Buxheti e nis me të ardhura negative, 3.3 për qind më pak për janarin

February 26, 2015 11:12

Buxheti e nis me të ardhura negative, 3.3 për qind më pak për janarin

Të dhënat e paaudituara të Ministrisë së Financave, flasin për një mungesë në realizimin e të ardhurave për muajin janar të këtij viti. Zëri me rënien më të madhe është ai i tatim fitimit, ku janë mbledhur 60% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Po kështu me tregues negativ paraqiten dhe mbledhja e të ardhurave nga të ardhurat personale, taksat nacionale, të ardhurat jotatimore dhe të ardhurat vendore. Sipas treguesve të ardhurat në buxhet kanë shënuar rënie me bazë vjetore për herë të parë që kur e majta filloi të administronte financat, pas ardhjes faktike në pushtet në shtator të vitit 2013. Sipas statistikave paraprake të publikuara nga Ministria e Financave, totali i të ardhurave të mbledhura në buxhet për janarin 2015 ishte 26.38 miliardë lekë, 904 milionë lekë, apo 3.3% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Të ardhurat nga grantet kanë rënë me 492 milionë lekë. Të ardhurat nga tatimet e doganat kanë pasur gjithashtu një rëniment negative, duke qenë 454 milionë lekë, apo 2.7% më pak se janari i vitit 2014. Zëri që ka ndikuar më negativisht në këtë performancë ka qenë ai i tatim fitimit, ku janë mbledhur mbledhur 614 milionë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, me një rënie prej 60%.

Ndonëse tatim fitimi mblidhet mbi baza tremujore, e njëjta praktikë ka nisur që në janar të vitit të kaluar, ndaj të dhënat janë në bazë të njëjtë krahasimi. Kjo situatë duket se po reflekton situatën e vështirë të bizneseve shqiptare, që presin më pak fitime, ndërsa barra e tatim fitimit është rënduar në 15%, që nga janari 2014. Zëri që vijon të shënojë të ardhura pozitive në buxhet është ai i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), duke u rritur me 10%.

Po kështu të ardhurat nga akciza kanë shënuar një rritje prej 10%, duke reflektuar më shumë politikën e rritjes së nivelit të tyre. Rënie të fortë kanë shënuar dhe të hyrat nga tatimi mbi të ardhurat personale, që ishin 25% më pak se janari i një viti më parë. Krahas TVSH-së, zëri tjetër me ecuri pozitive është ai i kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, që është zgjeruar me 9.4%.

February 26, 2015 11:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim