Byroja e Hetimit, e-maili i SHBA-së që nxjerr zbuluar PD-në

February 12, 2016 19:51

Byroja e Hetimit, e-maili i SHBA-së që nxjerr zbuluar PD-në

Deklarata e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit për marrëveshje mes palëve ditën e hënë për Byronë Kombëtare të Hetimit solli në mbremjen e së enjtes reagimin e Partise Demokratike.

“PD deklaron se 23 dhjetori është dita e fundit që komunikoi me SHBA për BKH. Është dakordësuar që drafti i BKH duhet të reflektojë rekomandimin e 90-të të Venecias dhe të shmangë çdo drejtim nga autoritetet jashtë Prokurorisë”, thuhej në reagim.

Pra, gjithçka duket se ka ndodhur mes këtyre dy datave. Por le t’i marrim gjërat me radhë, duke filluar pikërisht nga 23 dhjetori. Arkivi politik i asaj dite tregon se ambasadori amerikan Donald Lu ka takuar në mënyrë të veçantë, fillimisht Sali Berishën dhe më pas, Lulzim Bashën.

Të dy u shprehën entuziastë atë ditë për rekomandimet e Venecias, por asnjëri nuk e përmendi Byronë e Hetimit. Por, një muaj më vonë…

“Edhe për çështjet që kemi rënë dakord Edi Rama zvarritet. Pse nuk e jep dakordësinë e tij? Çfarë e pengon? Kush e ka kapur prej xhakete?”, do të deklaronte Basha më 27 janar.

Ky provokim i Bashës u mbështet menjëherë pasdite nga amerikanët. Për Top Channel, ambasada deklaroi: “Byroja Kombëtare e Hetimit dhe reforma e gjyqësorit janë të dyja përparësi të nevojshme. Kemi ofruar asistencë teknike për draftin dhe qëndrojmë të gatshëm për ta ndihmuar Shqipërinë për të krijuar dhe trajnuar Byronë Kombëtare të Hetimit, bazuar në FBI-në amerikane, e cila do të përforconte kapacitetet e Shqipërisë për të hetuar korrupsionin. Jemi të kënaqur që të gjitha partitë kryesore janë shprehur në mbështetje të krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Tani është koha që kjo mbështetje të kthehet në veprime konkrete që do ta bëjnë Byronë Kombëtare të Hetimit një realitet”.

Qeveria nuk reagoi deri më 8 shkurt, dita e fundit kur, sipas Tahirit, palët janë dakordësuar për draftin final të Byrosë. Top Channel ka mësuar se pikërisht paraditen e 8 shkurtit, një email ka mbërritur në kabinetin e ministrit të Brendshëm.

Ky email përmbante draftin e projektligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit, i cili më pas do të kalonte në mbledhjen e qeverisë. Këtë e pohoi dhe vetë ministri në Kuvend.

Unë e kam me shkrim, me email-e, të shkruara. I kam në email-in tim me shkrim se si keni rënë ju dakord. Çfarë doni tani, t’ja u nxjerr dhe të them ja ku keni rënë dakord”, deklaroi Tahiri në Parlament.

Por, ajo që Tahiri nuk thotë është se nga ka ardhur ky mesazh. Por Top Channel e ka parë këtë email si dhe adresën nga ai ka ardhur, nga Ambasada Amerikane. Email-i përmban si material projektligjin dhe shoqërohej ndër të tjera nga këto fjalë:

Në këtë email gjeni projektin final të ligjit për BKH-në, hartuar nga OPDAT dhe me DAKORTËSINË e Partisë Demokratike”.

Nga përmbajtja e tij duket qartë se amerikanët kanë marrë një “ok” final nga selia blu. Aty ku në mesditën e po të njëjtës datë, për herë të parë zyrtarisht Lu dhe Vlahutin u takuan së bashku me Bashën dhe Berishën.

Por ndërsa Tahiri, Rama dhe Berisha kanë folur për këto negociata, Basha disi më pak, i vetmi që duket se ka ruajtur paktin e heshtjes është ambasadori i Shteteve të Bashkuara. Ndoshta, i ngarkuar me axhendën e sekretarit Kerri, ai nuk ka folur për këtë ngjarje.

Dhe nëse Donald Lu flet, sidomos për çfarë ka ndodhur ditën e hënë më 8 shkurt, nga email-i i dërguar nga ambasada që ai drejton, e deri tek takimet e tij të mesditës, atëherë të gjithë ne mund të kuptojmë më mirë, se cila nga tre palët gënjen për këtë furtunë në gotë që turbulloi politikën për dy javë rresht.

February 12, 2016 19:51
Komento

7 Komente

  1. Agroni February 12, 20:00

    Per nje rugezgjidhje sa me efikase dhe per ti dhene fund kesaj komedie alla soli dhe loli duhet qe ambasadori i nderuar LU te shese banditin Sali Berisha.Kjo do te jete nje veper dinjitoze e qeverise Amerikane per te shpetuar kombin shqiptar nga ky kriminel serb.

    Reply to this comment
  2. titi February 12, 20:08

    cfar flet mer …..

    Reply to this comment
  3. Arben February 12, 21:18

    KY MUHABET ESHTE SI LIGJI I DOSJEVE TE SALIUT.

    E MIRATOI PER TE SHPETUAR FAQEN, POR MIRATOI NJE LIGJ HAPTAZI ANTIKUSHTETUES, TE CILIN PRESIDENTI ME TE DREJTE NUK E MIRATOI.

    KESHTU EDHE KJO PUNA E BYROSE.

    NJE POPULL QE BESON SE DISA BANDA KRIMINALE DO TE LEJOJNE DREJTESINE NE SHQIPERI, ESHTE BASHKEFAJTOR ME KETO BANDA, DHE JO VIKTIME E TYRE.

    Reply to this comment
  4. Uauuu February 13, 10:26

    Tahiri me sa duket nuk i ka parë mirë emailet, se i pëlqen që të jetë edhe në Byronë Kombëtare të Hetimit në krye. Jo, more!!! Po kush do ta hetojë Ramën dhe të tjerë që janë dhe ata që kanë qenë në pushtet? Që prokurorët të urdhërohen nga pushtetarët vetëm një mendje si e Ramës mund ta mendojë. Drejtuesi i BKH-së të jetë një nga prokurorët më me eksperiencë, i pakorruptueshëm, me shumë kulturë juridike dhe i papërlyer me njolla partiake. Ambasadori Lu të mos e lejojë Ramën të verë Tahirin dhe çdo socialist e lsist të jetë në krye të BKH-së. Boll me të korruptuar dhe pushtetarë si këta që janë dhe si ata që ishin në drejtësi.

    Reply to this comment
  5. Uauuu February 13, 10:28

    Tahiri me sa duket nuk i ka parë mirë emailet, se i pëlqen që të jetë edhe në Byronë Kombëtare të Hetimit në krye. Jo, more!!! Po kush do ta hetojë Ramën dhe të tjerë që janë dhe ata që kanë qenë në pushtet? Që prokurorët të urdhërohen nga pushtetarët vetëm një mendje si e Ramës mund ta mendojë. Drejtuesi i BKH-së të jetë një nga prokurorët më me eksperiencë, i pakorruptueshëm, me shumë kulturë juridike dhe i papërlyer me njolla partiake. Ambasadori Lu të mos e lejojë Ramën të verë Tahirin dhe çdo socialist e lsist të jetë në krye të BKH-së. Boll me të korruptuar dhe pushtetarë si këta që janë dhe si ata që ishin në drejtësi. Lejoje, mor injorant komentin tim. Apo nuk të pëlqen?

    Reply to this comment
    • sopiqoti February 13, 12:44

      zoti Uauuun !
      Me vjen keq por permbajtjen e postimit tuaj e c’vlereson rjeshti i fundit,me te cilin mbyllet postimi i juaj i perseritur.Le te presim me durim ate c’ka do te na thote zoti Lu mas hikjes te Kery-t.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*