Byrorat që na kanë uzurpuar karriket dhe ekranet plot 30 vjet!

January 1, 2019 03:30

Byrorat që na kanë uzurpuar karriket dhe ekranet plot 30 vjet!

Vetëm kur të hiqet dorë nga sistemi zgjedhor “spanjoll” që promovoi “byrora politike” e ortakëri në klientelizëm pafund dhe të rikthehet sistemi mazhoritar që promovon meritën dhe shpagimin nëse votuesi shpërfillet prej deputetit më pas, vetëm atëhere mund të themi se po rilind shpresa se ia vlen të jetohet në këtë vënd. Lëvizja e re studentore ka shansin të afirmojë lidership të ri në politikë si prej masës së studentëve ashtu dhe qytetarëve dinjitoz në mbështetje të saj. Kur një ministër që i thanë puna e mbarë, lë karriken sepse e zë plani 5 vjeçar(!), një kastë e tërë e politikës në pushtet apo opozitë duhet të hapi krahun një orë e më parë sepse kanë uzurpuar karriket e ekranet plot 30 vjet.

Nga Artan Xh.Duka

Iku edhe një vit dhe tek ne demokracisë akoma i ndizet “qiriu”.

Shpresa e qytetarëve e ka humbur fillin dhe anketa pas anketash pohojnë faktin e trishtë se shumkush, po t’i krijohej mundësia, do ia çante jashtë pakthim. Ndërrohen shoferë e fatorino por autobuzi i demokracisë mbeti që mbeti në stacion dhe BE duket po aq larg sa dhe në vitet 90.

Të gjithë tregojnë me gisht politikën e korruptuar që ende vijon të bëjë karshillëk jo vetëm se ia ka dalë të “legalizohet” me ligje që i miraton po vetë, jo vetëm se drejtësinë e vuri përfund por dhe se ia arrin që përmes një sistemi zgjedhor klientelist të “bekohet” dhe me votën tonë që riciklon pafund origjinalin dhe mizërinë e “kloneve” pas.

Ka shumë faktorë politik, insitucional, gjeopolitik etj që ende mbajnë shpresën peng në vënd.

Reforma në drejtësi është ogur i mirë por nuk mjafton. Politika si autore dhe zbatuese e reformave është e para që vret shpresën në këtë vënd.

Sot kemi një qeveri “shiu” dhe një opozitë “breshër” që duke dështuar të reformohet në kaq vite e duke mos u distancuar nga trashëgimia traumatike e lidershipit historik, nuk ngjall pikën e optimizmit për më tej duke e shndërruar shpresën luks në këtë vënd.

Sheshet si referendum qytetar

2019 ndërkohë po lakohet si vit ndryshe nga më parë dhe kjo e thënë nga SHBA bën të besohet se reforma në drejtësi ndoshta do të arrijë t’a bëjë dallimin në përballjen me arrogancën e korrupsionit politik dhe futjen e vëndit në binarët e normalitetit demokratik. Paniku evident në rradhët e politikës abuzive flet vetë.

Ndërkohë, ajo që nevojitet më tej dhe urojmë se 2019 do e dëshmojë, është që krahas reformave nga lart të imponuara nga SHBA, të konfirmohet edhe presioni qytetar nga poshtë për standarte demokratike në vënd.

Deri tani, protesta qytetare ka qënë e vakët dhe ujë i pakët në këtë vënd. E rrallë, e lokalizuar, e motivuar nga interesa direkte të të prekurve (studentët, naftëtarët etj) ajo rrezikon gjithnjë dështimin sepse rrethi i ngushtë i problemeve nuk thyen dot murin e indiferencës qytetare.

Për rrjedhojë, kësi lloj protestash që deri edhe përfliten nga plot, jo vetëm nuk promovojnë shpirtin e protestës mbarëqytetare por dhe më keq akoma, konsolidojnë ndjesinë se nuk ia vlen të protestosh në këtë vënd.

Ndaj dhe protesta e studentëve, me të mira e të këqia, sesa epilog i vitit që po lëmë pas, duhet të jetë prologu i vitit të ri duke prodhuar më shumë politikë dhe dinjitet qytetar. Që protesta të ketë duk ajo duhet të politizohet por jo me “majanë” e politikës të përfolur opozitare por nga dëshira rinore për të parë sa më shpejt vëndin në BE.

Meraku nga instrumentalizimi politik dhe depolitizimi me pahir i saj nuk i shërben askujt, as studentëve në plan afatgjatë se jeta vazhdon edhe pas universitetit ndaj sikurse bashkëmoshatarët e tyre të viteve 90 u nisën për drita dhe ngrohje por hapën dritare për gjithë shoqërinë, edhe studentët duhet të kalojnë së pari “provimin” e qytetarisë duke ngritur zërin për të gjithë dhe për gjithshka që nuk shkon mirë në këtë vënd.

Protesta e studentëve i ka të gjitha shanset që të shndërrohet në një lëvizje mbarë qytetare ku të lartësohen banderola për reforma radikale dhe zhvillime të shpejta në çdo fushë – antikorrupsioni, pronësi me drejtësi, lufta kundër varfërisë, miratim pa vonesa në parlament i platformave integruese drejt BE, ligj zgjedhor mazhoritar, dinastitë në politikë etj sepse njësoj studentët e shoqëria janë të gjithë në një “varkë” duke vuajtur pasojat e padrejtësisë dhe korrupsionit alarmant 30 vjeçar.

Jo si presion për dorëheqje por për reflektim dhe shans të dytë sepse fatin e karrikes e vulos vetëm vota në demokraci.

Problemet e studentëve apo kujtdo shtrese shoqërore, nuk zgjidhen me një “arnim” politik apo vullnet e dashamirësi subjektive nga lart. Zgjidhja duhet të vijë nga sistemi sepse vetëm përmes reformave reale rritet besimi tek zyra e shtetit demokratik pavarësisht zyrtarit të rradhës në të.

“Gogoli” i votës së lirë

Që shpresa demokratike të ringjallet duhet që reformat të ecin paralelisht. Ajo në drejtësi duhet të shoqërohet me reformë reale në fushën e pronës për të rrënjosur sensin e drejtësisë në mëndjen e qytetarit, reformë në sistemin zgjedhor sepse korrupsioni luftohet me drejtësi të pavarur por dhe parandalohet disi me votë të lirë etj.

Vetëm kur të hiqet dorë nga sistemi zgjedhor “spanjoll” që promovoi “byrora politike” e ortakëri në klientelizëm pafund dhe të rikthehet sistemi mazhoritar që promovon meritën dhe shpagimin nëse votuesi shpërfillet prej deputetit më pas, vetëm kur të respektohen dhe të kompensohen si duhet në natyrë apo financiarisht ish-pronarët duke vënë drejtësi sociale në këtë vënd, vetëm kur të shohim ec e jakje të politikanëve të përfolur për abuzim në gjykata, vetëm kur kartonat në parlament të mendohen dy herë para se të kalojnë ligje që “legalizojnë” abuzimin politik etj, vetëm atëhere mund të themi se po rilind shpresa se ia vlen të jetohet në këtë vënd.

Reformën në drejtësi për ironi nuk e inicioi protesta e qytetarit i prekur thellë prej mungesës së saj por aleati ynë historik SHBA. Është në dinjitetin tonë, respektin ndaj vetvetes dhe ndaj votës së lirë që t’i dëshmojmë botës se qytetaria në këtë vënd e refuzon “përfaqësimin” që ofron sistemi aktual zgjedhor duke e shndërruar në moto të ditës reformimin real të sistemit zgjedhor.

Lëvizja e re studentore ka shansin të afirmojë lidership të ri në politikë si prej masës së studentëve ashtu dhe qytetarëve dinjitoz në mbështetje të saj.

Spektri politik në vënd, partitë tradicionale apo të reja, djathtas apo majtas etj, ka nevojë për prurje reale të reja dhe jo kozmetika plastike të së vjetrës që retushohet pafund.

Kur një ministër që i thanë puna e mbarë, lë karriken sepse e zë plani 5 vjeçar(!), një kastë e tërë e politikës në pushtet apo opozitë duhet të hapi krahun një orë e më parë sepse kanë uzurpuar karriket e ekranet plot 30 vjet.

Dhe nëse nuk e bëjnë vet, nëse nuk e bën drejtësia, atëhere i mbetet ta bëjë qytetari shqiptar me votën e tij. Rehatin e abuzimit politik nuk do e prishë vetëm ligji por dhe “gogoli” i votës së lirë.

January 1, 2019 03:30
Komento

12 Komente

  1. Rezbat beu January 1, 06:58

    Nuk kemi kulture qytetare o mjeshter nuk njihet solidariteti per te keqen e pergjithshme

    Reply to this comment
  2. Che Guevara January 1, 08:20

    Po nuk iu hoq ligjerisht dhe poraktikisht e drejta e kryetareve te partive te hartojne listen e deputeteve,kurre te mos shpresojme!
    Deputetrin ta zgjedhe vetrem populli e jo vetem ta votoje,se deri tani deputeti njeh padronin e tij dhe parane e jo votuesit!
    Ja psh,a ka deputet qe mbulon Yzberishtin (Astiri) ne Tirane?
    Kemi 4 vjet qe nuk kemi pare as deputet e as administrator zone!
    Bile nuk e dime se ne cilen lagje apo njesi administrative jemi,se as ne faqen e bashkise nuk gjendet gje!
    Kuvendi nuk ka nevoje te kete mbi 30-40 deputete,se jo vetem nuk kane nevoje,por aty vetem 3-4 vete nga mazhoranca diskutojme probleme,te tjeret jane kukula!
    Edhe ministrite te mos jene me shume se 5-6,sepse qeveria sot eshte vetem taksidare se nuk ben vete asnje pune,prandaj nuk ka nevoje per 14 ministri qe rrjepin popullin me rroga gjigande!

    Reply to this comment
  3. Nebi Surreli January 1, 10:16

    Shkaku se pse delet tona bukuroshe dashurohen çmendurisht pas uzurpatorëve sociologjia e shpjegon me sëmundjen e Stockholmit. Kardiolog Berisha dikur ka qënë bari dhe ua ka pas njohur mirë “intelektin” 😉

    Gjthshka mëse e qartë, profesor. Fillimisht ju prekët disa çështje problematike, duke e vënë theksin sidomos ke dy-tre aspekte:

    Aspekti i parë kishte të bënte me “demokracinë”, humbjen e shpresës ke qytetari, vendimmarrjet e tyre për të emigruar, korrupsionin galopant të politikës, aspiratat për t’iu bashkangjitur (gjithmonë pas pilafit) si bajga pas këpuce Bashkimit Evropian (si bën delja? beee, breee, brexit…)

    Aspekti i dytë kishte të bënte me ekzistencën e ca faktorëve shpresëdhënës politikë, siç është reforma e (pa)drejtësisë. Pseudo-reformë kjo, që për nga suksesi i deritanishëm komplet i papërfillshëm, dhe kohëzgjatja është po aq bashkëudhëtare me ne, sa dhe tranzicioni pa limit.

    Aspekti i tretë lidhej me protestën studentore, një lëvizje faktikisht shpresëdhënëse kjo për lindjen me hapa breshke të demokracisë në vend, por që për nga mënyra e organizimit dhe e prezantimit në publik lë mjaft për të dëshiruar.

    Demokratura dhe lidershipat tanë histerikë

    Qiriri i të ashtuquajtës demokraci (foshnja lindi e vdekur, profesor) pati një jetëgjatësi mjaft të shkurtër, dhe konkretisht vetëm ato muajt e para pas shembjes imagjinare të njërës prej diktaturave më të egra që njohu historia e pasluftës në Evropën juglindore.

    Fakt i pa kontestueshëm është, dhe kjo duhet nënvizuar herë pas here me laps të zi, se ndryshe nga vendet e tjera ish-komuniste, kasta e vjetër politike në Shqipëri i rezistoi për mrekulli situatës së vështirë të krijuar menjëherë pas falimentimit dhe kapitullimit të turpshëm përballë “armiqve të betuar” kapitalistë, revizionistë dhe imperialistë.

    Ndërkohë që pothuajse në sejcilin prej këtyre vendeve u hapën dosjet e ish-sigurimit famëkeq, u kryen procese të përshpejtuara, jo thjeshtë për të ndëshkuar keqbërësit e shumtë të diktaturave, por më tepër në dobi të një demokracie të re që duhej dhe do të lindte, në Shqipëri ndodhi e kundërta.
    Mosmënjanimi nga postet drejtuese të atyre, mbi shpatullat e të cilëve rëndonin dhe rëndojnë akoma një mal me maskarallëqe dhe krime të mbetura në dosjet e mykura të arkivave, si dhe mospërballja e ashpër e asnjërit prej tyre me forcën e ligjit, për shkak të kapjes për fyti të së shtuquajturës drejtësi prej shërbëtorëve të diktaturës, ka bërë që sot të përjetojmë kushtet e një situate akoma dhe më të pashpresë, akoma dhe më të dhimbshme, akoma dhe më denigruese se sa ajo e dikurshmja.

    Gabimet e së djeshmes, vjen ditas dhe i ndjen mbi kurriz nesër!
    Borxhet e marra sot me grushta, do t’i paguash nesër me thasë!

    Ne jetojmë në kushtet e një demokrature të egër (përzjerje midis kaotizmit dhe anarshisë), e cila krahasuar me ish-sistemin e dikurshëm është dhjetra herë më e dëmshme, sidomos për vendin dhe pjesën dërmuese të popullsisë. Këtë dëm, jo kollaj të reparueshëm, e dëshmojnë mjaft fakte. Bazuar në atë që gjithkush vetë e përjeton, por edhe bazuar në të dhëna reale dhe statistika nga ekonomia, kriminalistika, demografia, etj., sot kemi një bilnac tepër negativ me të shkuarën.

    Nga shkrimi shkëputa një thënie mjaft domethënëse, e cila ka të bëjë me mendësinë tonë të vrazhdë rreth “lidershipit histerik”, dhe me zakonin tonë “prapanik”, për të mos u distancuar me vendosmëri dhe në kohën e duhur nga kjo trashëgimi traumatike.

    Në tërë vitet e tranzicionit kemi hasur vetem përpëlitje foshnjore të “lidershqupasve” tanë në djepin e e anarshisë demo-rilindjoto-kaotike. Kemi plot 28 vite, që prej kukudhave tanë aq të dashur, presim, presim dhe vetëm presim. Dikush i mbirë para syve tanë si ajo kërpudha pas shiut, dikush tjetër i bërë për ne peshqesh nga “zoti atje lart”, kukudhat tanë kanë arritur deri atje sa të katapultohen mbi kokat tona majë plepit me marifete nga më të mundshmet dhe nga më të imagjinueshmet.

    Kopeja e deleve ka braktisur po merr rrugët duke lënguar

    Sot kemi një tkurrje razante të numrit të popullsisë, si shkak i papunësisë sidomos ke grupmoshat e reja, përkeqësimit të vazhdueshëm të ekonomisë së individit, uljes së numrit të lindjeve (ushqime me kimikate apo dhe të skaduara?) dhe sidomos eksodit dhe përçapjeve të reja të qytetarëve për të braktisur me dhimbje dhe lot ndër sy një herë dhe përgjithmonë vendlindjen. Sipas të dhënave të fundit, janë me qindra e mijera mjekë, infermierë dhe bile-bile policë (këta të fundit deri në masën 80%, skandal i vërtetë, rekord botëror), të cilët kanë bërë gati valixhet dhe mezi po presin gjoja “llotarinë” për t’ja mbathur drejt botës së lirë, të civilizuar dhe mbi të gjitha të kamur.

    Sot kemi një rritje të theksuar të kriminalitetit, si pasojë e mosmarrjes së masave të mjaftueshme parandaluese kundër korrupsionit, shkeljeve flagrante të konsumit masiv të lëndëve narkotike, prostitucionit, etj. Në rritjen e kriminalitetit ndikon dhe moszgjidhja në limite normale kohore e çështjes së pronës.

    Kopeja para kryeministrisë me bueta me lule në duar

    Edhe pse kanë kaluar javë, nuk dihet pshm. akoma me saktësi, se cilët janë ideatorët dhe iniciatorët e vërtetë të protestës. Nuk dihet akoma se cilët “ramizër pardesybardhë” qëndrojnë evtl. prapa tyre. Janë apo jo individë të njohur dhe të hapur me publikun. Janë apo jo intelektualë, të spikatur për “bëma madhështore”. Janë apo jo tipa kurajozë dhe seriozë, apo thjesht, njëlloj si gjithë këto 28 vite, tipa kameleonësh, tipa skuthash, tipa “rebelësh qurranjosë”, të cilët do të preferonin më mirë të qëndronin strukur brenda guaskës së tyre, se sa të dinin hapur dhe të shpalosnin para nesh idetë e tyre, të shtjellojnë para nesh bindshëm qëllimet e tyre, të shpjegojnë pa dorashka, nëse janë në shesh se u dhimbset kariera dhe xhepi i tyre, apo u interesojnë dhe ndryshimet aq të përfolura radikale. Nëse kjo e fundit qëndron, çfarë veprimesh kanë ndërmarrë deri më sot, apo pritet të ndërmarrin, për të nxitur dhe mobilizuar masat për gjithpërfshirje.

    Reply to this comment
    • Syndroma e Stockholmit January 1, 15:08

      Lexoje pak se si i drejtohet Mond Tupja ministruceve të reja të juniorit Mit’hat:

      “Jepni menjëherë dorëheqjen dhe bashkohuni pa vonuar me protestën e studentëve, bashkohuni gjithashtu me protestat e naftëtarëve, e biznesit të vogël, e banorëve të Unazës së Re dhe së fundi me atë të diasporës, mos ndiqni politikën e strucit, madje edhe më keq, atë të miut (ah, vëreni çfarë koincidence: fjala “mi” qenka pjesë përbërëse e fjalës “ministër”), që të paktën të mbaheni mend si zonja me njëfarë kuraje e ndonjë parim të pavarur. “

      Reply to this comment
    • Syndroma e Stockholmit January 1, 15:47

      Lexoje pak se si i drejtohet Tan Fuga “krenarisë” së juniorit Mit’hat, e cila deri dje (bënte sikur) mbulonte njëherësh tre sektore, atë të arësimit, rinisë dhe sporteve. Sektore këto që e kanë “ndritur” ngahera… lëre, lëre, mos e pyet 😉

      Unë jam i mendimit që edhe më budallai ndër shqiptarët sot e kupton që shkaku i gjithë katrahurës në arsimin e lartë dhe në kërkimin shkencor është kuadri rregullues arkaik dhe i poshtër, hipokrit, i ligjit për arsimin e lartë. Edhe studenti më i dobët e di këtë. Por, që ta dijë politika nuk është e lehtë. Sepse unë e di që abrogimi i ligjit dhe hyrja në procedurat për një ligj të ri për arsimin e lartë do të shënonte fundin e këtij parlamenti dhe strukturës të sotme të raportit të forcave politike në Shqipëri.

      Reply to this comment
  4. QInam QIrio QIriazi January 1, 10:54

    ME VJEN KEQ QE NUK ARRITA TA LEXOJ KETE SHKRIM SA PASHE ‘SHBA’QE NE KETE VEND ME KUJTON ALABAKE KAUBOJSA ARVIZU E ARIXHINJ ,REZART TAÇ NUE KALA E FAZLLIQ….BIBERAJ BERISHE BEOGRAD APO SALINE MEDINE LIKE FLORINE QE SI BURRA SHTETI KANE BLERE AMERIQINE

    Reply to this comment
  5. Arben January 1, 11:47

    Me pak fjale spiunat e sigurimit te shtetit.

    Reply to this comment
  6. Lili January 1, 12:26

    Duhet ma se pari vete te konsiderohemi qytetare me te drejta . Edhe duhet qe keto te drejta te kerkojme te respektohen e jo te neperkemben nga nje grusht njerezesh.
    Duhet te jerkojme llogaridhenje politikaneve,ashtu si studentet filluan me kerkuar. Ku shkojne paret tona…
    Duhet te kerkojme kufizime te mandateve ,jo ma shume se 2 here se mjaft me me njerezet qe administrimin e shtetit e shohin si burimpasurime.
    Duhet te kerkojme lista qytetare per interese te qytetareve e jo lista politike p er nje grusht grabitcare.lista qytetare ku nje monakiste bashkpunon me nje majtist e me nje te pavarur,apo nje demokrate se vetem kur gjithe kombi te jete erfasuar mundemi me eç perpara..nuk shkohet perpara me as 1/3 e popullit qe eshte reprezentuar nga ky Parlament.
    Pra po duhet te jerkojme abrogjimin e ligjit elektoral,sikur studentet kerkojne abrogimin e ligjit per Arsim,qe ngerçi politik te kalohet e qytetaret te jene perfasuar si duet ne parlament,e jo sipas deshires se Njeshave..stand up for your rights !

    Reply to this comment
  7. Kris 1 January 1, 16:58

    Sa te jete Edvin Berisha do votohet dhe do behet arsimi i larte sic do mafia.Eshte kundershtari me i madh i demokratizimit te vendit.Vidh ,sundo dhe satirizo eshte motoja e ketij horri

    Reply to this comment
  8. Adih January 1, 21:53

    Malorja e zhvillimit per te mjeret popull , do vije vetem atehere , kur partite me njera tjetren , do jene kundershtare te vertete deri ne vdekje me njera tjetren . Dhe jo si keto 28 vite neokominizem . Ish sekretari i PPSH ,sali berisha vetem per nje sekonte u kthye nga komunist i terbuar karjerist i pa shoq ne “DEMOKRAT” .Qe ketu fillon loja ,si hatehere e deri me sot ,keni pinjolle sigurimi ministra me lopata e deri min te brendeshem sigurimsa Bashkepunimi i kesaj bande ,eshte e thjesht per tu kuptuar , shikoni dhe sdo te gjeni as edhe me te voglin ndryshim ne programet e tyre ,jane te gjithe te njejte .Por vendosmeria nga lart me kembengulje e Amerikaneve ,plus nga poshte me studentet ,ky vit do ndaje shapin nga sheqeri ,per fatet e shqiptareve te mjere e te pa perkrahur ,ku me keqeardhje , nuk e njohin dinjitetin ,rrembyer me dhune brutale nga pardesy bardhet e R Alise ,ku me koshjence nuk e kane zbatuar ligjin dhe kushtetuten …Ky nuk eshte hall dhe grusht i forte vetem i PS ,por eshte hall edhe LSI dhe PD ,pra i te gjithe vellezerve siameze..SPAK me dhune do formohet ,dhe te jeni me se te sigurte ,te gjithe hajdutet anti shqiptare te ketij tranzicioni neokomunist ,do shkojne ne REC te Shkodres dhe do ju sekuestrohen parate dhe pronat .Te jeni me se te qete ,per kete qe shkruaj . Ustallaret e kane vendosur ,Duan qetesi ne Ballkanin jug perendimor ,mjaft u moren me rrugacet qe kane mendjen dhe shpirtin nga Turku dhe Rusi , dhe do vijne dhe ka ardhur koha ,per politikane te rinj , qe do jene me principe perendimore..,

    Faleminderit , respekt nga une Z Artan Duka , per shkrimin tuaj.

    Reply to this comment
  9. Aliu nga Selenica January 1, 23:05

    Atehere kishim nje Byro Politike dhe nje bllok Banim te tyre. Po sote sa blloqe kemi.?
    Sote kemi 150 blloqe , 150 byro politike. shte kety edhe nje dhjet byro politike te 10 perfaqesusesve fetar. Te gjtith keto ushqehen nga Buxheti i shtetit,

    Reply to this comment
  10. pelivan January 2, 20:14

    Po,mor po!…

    Iku dhe ky vit
    (Qe me rafte pika)
    Edhe tok me te
    dhe gazeta,”DTA”

    Iku tek te tjeret,
    Ku dhe nxin’ katrani
    ka te ngjare atje
    behet ball kazani…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim