Buxheti 2019, Ahmetaj: Rritje pagash në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje

October 31, 2018 19:03

Buxheti 2019, Ahmetaj: Rritje pagash në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, nga kryesia e Kuvendit të Republikës ka prezantuar projektbuxhetin e vitit 2019.  Ministri në fjalën e tij tha se do të vijohet me nxitjen e punësimit në të gjithë sektorët.

Prezantimi i projektbuxhetit po zhvillohet në  këto momente në Kryesinë e Kuvendit. Ministri Ahmetaj theksoi se do të ketë rritje me 7 pikë përqindjeje në arsim, shëndetësi, por edhe në sektorin e mbrojtjes.

“Mbështes krijimin e vendeve të reja të punës. Rritja  pritet të mbështetet nga konsumi e investimet. Shkalla e papunësisë pritet të zbresë 12% . Ligji për tatim të të ardhurave, ulje në 8%”. Rritja e pagave në shëndetësi do të rriten me 7 për qind,  në shëndetësi dhe në arsim po me 7 për qind. Investimet publike janë parashikuar në 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, apo 88.8 miliardë lekë. Subvencioni nuk do të jetë më pasiv.”, tha ministri.

Ndërkohë ai u ndal edhe tek shifra  e parashikuar për shpenzimet për ndihmën ekonomike, e cila sipas ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, është parashikuar të jetë 20.5 miliardë lekë.

“Skema e pensioneve i rëndon më pak buxhetit të shtetit. Mbi 200 qendra shëndetësore do të rikonstruktohen. Shpenzimet për ndihmën e konomike do të jenë në shifrat 20.5 miliardë lekë.”, shtoi ai.

v.l/ Dita

October 31, 2018 19:03
Komento

4 Komente

  1. mirel October 31, 19:07

    Doli ky zhapiku i anglishtes

    Reply to this comment
  2. Kris 1 October 31, 19:40

    Ky lexon ate qe i kane shkruar se per ta kuptuar nuk mundet.Qeveri tepsie rrethuar me legena.

    Reply to this comment
  3. Alberti November 1, 08:42

    Ahmetaj nje simbol i pa aftesise. Ka 5 vjet kjo qeveri qe nuk ka bere asnje rritje pagash per buxhetoret, ndonese ka premtuar (genjyer) c’do vit. Nje qeveri ku Kryeministri eshte piktor dhe Ministri ekonomise mesues anglishtje nuk ka si mos te sjelle krize ne ekonomi ne te gjithe parametrat e saj financiare.

    Reply to this comment
  4. Perkthyesi November 1, 10:12

    Ne se nuk perfshin dhe pensionistet, kam mendimin se do shembet si qeveri, pasi jane 600 mije qe mezi presin rritjen e pageses…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim