Buxheti 2020, rekord fondesh Drejtësia, ulje Rrugët dhe Emergjencat

November 8, 2019 12:41

Buxheti 2020, rekord fondesh Drejtësia, ulje Rrugët dhe Emergjencat

Institucionet e zbatimit të ligjit – Prokuroria, Gjykatat, SHISH – do të marrin rritjen më të madhe në fondet buxhetore të 2020-ës, krahasuar me buxhetin e tyre në vitin në vazhdim.

Në draftin e buxhetit 2020 gjithashtu vihet re një rritje në masën 15% të fondeve për Mbrojtjen, ndërsa ministria e Jashtme do të ketë 14 për qind më shumë fonde për shpenzime.

Në analizën e paraqitur sot në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me situatën ekonomike dhe prognozën për vitin e ardhshëm, ministrja Anila Denaj bëri të ditur se rritja ekonomike e vendit parashikohet të jetë mbi nivelin prej 4% pёrgjatё viteve 2020-2022, megjithëse institucionet vëzhguese ndërkombëtare kanë parashikime të tjera.

Sipas ministres Denaj, norma mesatare e papunësisë “pritet të bjerë më tej”, siç u shpreh ajo, “duke arritur në nivelin 10.6 për qind vitin e ardhshëm”.

Sipas draftit, fondet për sistemin gjyqësor do të jenë 46 për qind më të larta vitin e ardhshëm, krahasuar me këtë vit.

Kjo përbën edhe rritjen më të madhe në buxhet sipas institucioneve shtetërore. Ndërkohë, edhe Prokuroria do të financohet nga shteti me 33 për qind më shumë fonde. Në këtë vazhdë, edhe Shërbimit Informativ Shtetëror do t’i vihen 11 % më shumë fonde në dispozicion.

Në të njejtën kohë, ministria e Mbrojtjes parashikohet të mbështetet me 15 për qind më shumë fonde financiare, për të plotësuar angazhimin e Shqipërisë ndaj NATO-s, që parashikon shpenzimin e 2% të buxhetit vjetor për këtë sektor.

Për arsimin do të rritet buxheti në masën 9% krahasuar me një vit më parë, ndërsa për Policinë shtesa është vetëm 1%.

Infrastruktura do ketë ulje të ndjeshme prej 12 përqindësh, për shkak të nivelit të lartë të pagesave për koncesionet.

Bie në sy një ulje drastike për emergjencat civile, që duhet të bëhet objekt diskutimesh në Kuvend, sepse është në masën 55 për qind, krahasuar me fondin në Buxhetin 2019.

 

l.h/ dita

November 8, 2019 12:41
Komento

2 Komente

  1. Ekonomist November 8, 13:57

    Ministrja anonime e ekonomise parashikoka rritje ekonomike. Te tille ka parashikuar dhe ai ministri para saj mesuesi i anglishtes Ahmetaj. Dhe realiteti, asnje kokerr leku rritje rrogash e pensionesh. Nese ka patur gjekundi rritje ne kete ekonomi, ajo ka qene rritja e varferise. Kur degjon se c’thone keta qeveritare te pa afte dhe krejt te deshtuar thua – Lum si ne. Por kur sheh realitetin ekonomik neper Shqiperi thua – Mjere ne!

    Reply to this comment
  2. Al November 8, 15:13

    Po cministri….shikoni kush punon…vetem velina,femije , pa lidhje me financat e ekonomise….megaministri ku nuk merr vesh I pari te dytin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*