Buxheti u miratua, por a e dini sa taksa do paguani në 2018-ën?

November 17, 2017 12:18

Buxheti u miratua, por a e dini sa taksa do paguani në 2018-ën?

 

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar mbrëmë buxhetin e shtetit për vitin 2018.

Buxheti u miratua me 74 voto pro.

Por, sa janë taksat që pritet të paguajnë individët dhe bizneset për të siguruar 464 miliardë lekë, ose 3.3 miliardë lekë, sa është shuma që parashikohet të mblidhet në buxhet, sipas të dhënave zyrtare nga tabelat e projektbuxhetit 2018.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), një taksë që paguhet nga konsumatori në çmimin fundor të mallit ose shërbimit, është zëri që sjell më shumë të ardhura në buxhet, me 33.5% të totalit, sipas parashikimit në projektbuxhetin 2018. Nga TVSH pritet të arkëtohen rreth 1.1 miliardë euro. Shqipëria ka normën më të lartë të TVSH-së në rajon, me 20%, së bashku me Serbinë.

Zëri i dytë janë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që së bashku zënë 19.2% të totalit të të ardhurave të pritshme, ose 544 milionë euro.

Akciza është kategoria e tretë, që siguron 9% të të ardhurave, ose 364 milionë euro. Përmes akcizës dhe TVSH-së që janë të dyja taksa mbi konsumin dhe që bizneset ia ngarkojnë konsumatorit final përmes çmimit, buxheti siguron gati 45% të të ardhurave. Kjo do të thotë se nga produktet që do të blejnë, ose shërbimet që do të marrin, qytetarët do të paguajnë indirekt për shtetin rreth 1.5 miliardë euro.

Pas akcizës renditen taksa nacionale (renta etj.), tatimi mbi të ardhurat personale dhe tatimfitimi që sjellin përkatësisht rreth 8.5, 8.2 dhe 7.5% të totalit.

Si tatim mbi të ardhurat personale, individët pritet të paguajnë 272 milionë euro, apo rreth 8.2%  më shumë sesa pritet që të paguajnë këtë vit. Shqipëria mban rekord dhe për taksimin e individëve, sidomos atyre me paga të larta. Norma progresive prej 23%, për pagat mbi 130 mijë lekë (rreth 930 euro) është unike në gjithë rajonin, që i taton të ardhurat nga paga mesatarisht me 9-11%. Edhe tatimi nga të ardhurat e tjera (qiraja etj) është 15% për gjithë individët shqiptarë. Për krahasim, Mali i Zi, që paga të larta kategorizon ato mbi 720 euro neto, i taton me 11%, nga 9% që tatohen pagat nën këtë nivel. Serbia, të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi i taton me 10%, ndërsa të ardhurat nga copyright dhe të ardhurat nga qiraja 20%; të ardhurat nga kapitali 15%. Në Maqedoni, tatimi mbi të ardhurat personale është i sheshtë prej 10%. Në Mal të Zi, tatimi mbi të ardhurat është 9% dhe rritet në 11% për të ardhurat prej më shumë se 720 euro neto/muaj nga punësimi. Kosova ka tatimin mbi pagën më të ulëtin në rajon, progresiv nga zero në 10 (0%/4%, 8%, /10%). Në Bosnjë-Hercegovinë, tatimi mbi të ardhurat është fiks, 10%.

Përmes TVSH-së e akcizës që janë taksa indirekte mbi konsumin dhe tatimit direkt mbi të ardhurat personale, individët do paguajnë gjithsej 1.7 miliardë euro, ose gjysmën e totalit të të ardhurave që pritet të mblidhen në buxhet.

Bizneset do të paguajnë si tatim fitim në 2018-n rreth 250 milionë euro, çka nënkupton që fitimet e sipërmarrjeve vitin e ardhshëm pritet të jenë rreth 1.8 miliardë euro.

Burimi: Monitor

November 17, 2017 12:18
Komento

4 Komente

  1. Arben November 17, 17:52

    PARA QE IKIN NGA XHEPAT TANE, E SHKOJNE

    TEK XHEPAT E EDRAMES.

    Reply to this comment
    • Laura Mezini November 17, 18:42

      Jo Arben kokedruri jo. Ikin nga xhepat tane dhe na vijne perseri ne xhep ne formen e rishperndarjes si rruge, kopshte, shkolla etj. Ne cilin vend te botes njerezit nuk paguajne taksa dhe ju shtrohen rruget, ujesjellsat, kanalizimet? Apo fol pas berihajt???

      Reply to this comment
  2. info analitike November 17, 20:17

    Po ku marrin vesh delet e rilindjes. Ato vec beeeee dine te bejne.

    Reply to this comment
  3. lora November 17, 23:01

    Ja te theme une qe ajo tvsh-ja ne europe eshte 21%, ndersa ne Shqiperi 20%. Por menyra se si shkruajne gazetaret tane te fut daten. media dhe gazetari kenaqen kur ka vrasje, droge rrembime, prostitucion, pra per te dhene lajme; nuk shikojne se çfare bejne me ato lajme, pa le se si i trumbetojne! Tere kersheri e emntusiaste kur ka lajme te keqia.Paska te drejte Edi Rama per mediat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*