Buxheti në duart e krimit? Përgjigja thumbuese e Ramës për Bashën

November 14, 2017 10:04

Buxheti në duart e krimit? Përgjigja thumbuese e Ramës për Bashën

Nga nje takim me sistemin bankar, kryeministri Edi Rama i ka dhene nje pergjigje edhe deklaratave te kryetarit te PD Lulzim Basha i cili kerkoi qe FBI dhe DEA te merren me kontrollin e buxhetit te shtetit shqiptar.

T’i them të gjithëve që nëse ka një sistem ku ekonomia informale apo ajo e zeza ska shans të penetrojë ky është sistemi bankar dhe nëse ka në Shqipëri një sistem për tu marrë shembull për nga qëndrueshmëria e shendetsheme në raport me ligjin dhe transparencën sa i përket burimeve të fitimit ky është sistemi bankar.

Dje kam dëgjuar që imagjinata që nuk më mungonte s’ma kisthe thënë kurrë që mund ta dëgjoja, që projekt buxheti të administrohet nga strukturat ligjzbatuese FBI -DEA si nje projekt që dëshmon se buxheti përmes sistemit bankar… programi ynë është tanimë në duart e krimit.

Tani ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit dhe jo vetëm ju që jeni pa kufje apo edhe ata që janë me kufje, madje ata që janë me kufje janë më të dyshuarit, është për të qeshur edhe për të qarë se këto janë sinjalet më dëmtuese për konsumatorin.

Ndaj dua tu them atyre që janë të detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të imagjinatës të qeshin e të shkojnë përpara se realiteti ekonomik është optimist”.

November 14, 2017 10:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*