Buxheti 2018: “Harta” ku do ndërtohen rrugët dhe ujësjellësit (VIDEO)

November 24, 2017 10:06

Buxheti 2018: “Harta” ku do ndërtohen rrugët dhe ujësjellësit (VIDEO)

 

Kryeministri Rama përmes një videoje të publikuar mëngjesin e sotëm tregon projektet në infrastrukturë që do të nisin, por edhe ato që do të vijojnë, këto falë buxhetit të vitit 2018 si dhe projektit “ 1 Miliard” për rindërtim.

Konkretisht, në video tregohen akset rrugore që do të nisin gjatë vitit të ardhshëm, por edhe ato që janë në proces dhe që vijojnë së ndërtuari.

Për të mbetur te infrastruktura rrugore, në video tregohen edhe vendet ku do të ndërtohen “By Pass-et”, akset rurale, si dhe rrugët që do të do të asfaltohen. Sa i takon ndërhyrjes në infrastrukturë, nuk kanë mbetur jashtë videos edhe projektet në ujësjellës dhe kanalizime, ku përmendet edhe harta e shtrirjes së tyre sipas zonave.

Videoja është shoqëruar edhe me një koment nga kryeministri ku shkruan: “Mirëmëngjesi, me këtë video informuese për zhvillimin urban e transformimet në infrastrukturën rrugore dhe të ujësjellës-kanalizimeve përmes Buxhetit 2018, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

November 24, 2017 10:06
Komento

1 Koment

  1. Cjapi November 24, 16:31

    Pse nuk ndërtojnë shpella, moçale, xhungla?
    Pse ndërtojnë qytetërim, shtet dhe qytet?
    Kjo nuk është porosi e bizantinëve dhe osmaneve, Serbisë, Greqisë, Rusisë.
    Keto nuk iu pelqejne kafsheve, dembelëve, të paaftëve, egersirave, te palareve, parazitëve, erëqelbësve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim