Buxhetorët, dita e gjashtë pa rroga
Prej gjashtë ditësh, punonjësit e administratës janë në pritje të pagave të korrikut. Ndërsa në Ministrinë e Financave këtë vonesë e argumentojnë me një “problem teknik”, për një situatë të tillë mësohet se Banka e Shqipërisë do të zhvillojë një ankand, për t’i siguruar qeverisë një hua prej 35 milion eurosh.
Vonesa e pagave u konstatua fillimisht te punonjësit e Kryeministrisë, por pavarësisht se kanë kaluar disa ditë, asnjë punonjës i administratës nuk ka marrë ende rrogën.
Ky është rasti i dytë pas atij të muajit janar, kur pagat u ndanë 10 ditë me vonesë. Edhe në atë rast, ministri Bode e justifikoi vonesën me një “problem gjatë procedurave”.
Komento
4 Komente
Shiko komentet
a mer bode mer legen, mer hajdut, ti bashk me sali brishen ju shkatrroft Zoti, mos i hongshi leket e fukarejve o plera tnyta
Deri ketu arritet? Jo, ky eshte kulmi. Njerezit mezi e presin diten e rroges. ju kujdeseni per miliardat, per t’ i fshehur. Thirrini mendjes, boll bete harakiri. Mos “luani” me rrogat e pensionistet se :Zoti vonon, por nuk harron”.
Diheshe kjo pune. Qeveria u muar me fushaten, braktisi punen per te mbledhur te ardhurat dhe mbi te gjitha beri shpenzime te medha per fushaten me shprese se do fitonte edhe nje here. Arka e shtetit po dorezohet njelloj si ne vitin 1997.
Ne kete vend vihet para pergjegjesise nje qytetar i thjeshte per nje pagese minimale nga qe nuk ka mundesi financiare, ndersa ata qe pergjigjen per drejtimin e shtetit nuk gjykohen.
Pritni sa t’i shet Saliu pasuritë e shtetit, pastaj do t’i merrni rrogat.