Byzylykët e mbikëqyrjes elektronike, Ministri i PD: Të shkarkohen shefi i ‘Provës’ dhe sekretarja

August 12, 2017 14:16

Byzylykët e mbikëqyrjes elektronike, Ministri i PD: Të shkarkohen shefi i ‘Provës’ dhe sekretarja

Ministria e Drejtësisë ka përfunduar procesin e kolaudimit të byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike duke i marrë në dorëzim, ndërsa ka gjetur edhe dy përgjegjës për skandalin që përfshiu institucionin.

Në përfundim të hetimit administrativ, Ministri i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin nga detyra të sekretares së institucionit, Juliana Hoxha duke e akuzuar si person përgjegjës për situatën, ndërsa do të paraqesë kallëzim penal në prokurori për shpërdorim detyre.

Gjithashtu Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar edhe shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, Ilir Qafa.

Ai akuzohet se i ka dhënë në administrim kompanisë private byzylykët në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë deklaron se ka marrë aprovimin nga kompania për instalimin e serverit qendror të sistemit elektronik pranë Ministrisë së Drejtësisë.

August 12, 2017 14:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*