuk e di a ju kujtohen ato vijëzimet që bëri Luli për fushatë? Nuk janë më.

Ndricimi Publik.

Eshte kthyer ndricimi nga zevendesimi I kabllove te vjedhur

Ne total jane  zevendesuar 3641 metra linerarë kabëll i vjedhur.Duke funizuar  dhe rrugicat qe kane pasur mungese energjie per shkak se funizoheshin nga keto rruge ne total eshte kthyer ndricimi ne mbi 7200 ml Rruge Urbane.

Eshte kthyer ndricimi nga riparimi I defekteve te rrjetit elektrik ne 4300ml rruge kryesore dhe dytesore sipas tabeles bashengjitur.

Eshte kthyer ndricimi nga zevendesimi I llampave te djegura ne 3930ml rruge ku jane zevendesuar 131 llampa sipas tabeles bashkengjitur

Ne total eshte rikthyer Ndricimi ne 15430 ml (15 Km) Rruge te ndryshme Urbane.

Thënë ndryshe ne trashëguam një infrastrukturë/sistem ndriçimi që mbulonte 60% të territorit të Tiranës. Nga ky vetëm 50% ishte funksional. E kemi çuar këtë shifër në 80% dhe brenda vitit 2016 do ta çojmë në 100%. Ndërkohë që do të shtrijmë sistemin e ndriçimit nga 60% e mbulimit të territorit në 75% brenda vitit 2016 falë këtij buxheti.

December 30, 2015 11:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim