Bylykbashi: Rama pranon vendet e rezervuara, por kërkon 8 për vete

July 8, 2016 10:16

Bylykbashi: Rama pranon vendet e rezervuara, por kërkon 8 për vete

Pasi Kryeministri Edi Rama nuk pranoi propozimin e bërë nga Partia Demokratike, e cila ditën e djeshme u tërhoq nga ‘vendet e rezervuara’, duke propozuar krijimin e një komisioni ad – hoc me anëtarë të barabartë shumicë – opozitë për filtrimin dhe skanimin e gjyqtarëve, ka ardhur reagimin i deputetit të Partisë Demokratike, njëkohësisht, nënkryetar i komisionit të ligjeve, Oerd Bylykbashi.

Me anë të një postimi në Facebook, ku nuk e kursen ironinë për deklaratën e Kryeministrit, Bylykbashi shkruan se Rama pranon vendet e rezervuara, por ndryshe nga sa propozon opozita, që 12 komisionerët e vetingut të zgjidhen 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita mes profesionistësh, Kryeministri, sipas deputetit të PD, kërkon të ketë 8 komisionerë.

Kryeministrit i duhet një divan me 8 “vende të rezervuara” që të shtrihet sa gjatë gjerë dhe të mbajë edhe telekomandën sipër barkut, që ta komandojë drejtësinë sipas qejfit, shkruan në reagimin e tij deputeti Bylykbashi.

Reagimi i plotë i Deputetit të PD, Oerd Bylykbashit:

“Breaking News: Kryeministri Rama pranon formulën e “vendeve të rezervuara”.

Kryeministri dje kishte sajuar batutën e re folklorike për Reformën në Drejtësi. Sipas tij, PD kishte lëvizur nga formula e “vendeve të rezervuara” tek formula e “vendeve të blinduara”. Vë bast që i ka pëlqyer shumë gjetja, por as që e ka idenë se për çfarë flet.

PD propozon që 12 komisionerët e vetingut të zgjidhen 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita mes profesionistësh, ndërsa formula e “Votës së Vetme të Trafikueshme” që ngul këmbë Kryeministri, bën që Kryeministri të marrë me siguri matematikore 8 komisionerë që do shkarkojnë gjyqtarët dhe t’i mbajë për 9 vjet. Pas kësaj këta komisionerë ikin në shtëpi, pra do të punojnë vetëm një herë dhe vetëm për Ramën.

Pra Kryeministri është shumë dakord me PD; duhet formula e vendeve të rezervuara. Por ama, si mund të jetë ai baraz me PD?! Kurrë! Kryeministrit i duhet një divan me 8 “vende të rezervuara” që të shtrihet sa gjatë gjerë dhe të mbajë edhe telekomandën sipër barkut që ta komandojë drejtësinë sipas qejfit, pa u ngritur nga divani. Tamam si pasha, vetëm nargjileja i mungon.

Si e thoshte Brezhnjevi? Ajo që është e imja është e imja, ajo që është e jotja mund ta negociojmë. Pra 6 vendet e rezervuara të Kryeministrit nuk diskutohen, por hajdë të negociojmë ato të opozitës dhe mos t’i lemë 6, por vetëm 4. Madje edhe 4 shumë janë por hajt, s’po e teprojmë! Kështu po që është reformë euroatlantike!

Rezervojini Kryeministrit divanin me 8 vende dhe kompromisi u krye! Se mos thoni që kur Kryeministri kontrollon shumicën e komisionerëve të vetingut politizohet gjyqësori, ore?! Rreziku vjen vetëm dhe vetëm nga 4 vendet e opozitës dhe këtë mediat e Kryeministrit t’ia ngulin mirë në kokë shqiptarëve dhe të huajve!

Kompromis ka, por duhen profesionistë për ta kuptuar.”

July 8, 2016 10:16
Komento

2 Komente

  1. Xhaja July 8, 10:37

    mashtrues bastard

    Reply to this comment
  2. turi July 8, 13:25

    O djali ti mund te jesh i zgjuar,po me duket se ta kane mbushur mendjen qe je shume i zgjuar,po mire ajo 6 plus 6 nuk eshte kapje,apo do mbani ne presion njeri tjetri qe ju qe jeni ne sfera te larta te politikes te mos ndeshkoheni asnje here,po te beni qejf simbas qenijes ne pushtet,Hiqni dore dhe pranoni vendimet e SH.B.A dhe B.E

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*