Skandali me byzylykët, Bardhi padi firmës dhe ish-sekretares

August 11, 2017 11:45

Skandali me byzylykët, Bardhi padi firmës dhe ish-sekretares

 

Një javë pas skandalit të tenderit të byzylykëve pranë mbikëqyrjes elektronike të të dënuarve ministri Gazmend Bardhi depoziton në prokurorinë e Tiranës kallëzim penal për bashkimin e operatorëve fitues të tenderit dhe ish sekretaren e përgjithshme të ministrisë së Drejtësisë.

Sipas ministrisë, kallëzimi penal është bërë ndaj firmave Fastech, Ratech dhe Soft Solution si dhe ndaj ish sekretares së kësaj ministrie Juliana Hoxha pasi është personi që ka firmosur kontratën me kompaninë fituese.

Ky kallëzim i ministrisë vjen në përfundim të hetimit administrativ të kryer nga ministria e cila prej dy ditësh ka marrë në dorëzim byzylykët e dorëzuar nga kompanitë fituese.

Por vetë ministria një ditë më parë sqaroi se fimrat fituese Fastech, Ratech dhe Soft Solution nuk ishin paraqitur për të kryer testimin e këtyre pajisjve të dorëzuar ministrisë.

Tenderi për këtë shërbim dhe 300 byzylykët u bë në fillim të vitit 2017 ku në një vlerë prej afro 2 milion euro u shpallën fitues tre operatorët ekonomik.

Sipas mediavee, në këtë tender rezulton se janë shkelur një sërë procedurash dhe është favorizuar bashkimi i operatorëve fitues.

 

August 11, 2017 11:45
Komento

3 Komente

  1. Çentrale August 11, 12:52

    Po ish ministri s’na nis ndonjë mesazh me feisbuk!!!

    Reply to this comment
  2. ??? August 11, 13:00

    Filluan te dalin pislleqet e LSI.

    Reply to this comment
  3. Manti August 11, 14:31

    histori e bandes se hajduteve te lsi se. Bejne dhe moral pastaj. Dergoni ne burg hajnat e pasurise se shqiptareve

    Nga bostoni Manti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*