Buxheti afatmesëm, 5% e rrugëve do bëhen me pagesë

December 5, 2015 09:46

Buxheti afatmesëm, 5% e rrugëve do bëhen me pagesë

Qeveria ka parashikuar që të rrisë përqindjen e rrugëve mirëmbajtja e të cilave bëhet përmes koncesioneve dhe kjo shihet në Programin Afatmesëm të miratuar prej saj. Konkretisht në këtë program përfshihen vitet 2016-2018 duke dhënë edhe detajet për zhvillimet më të rëndësishme në transportin rrugor dhe fondet e parashikuara për projekte specifike.

Për vitin 2015, vlerësohet se mirëmbajtja totale e rrugëve është bërë përmes kontratave që shteti ka me privatin dhe se janë përmirësuar 10.5 për qind e pikave të rrezikut të identifikuara në rrjetin rrugor. Për vitin e parë të programit që është viti 2016 specifikohet se do të ndërtohen dhe rehabilitohen sipas standardeve të projektimit 62 kilometra rrugë.

Përmirësim të mirëmbajtjes nëpërmjet sistemit të menaxhimit të pasurive rrugore me kompani të sektorit privat do të jenë rreth 200 kilometra të rrjetit rural nën menaxhimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSH) me një rritje 5 për qind krahasuar me 2015. Në vitin 2016 do të kalojnë në mirëmbajtje me koncesion 2.9% e rrjetit rrugor. Për vitin 2017 parashikohet që ndërtimi dhe rehabilitimi sipas standardeve të projektimit të arrijë 87 kilometra rrugë.

Nga privati përmes kontratave me ARSH të ketë një mirëmbajte 5 për qind më shumë të rrjetit rrugor, se në vitin aktual ndërsa me koncesion do të menaxhohen 5 për qind e rrjetit kombëtar. Në vitin e tretë të programit, pra 2018 qeveria parashikon ndërtim dhe rehabilitim për 87 kilometra rrugë, kalim për mirëmbajtje në bazë performance tek privati me 3.5 për qind më shumë të rrjetit rrugor, krahasuar me 2017-ën kurse mirëmbajtja me koncesion pra rrugë me pagesë 5 për qind.

December 5, 2015 09:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim