Bylykbashi: Rama, nxitësi kryesor i korrupsionit

September 23, 2014 13:52

Bylykbashi: Rama, nxitësi kryesor i korrupsionit

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama si nxitësin kryesor të korrupsionit në vend. Në një konferencë për mediat deputeti Oerd Bylykbashi ironizoi deklaratat e Kreut të Qeverisë për luftën ndaj korrupsionit, si deklarimet e Fidel Kastro për demokracinë.

“Edi Rama është aleati më i mirë sot i korrupsuionit, sepse ai nuk zbaton vendimet e gjykatave.

Edi Rama është aleati më i mirë sot i korrupsionit, sepse ka bërë të paktën 1400 tendera me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë.

Edi Rama është aleati më i mirë i korrupsionit, sepse ai lejon sarajet pa leje të mikut të tij Kokëdhima, dhe prish ndërtimet e fukarenjve.

Korrupsioni nuk gjen mik më të mirë se Edi Ramën, kur vota blihet me lekë, dhe kur me ligj pushohet hetimi i kësaj cështjeje.

Korrupsioni nuk ka mik më të mirë se Edi Rama, kur ministri i tij abuzon me cdo aset shtetëror për dasmën e vet, dhe kur pranon dhurata luksi pa deklaruar asnjë prej tyre”, theksoi ligjvënësi demokrat.

Në vijim ai shtoi se korrupsioni ka sot një strehë të sigurtë, qeverinë shqiptare, pasi dhjetra persona me precedent penalë, trafikantë cnjerëzore, kanë kapur postet kyce të shtetit.

“Korrupsioni sot në Shqipëri nuk ka nxitës më të madh se Edi Ramën, i cili po shkon drejt pushtetit absolut duke kapur cdo institucion të pavarur.

Cili institucion i gjunjëzuar sot do të kontrollojë pasuritë e Edi Ramës, ministrave e zyrtarëve të tij, cila drejtësi e gjunjëzuar sot do të hetojë korrupsionin e Ramës dhe njerëzve të tij?

Të flasë Edi Rama për luftën ndaj korrupsionit, është në vetvete një akt i pastër korruptiv”, tha Bylykbashi.

September 23, 2014 13:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*