BUXHETI: Qeveria ka planifikuar të akordojë gjashtë kontrata të reja koncesionare gjatë vitit të ardhshëm me vlerë 1.74 miliardë euro (cilat janë)

October 23, 2020 00:10

BUXHETI: Qeveria ka planifikuar të akordojë gjashtë kontrata të reja koncesionare gjatë vitit të ardhshëm me vlerë 1.74 miliardë euro (cilat janë)

Nga Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare ka në plan të akordojë gjashtë kontrata të tjera koncesionare përgjatë vitit të ardhshëm me një vlerë të përgjithshme investimi prej 1.74 miliardë eurosh ndërsa kostoja e tyre në xhepat e shqiptarëve mund të jetë disafish më e lartë.

 

Gjashtë kontrata të reja koncesionare që qeveria shqiptare ka në plan të akordojë gjatë vitit të ardhshëm parashikojnë një vlerë investimi prej 218 miliardë lekësh ose 1.74 miliardë euro ndërsa kostoja e tyre në xhepat e shqiptarëve përgjatë dekadave të ardhshme është thjeshtë e pallogaritshme.

Një listë e publikuar nga Ministria e Financave si pjesë e ligjit për buxhetin e shtetit në vitin 2021 paraqet të cilat pritet të krijojnë monopole ose thuajse monopole afatgjata në disa segment të ekonomisë.

1 – Kontrata më e madhe e planifikuar është ajo e koncesionit të rrugës Milot-Fier, vlera e investimit të së cilës është 178.2 miliardë lekë.

Pagesat e pritshme të shqiptarëve për përdorimin e kësaj rruge për 35 vitet e ardhshme do të jenë sipas vlerësimit të studimit të fizibilitetit, së paku 4 miliardë euro.

Tenderi për këtë kontratë koncesioni është mbyllur 29 shtatorin e kaluar ndërsa rezultati i tenderit nuk është shpallur; qeveria është akuzuar sakaq për paracaktim fituesi.

Pavarësisht emrit Milot-Fier, ankandi ka në plan të akordojë një kontratë përmes të cilës, 56 kilometra autostradë ekzistuese falen për koncesionarin privat dhe 53 kilometra autostradë e re ndërtohen, ndërsa shqiptarët do të paguajnë sa herë të kalojnë në këtë rrugë për 35 vitet e ardhshme.

2 – Tenderi tjetër i planifikuar nga qeveria ka vlerën 20 miliardë lekë (162 milionë euro) dhe mbart titullin “Dhënia me koncesion /PPP e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore”. Nuk ka të dhëna se çfarë do të bëjë ky koncesion i ri.

3 – Koncesioni i tretë mbart titullin Rritja e Sigurisë Rrugore dhe ka koston e investimit të planifikuar 5 miliardë lekë. Edhe për këtë koncesion nuk ka ndonjë të dhënë publike se çfarë është.

4 – Koncesioni tjetër i madh është ai i aeroportit të Vlorës. Ëndrra e vjetër e kryeministrit dhe premtimi i tij i stërpërsëritur në fushatat e kaluara elektorale – por që nuk është bërë realitet deri më sot sepse nuk është parë kurrfarë interesi ekonomik për ndërtimin e një aeroporti vetëm 120 kilometra larg aeroportit ekzistues te Tiranës – planifikohet të jepet me koncesion në të cilin vlera e investimit parashikohet 13 miliardë lekë ose 90 milionë euro.

Forma e koncesionit dhe se sa para do të paguajnë taksapaguesit, mbetet për t’u parë.

5 dhe 6 – Qeveria ka edhe dy koncesione më të “vogla” në plan. Njëri quhet: “Për përmiresimin e infrastruktures rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan” dhe ka vlerë investimi të llogaritur prej 882 milionë lekësh (6 milionë euro) ndërsa tjetri quhet “Për ofrimin e shërbimit të infrastrukturës së çelësave publik PKI”, dhe ka një kosto prej 208 milionë lekësh.

Këta çelësa janë kodet që përdoren për firmë elektronike dhe që aktualisht jepen nga AKSHI për pak persona të interesuar, përfshirë kompanive që u duhet të aplikojnë për tenderë apo inxhinierëve që bëjnë aplikime për leje ndërtimi.

Por një program tjetër i qeverisë, ai i krijimit të një sistemi të ri të menaxhimit fiskal elektronik, parashikon krijimin e një tregu me dhunë për këtë shërbim përmes detyrimit të një numri biznesesh që të pajisjen me një kod të tillë.

 

——-

Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë.Titulli është i redaksisë

October 23, 2020 00:10
Komento

11 Komente

  1. katarakti October 22, 18:34

    Tani unê pres tani reagimin e qeverisê shqiptare ndaj kêtyre shifrave qê ka hedhur nê publik Erebara. Mê ngjajnê pak me ato “faktet” e Shkullakut. Por unê nuk jam i sigurtê nêse qeveria shqiptare, ministri pêrkatês apo Erjon Braçe, do tê “denjojnê” tê pranojnê apo kundêrshtojnê kêto tê dhêna?! Apo ndofta “Partizani” ka sê shpejti ndonjê ndeshje tê rêndêsishme dhe askush nuk ka kohê tê merret me kêto çikêrrima qê mezi arrijnê nê 4 miliardê euro?! Tê shohim.

    Reply to this comment
    • Besi October 22, 22:02

      Si eshte e mundur ne vend qe keto para ti hedhe per ringritjen e ekonomise pas pandemise ky psikopat la e vrare ndergjegja dhe ne karshillik ndaj te gjitheve ne qe paguajme taksa vazhdon tja jape tre personave qe ja rikthejne nje pjese ketij te korruptuari. Ky duhet zhdukur por kur shikon te tjeret qe kane bere po te njejtat gjera kur kane qene ne pushtet te hipen nje urrejtje per te gjithe keta kriminele te korruptuar. Si nuk ishte ne gjendje ky vend te nxirrte nje burre shteti Ne kemi pasur historikisht vetem politikane bq pederaste kriminele te korruptuar dhe tradhetare

      Reply to this comment
  2. IS October 22, 18:45

    Ky vend duhet t’i jape fund koncesioneve.

    Shpesh kam debatuar me neo liberalet ne lidhje me koncesionet ne Shqiperi. Argumenti i tyre ka qene qe koncesionet ulin korrupsionin dhe rrisin eficencen.

    Argumenti im ka qene qe edhe nese kjo eshte e vertete per vende si Suedia, ne Shqiperi ato vetem rrisin korrupsionin dhe ineficencen, pasi edhe procesi i dhenies me koncesion eshte i korruptuar. Per pasoje ne ja heqim administrimin e prones publike nje politikani te korruptuar dhe te paafte, dhe ja japim po atij, permes kompanive fiktive qe ai krijon, apo permes klienteve qe ai sjell.

    Rasti i Vilmes eshte ilustrimi i ketij argumenti.

    Ajo merr nja 10 milion Euro ne vit per modernizimin e shendetesise. Por kur semuret, shendetesine e “modernizuar” na e le neve, ndersa per vete merr leket tona dhe shkon aty ku shendetesia funksionon pa koncesione.

    Sepse Vilma e di se cfare shendetesie kemi ne. Ajo e di mire.

    Ashtu sic e di edhe Rama qe femijet i lind ne Viene dhe familjaret i kuron ne Amerike. Ai e di mire se cfare shendetesie kemi.

    Kjo besoj mjafton per te kuptuar perse ne Karten 2020 ne kerkojme t’i jepet fund njehere e pergjithmone konceptit te dhenies se sherbimeve publike me koncesion.

    Privati nese ka deshire dhe mundesi, le te krijoje dicka te re qe nuk ekzistonte me pare. Por ajo qe i perket publikut duhet te administrohet vetem nga administratoret publik.

    Nese nje kryeminister apo minister eshte i paafte per ta bere kete pune, zgjidhja eshte qe ai te hape krahun, jo qe ne te hapim xhepin.

    Reply to this comment
  3. Raimond vlonjati October 22, 18:53

    Keto Koncesione jane te gjitha qe mund t e menaxhohen nga Shteti,
    aq me teper qe kemi ne krye nje Parti Socialiste,

    Mirepo ky Rilindasi ne letra eshte socialist ,
    ndersa ne realitet ky eshte nje ekstremist i djathte , me tipare Feudali Mesjetar,
    qe kerkon ti japi te gjithe asetet e Infrastruktures rugore tek Privati.

