Bylykbashi: Rama shpërbleu me poste marionetat politike në KQZ

Redaksia Online October 6, 2013 11:48

Bylykbashi: Rama shpërbleu me poste marionetat politike në KQZ

PD vijon akuzat ndaj kryeministrit Rama në lidhje me emërimet e reja. Deputeti Oerd Bylykbashi  tha sot se dy ish-anëtarët e KQZ-së u shpërblyen me poste për “varrosjen e provave të vjedhjes së mijëra votave dhe të një mandati në Lezhë si dhe shumë shkelje në zonat e tjera”.

Sipas tij, Shtylla, Biba dhe Muho treguan se nuk ishin gjë tjetër veçse marioneta politike të maxhorancës së sotme.

“Denar Biba dhe Albana Shtylla, me urdhër të Edi Ramës, bllokuan vendimmarrjen e KQZ-së, dhe me urdhër të tij braktisën detyrën në KQZ duke u dorëhequr në të njëjtën kohë. Këtë e bënë me pretendimin se ishin apolitikë. Me këtë veprim militant të dënueshëm ligjërisht, ata shkatërruan për llogari të Partisë Socialiste shkallën e parë ankimore, KQZ-në, me qëllim e vetëm që të varrosnin provat e vjedhjes prej tyre të mijëra votave dhe të një mandati në Lezhë si dhe shumë shkelje në zonat e tjera.

Për këtë sjellje, këta anëtarë të KQZ-së meritonin ndëshkim sipas Kodit Zgjedhor.  Por Edi Rama po i shpërblen për punën prej militanti të zellshëm politik. Ashtu sic dhanë dorëheqjen njëkohësisht, po njëkohësisht Denar Biba u emërua Kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike, ndërsa Albana Shtylla u emërua Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit. Po kështu Ilirjan Muho u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Hipotekave.

Sot nuk ka më shqiptar që ta besojë farsën komiko-tragjike të pavarësisë dhe depolitizimit te KQZ-së, që luajtën në Prill 2013 këta militantë partiakë, sipas regjisë së Edi Ramës. Shpërblimi i tyre me poste kyçe tregon haptazi se gjithçka bënë këta individë, e bënë si marioneta politike të mazhorancës së sotme.

Edi Rama po shpërblen kësisoj guerrilasit militantë që i shërbyen atij për të minuar parimet e zgjedhjeve demokratike, konsensusit dhe të shtetit të së drejtës. Me të tilla marioneta dhe mbi të tilla parime është bazuar rilindja e administratës së tij politike”, tha Bylykbashi.

Redaksia Online October 6, 2013 11:48
Komento

9 Komente

  1. DREAM October 6, 12:32

    Si ,si , cfare ???
    Kta akuzojne per mijra vota …te vjedhura ?????
    Vetiu te lind pyetja

    TE DIELEN LAVIRET POLITIKE NUK BEJNE PUSHIM ??!

    {Oerdi po te kujtoj qe I.Muho ishte atje te KQZ me miratimin tuaj …e kishe vella me babe …me ate baben qe ke akoma }

    Reply to this comment
    • Labi Vlore October 6, 13:07

      Po Arben Ristanin qe e kane deputet,qe e kishim kryetar te KQZ-se se pavarur ne zgjedhjet e 2009-es dhe ato lokale te 2011-es??Apo nuk ishte Marionete??Turp per kete Bylykbashin ne nje moshe kaq te re,me gjuhe dhe sjellje te tilla.U ka hedhur faren e keqe Saliu qe te gjitheve.Duket sikur te gjithe keta te PD-se i kane bere nenat me Saliun.

      Reply to this comment
  2. tirona October 6, 12:34

    Po ketyre te opozites I paska plasur cipa fare ..Denar Biba dhe Albana Shtylla ishin perfaqesues te ish opozites …. Po si nuk I vjen zorr ketyre te PD qe emeruan Arben Ristanin nga Kryetar I KQZ ne Ministrin e Brendeshme…????

    Reply to this comment
  3. Lavdie October 6, 13:31

    Kush flet,per marioneta… Ky qe aplikoi per ndryshimin e emrit te vete, nga Oerd ne Marionet dhe nuk iu pranua. Cfare menxyre!!! Turp…

    Reply to this comment
  4. LALI October 6, 13:59

    rri pushim sot shko pi gjumesht te mami se u bere si kelysh i sakles duke lehur mos leh kot se kur te vije koha te vish ne pushtet sala ka ngordhur dhe do te shkojne kot keto te lehura per salen do te ngelen pa vlere

    Reply to this comment
  5. Iku Saliu, aliu, liu, iu-iu-iu .. October 6, 16:13

    Iku Saliu, aliu, liu, iu … ne burg si miu.

    Reply to this comment
  6. Tani October 6, 19:47

    MAJMUN EDEPSEZ LEGEN,ZORRAXHI,IDIOT,LANGARAQ,SUFLERI MALOKUT.TURP.

    Reply to this comment
  7. sopiqoti October 7, 07:48

    O ZOTI BYYKBASHI,,PO PSE KAQ I VERBER NDHE NUK NA THUA GJE PER KAMIKAZET E ps QE ME AQDEVOTSHMERI I VLERESOI DHE I SHPERBLEU Sali Berisha PER SHERBIMIN QE ATA I BENE ? JU SHIKONI QIMEN NE BALLIN E TJETRIT DHE NUK SHIKONI TRAUN QE JU KA ZENE SYTE TY DHE SHEFAVE TEND.ATA NUK JANE KAMIKAZ POR KANE BERE DETYRERN SE PSE NUK KISHIN PSE TE QENDRONIN NE NJE KOMISION NE SHERBIM TE Sali Berishes.-Jeni person qe te perkasin plotesisht cilesimet qe te behrn ne komentat e siperme.

    Reply to this comment
  8. aqif thumbi October 7, 08:19

    PO PSE ORE ELBASAN LEPIRES MOS KERKON TE VENDOSI MIQT E TU MORE KELYSH I PA RRITUR.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*