Buxheti 2018 në Komisionin e Ligjeve, opozita braktis mbledhjen

November 6, 2017 10:46

Buxheti 2018 në Komisionin e Ligjeve, opozita braktis mbledhjen

Komisioni parlamentar i Ligjeve është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar projektbuxhetin e vitit 2018.

Por deputetët e opozitës janë shprehur se nuk mund të diskutohet një ligj i tillë, në një kohë kur zhvillimet sa i takon rendit dhe sigurisë në vend janë kritike.

Deputeti demokrat Eduard Halimi tha se projektligji për buxhetin mund të diskutohej normalisht, nëse do të kishte edhe një qeveri normale.

Halimi tha se qeveria Rama i doli në krah Habilajve dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Pak ditë më parë një biznesmen u kap me 863 mijë euro dhe me patentat e ish-ministrit Tahiri që betohej se s’kishte patente skafi. Nuk mund të diskutohet në një qeveri krimi. Kjo qeveri nuk mban anën e drejtësisë”, është shprehur Halimi.

Ndersa deputeti i PS, Bashkim Fino, ka ngritur një pyetje për kreun e PD, Lulzim Basha. “Nga e dinte kreu i opozitës përpara ngjarjen?”, u shpreh Fino.

Më pas mbledhja ka vijuar me dyer të mbyllura me kërkesë të përfaqësuesit të SHISH , ndërsa deputetët e LSI kanë qëndruar në mbledhje me mazhorancën.

November 6, 2017 10:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*