Bylykbashi: Zgjedhjet, paralel me drejtësinë

May 10, 2016 15:38

Bylykbashi: Zgjedhjet, paralel me drejtësinë

Partia Demokratike qartëson qëndrimin e saj lidhur me kushtëzimin e vazhdimit të reformës në drejtësi me reformën në sistemin zgjedhor.

Deputeti Oerd Bylykbashi, në një intervistë për Top Channel deklaroi se të dy proceset duhet të ecin paralelisht.

Bylykbashi, pohoi se duhet të aplikohet domosdoshmërisht votimi elektronik si garanci për mos manipulimin e procesit.

“Është e mundur që për herë të parë për vitin 2017 ne të kemi për herë të parë një sistem që do të mundësojë identifikimin biometrik të zgjedhjeve, pra pa nevojën e një karte që blihet dhe do të mundësojë votimin elektronik dhe nxjerrjen e rezultateve menjëherë nga qendra pa patur nevojë për ato procese të zgjatura dhe të lodhshme”, thotë Bylykbashi.

A është kusht për zgjedhjet votimi elektronik?

“Vërtet është një kusht. Pa të është e pamundur që ne të kemi një ndryshim thelbësor të procesit zgjedhor”, thotë deputeti Bylykbashi.

Por a është ky votim një kusht për të penguar reformën në drejtësi nga ana e opozitës?

“Votimi elektronik është thelbësor për suksesin e reformës zgjedhore, ndërsa reforma zgjedhore është e lidhur ngushtësisht me reformën në drejtësi. Sa më mirë të ecim në të dyja krahët, aq më shpejt i mbyllim që të gjitha”, thotë Bylykbashi.

May 10, 2016 15:38
Komento

2 Komente

  1. genti May 10, 16:55

    Jo Bylo Jo
    Po ta thone shqip bota nuk ka zgjedhje te drejta pa gjykate te reformuar e te pastruar nga qelbesirat.,sepse ju doni te perseritet e njejta skeme.Sa here qe humbni nuk i njihni zgjedhjet e kerkoni trazira. S’ka me keshtu .Ju pa bota se cfare monstrash jeni.

    Reply to this comment
  2. Kruja May 10, 19:25

    Kur nuk do te nxjerre me “pretekste” PD per te mos e pranuar reformen ne drejtesi ?Thjesht kur te jete ne pushtet ajo vete. Perndryshe nuk e voton .dhe jo se ka frike nga reforma , ligjet jane , kane qene dhe do te jene gjithmone per te denuar kedo qe shkel ligjin . Tjeter kund flen lepuri , normalisht po u be reforma tani , ketyre qe jane ne pushtet do tu takoje te kene me shume dore ne vendosjen e njerezve , ndonese mendohet qe do te kete nje drejtesi te pavarur (por kudo ne bote politika i cakton figurat e larta te drejtesise , shiko pershembull ne SH.B.A. ) . Po ato i kane te kopsitur ekuilibrat , dhe normalisht e tolerojne edhe ate qe eshte votuar nga kundershtari dhe bashkejetojne . Pra PD mund ta votoje reformen dhe pa luajtur asnje presje nga kjo qe eshte sot , vetem kur te vije ne pushtet .Te pakten ky esht esynimi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*