Buxheti, Basha mbledh drejtuesit vendorë dhe akuzon qeverinë

Redaksia Online December 24, 2013 21:19

Buxheti, Basha mbledh drejtuesit vendorë dhe akuzon qeverinë

Kreu i PD, njëkohësisht edhe i Bashkisë së Tiranës, mblodhi sot në një takim drejtuesit e pushtetit vendor, për të diskutuar rreth projekt-buxhetit të vitit 2014. Gjatë takimit me pushtetarët vendorë, Basha akuzoi qeverinë për reduktim të autonomisë së pushtetit vendor. Basha shtoi gjithashtu se ky projektbuxhet nuk është konsultuar me shoqatat dhe grupet e interesit.

“Vijmë në kushtet e një anomalie që ka vështirësuar jo pak edhe normalitetin e diskutimit për ligjin më të rëndësishëm të vitit, qeveria nuk ka konsumuar asnjë komunikim me shoqatat dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor për këtë projektbuxhet, edhe pse këtë e kërkon standardi evropian i bashkëpunimit mes pushteteve. Në këtë paketë janë parashikuar ndërhyrje dramatike në dëm të pushtetit vendor, një gjymtim i këtij pushteti që i reduktohet si asnjë herë autonomia fiskale, që është themeli i autonomisë vendore”, tha Basha.

 

 

Redaksia Online December 24, 2013 21:19
Komento

1 Koment

  1. lejleku December 24, 17:39

    O Z Luli ,dil njehere rruges se Kombinatit ,kalo jo me larg po deri tek KMYja .Nuk them te ecesh me kembe si ne qe na jane bere shuajte e kembeve si sholle opinge qe ti nuk di nga bie ; e pastaj ulu e diskuto e jep mendime per te tereee popullin e dhimbsur te shqipes meme .
    Kandahari eshte lule nga pastertia dhe pluhuri. Vetem kur ne te ka predha na I kalon.Rregullo Tiranen dhe do te mbetesh me I uruari e nderuari ne jete te jeteve .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*