    Dmth te gjitha taksat per ruget do i perfitoje privati, ndersa Shteti Shqiptar dhe shqiptaret do paguajne gjithmone per te pasuruar kete Privatin qe e ka caktuar Rama , per te menaxhoje ruget tona

    E kuptoni pra qe ky Kryeminister duhet te largohet edhe me dhune nga pushteti ,
    se ky eshte i pameshireshem ne vjedhjet qe ben, nepermjet PPP-ve

    Keto rruget jane te gjitha te reja, dhe mund te mirembahen shume mire , nga Bashkite nga ku kalojne keto rruge.
    dhe gjithe taksat e rugeve ( te cilat duhet te jene simbolike )
    qe paguajne Shqiptaret do shkojne per roga e pensione,
    per mireqenien e Shqoerise sone, jo te futen ne xhepat e Miqeve te Rilindjes

    Po ashtu cmimet super te larta qe jane vleresuar keto ruge per tu ndertuar,
    jane vjedhje te hapura fare, dhe qe kane edhe efektin se nuk jane vjedhje per njehere te vetme,
    por ato lloj vjedhjesh do jene ne vazhdimesi,

    Ndaj ti thuhet NDAL , ketij kryeminsitri te koruptuar , duke mos e votuar ne 25 Prill

    Ndryshe po e votuat, do paguani per ruget nga do kaloni, gjithe jeten tuaj,
    dhe sic po vene punet , qe ky “Rilindasi i Hajduterise” vendos taksa ne cdo gje,
    do ju vendose taksa edhe per ajrin te merni fryme ..

    Ndaj kur te shkoni ne zgjedhje i vini gishtin kokes

    Reply to this comment
  4. Ani October 22, 19:27

    Pervec rruges milot te tjerat jane totalisht te panevojshem dhe pa lidhje pervecse keto mund ti beje shume mire Akshi e Autoriteti Rrugor dhe i transportit….cmenduri si doreviten leket….e papare

    Reply to this comment
    • Berati October 22, 19:42

      Aaa. Se rruga e Milotit eshte ne rregulll? Ore jeni ne terezi? 1,2 miliarde per nje rruge fushore ku 52 km jane te ndertuara dhe i falen koncesionarit dhe ai do ndertoje vetem 50 km? 800 ml tunel do justifikojne 1,2 miliarde euro? Ca do thoni me per rrugen e Kombit? Dhe pastaj do ta mbaje per 35 vjete ku fitimi do te jete 4 miliarde euro. Cbeni keshtu mor te mjere? E tmerrshme.

      Reply to this comment
  5. mirel October 22, 19:54

    Me cfare te drejte ja fal shteti 56 km autostrade koncesionarit?
    Plus kesaj shtet do paguaje dhe kestin e kostos dhe populli pasta do paguaje perseri per 35 vjet.
    Ky eshte Balozi qe po vjedh popullin. Ceshte kjo llogjike.
    Po PPPja e te dhenave!?
    A nuk po lodhet qeveri te mbaje nje zyre me tre kompjutera lu te hedhi te dhenat? Duhet te paguajme sherbetore per punonjesit e shtetit
    Keni pare ju? Pertojne te punojne qeveritatet dhe bejne PPP te delegojne punet e shtetit.
    A nuk thyeni qafen te gjithe o kurva hajdute te ndyre. Keta nuk se po vjedhin aty ku ja mundesi, keta po shpikin lojera per te vjedhur. Eshte bere si labirint idesh. Ku te gjejne ide nga me te cudicmet per ti rrjepur shtetit miliarda, jo miliona.
    Po Aeroporti kujt i duhet ne Vlore? Udhetareve te Ballshit? Populli pa buke ky kerme e Dules tallet me Aeroporte.
    Ky do vrare more me buke ne gohe, dobic i ndyre i Berishes. Jane naftetare e minatore pa rroga, atyre u dergon kamzhikun.
    Ky do shqyer i gjalle me gjithe larot qe i vijne pas.
    Poshte tradhetari, hajduti, krimineli i ketij populli, antishqiptari Ramut

    Reply to this comment
    • Hosteni October 22, 20:13

      C´duhet aeroporti ne Vlore ?! O Mirel tani qe greku na e vuri kufirin te thana, bari per ne Ital nuk do transportohet me me gomone, por me avione. E kemi liderin global shume largpames.

      Reply to this comment
  6. Dull tropoja October 22, 22:39

    Koncesionet jane rrugae vetme e investimeve te medha duke i paguar per disa dekada.marrezite nuk qendrojne.Privati hedh parane dhe e merr me fitim jo menjehere por per dhjetra vjet.a doni zhvillim e modernizim.

    Reply to this comment
    • mirel October 23, 15:05

      O Dull Ramuti, cili dhiar do na e sjelli zhvillimin? Ku i gjeten leket keta dhiaret biznesmene. Na tregoni pak per shurraket brekegrisur qe po behen miliardere me parate e shtetit. Ku u bete kapitaliste dhe aq me teper “moderene” ju? Copa halabakesh e rrugacesh u bete lektoret e kapitalizmit.
      Jo more! Po na mesoni dhe abc ne, duke qene dhe analfabete ne pune, por te sukseshem ne vjedhje.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim