Ca mësime fetarishte

April 15, 2016 20:57

Ca mësime fetarishte

 

 

Po bëhen dy a tri javë, që temë e ditës është bërë futja e edukimit fetar ndër shkolla. Janë tjerrë shumë teori e leksione për këtë çështje, nga të dyja palët, nga ata që janë kundër a që janë pro ndaj, për të mos u bërë i mërzitshëm, do donja të jap vetëm nja dy shembuj se pse them se është e domosdoshme edukata fetare ndër shqiptarët e rinj.Nja 10 vjet të shkuara, diku në në qendër të Tiranës, aty në atë që kish qenë dikur lulishte dhe ku më pas ishte vrarë Azem Hajdari, nisi të ngrihej kulla e rradhës.

E veçanta e kësaj kulle, nuk ishte që zinte një tjetër lulishte, se këtu nuk ndryshonte fare nga të tjerat. E veçanta e saj ishte në faktin se një pjesë e kësaj godine po ngrihej mu përsipër tyrbes (varrit monumental) të Kapllan pashë Toptanit. Për ata që nuk e dijnë, Kapllan pashë Toptani është figura më e rëndësishme e mesjetës osmane në Tiranë, ndaj të ndërtosh sipër varrit të tij (që sidozot është edhe Monument Kulture) ishte si me thënë të shkosh te varri i Filipit të Maqedonisë në Selanik apo varri i Dantes në Ravenë dhe t’u ndërtosh përsipër.

Po prapë nuk është ky thelbi. Së fundmi merret vesh – dhe kushdo që kalon asaj ane mund ta shohë – që pjesa që u ndërtua sipër tyrbes, nuk do shërbejë thjesht si mbulese moderne për monumentin (siç u justifikuan me të madhe vite të shkuara kur morën lejen e ndërtimit), por do të jetë në fakt një kat i tërë i shfrytëzueshëm që, nga forma ngjan të jetë klub, a bar, a restorant, a ndonjë tjetër gjë e këtillë.

Tyrbja e Kapllan pashës (ishte kush ishte pashai në të gjallë) është varr, ku brenda të cilit si në çdo varr, prehen eshra njeriu dhe, s’ka fe e Krisht e Muhamet në botë, që të lejojë që t’i prishet qetësia të vdekurve nga të gjallët që do i rrijnë përsipër. I bie që përsipër do pihet alkool e raki, do hahet mish e do bjerë muzika, pa do shkohet edhe në banjo, se domosdo ha e ha atje do sosë, ndërsa poshtë është varr e varrezë mbi 200 vjeçare. Atje sipër djem e vajza do ulen në banjo, dhe ulur aty me pak gjeometri mund të përcaktojnë që egzaktësisht disa metra nën vendin ku janë ulur për atë punë, gjenden varre ku flenë gjumin e përjetshëm besimtarë të gjorë që ja besuan përjetësinë njerëzve që lanë pas, e që tani po jua bëjnë përsipër.

Duke menduar që xheç marr vesh nga bota sa për të nxjerrë konkluzion, e them me bindje që mund t’i bini globit mbarë, nga Alaska në Australi dhe nga Uganda deri në Siberi; dhe nuk do të gjeni dot një shembull barbarie të këtillë si ky që së afërmi po shohim në Tiranë. Ndaj ngul këmbë që një i tillë popull e ka të domosdoshme edukatën fetare, që të paktën të mos dhj… mbi varre.

Që shqiptarët askurrë nuk kanë patur rrespekt për të vdekurit, nuk është sekret. Mjafton të shkosh në një varrezë shqiposh e të shohësh se si lulëzon tregëtia e varreve, sesi i hipin varret sipër njëri-tjetrit, të rrethuar me kangjella një nga një që të mos vidhen, por të parrethuar me mur të gjithë bashkë, sesi kullosin lopët duke bajgosur mermerin e kujtimit të përjetshëm. Mjafton pastaj të kujtojmë se si ju vërsulëm e çu bëmë varreve më 67-ën.

Edhe legjenda se demek varrin Skënderbeut ja hapën turqit, zor t’i qëndrojë dot një analize të mirëfilltë shkencore, po s’është vendi këtu të merrem me këtë punë, e të le pa gjumë shqipëtarët e trungut arbëror.

Për ata patriotë mëmëdhetarë që do inatosen keqazi, thjesht do t’u kujtoja se nja 5 shekuj më pas, shqiptarët e Kosinës në Përmet bënë të njëtën gjë, ju shitën grekërve me euro në dorë, eshtrat e gjyshërve për eshtra ushtarësh grekë. Kësaj rradhe eshtrat nuk përfunduan në Vjosë vetëm se pazari vajti mbarë dhe u bitis.

E pra, edhe kjo e Kosinës është një arsye pse shqiptarët, muhamedanë e të krishterë, me zot e pa zot, kanë nevojë të marrin edukatë fetare.

Por jo vetëm shqiptarët e thjeshtë, ata të shkretët që nga padija shkelin mësimet shenjta që as i dijnë hiç dhe për të cilët Krishti thotë ende sot: “fali zot se s’dijnë ç’bëjnë”. Edhe barinjtë fetarë të tyre, kanë të njëjtën nevojë ulëritëse për edukatë fetare. S’do harruar se atje në Kosinë s’qenë vetëm fukarenjtë e fshatit që hapën varret dhe shitën kockat. Në krye të tyre dhe të gjithë këtij pazari kafkash e kokallash, ishte vetë prifti i fshatit, bariu i grigjës, i cili me ç’më kujtohet vazhdoi të gënjejë edhe në gjyq për këto punë.

Ndërsa këtu, në rastin e këtij klubit dhe banjove mbi varre që po ndërtohen midis Tiranës, s’do harruar që firmën për t’u ndërtuar e ka dhënë në kohë të vet vetë Komuniteti Mysliman Shqiptar, pra vetë institucioni të cilit ia beson trupin çdo muhamedan i mirë pas vdekjes.

Fali Zot se s’dijnë ç’bëjnë dhe çoji sa më shpejt në shkollë të edukatës fetare që, me shpresë të Zotit, një ditë të turpërohen për atë turp që po ndërtohet sot.

Edukata fetare nuk do na shpëtojë nga fanatikët e nga terroristët. Katër a pesë të çmëndur mes gjithë të urtëve do gjenden gjithmonë. Por edukata fetare shërben fare mirë – dhe e ka bërë këtë punë për mijëra vjet – për t’u ngulitur të egjërve e të paditurve, të pangopurve e pasunarëve, ca parime morale nga ato që edhe sot e gjithë ditën janë në bazë e në themel të jetës së qytetëruar.

Rezistoftë tyrbja e gjorë deri në ditën që bijtë e atyre që po e bëjnë atë përdhosje të ligjit të shtetit e moralit të fesë, të amanetit të të vdekurve e të qytetërimit të të gjallëve, të kenë kuptuar aq nga edukata fetare, sa të shkojnë e ta ndreqin atë hata.

Nuk mjafton të bësh pakt me Djallin për të hapur udhën në t’a pastë zënë, një ditë duhet t’i kthehesh paktit me njerëzit për të shijuar mirësinë e tyre.

April 15, 2016 20:57
Komento

22 Komente

  1. gerti April 15, 21:37

    Shume e drejte se jemi bere me keq se kafshet Dhe eshte mire te fillohet edukimi nga ai qe ka
    Dhene leje(Edi Rama) pastaj te vazhdohet me
    Ndertuesin(Fidel Ylli) e keshtu me radhe.

    Reply to this comment
    • Drejtor Koti April 16, 05:52

      Ja ke fut kot o plako. Merru me legalizimet se nuk mund te jesh specialiste per cdo gje. Qe ti servilosesh Rames ka rruge te tjera qe ti i din shume mire.Arsyetimi eshte fare i thjeshte: cilat vende te evropes perendimore ku duam te integrohemi pao SHBA qe i kemi kaq miq bejne mesime fetare ne shkolle. Apo perseri po na ktheni si ne kohen kur Shqiperia shkelte ne rruge te pashkelura. Po te vazhdoni keshtu duhet te zhdukeni nje ore e me pare nga pushteti se nuk nevoje Shqiperia per mendte tuaja “origjinale’ por per eksperiencat me te mira te botes….

      Reply to this comment
      • Claus April 16, 10:26

        Artan Lame mban qendrim kete qendrim sepse eshte nepunes,vartes i Rames.
        Integriteti i tij si “mendimtar i lire” eshte cenuar rende qe kur hyri ne sherbim te Rames.
        Pertej kesaj,ka edhe nje arsye tjeter,se pse zoti Lame na del ne mbrojtje te religjionit ne sistemin arsimor.
        Pothuaj,te gjithe ata qe kane kaluar ate qe kaloi zoti Lame, deshmojne per eksperienca hyjnore.Per takime me kreatyra,me engjej.Deri edhe takim me te madhin fare,me zotin…
        Keta,fillimisht behen mistike.
        Pastaj,pak nga pak,me kalimin e kohes,behen fetare.
        Ka nga ata qe edhe mund te cmenden krejt,nga perplasja e ratios me avanturen e pertejbotshme qe kane pasur.
        Urojme qe ky te mos jete rasti i Lames tone.

        Reply to this comment
  2. Euro Maloku April 15, 21:37

    Rrofsh o Artan sa te edukohen skiptarte e vegjel per te respektuar te vdekurit!
    Po si e the edhe vete te paret shkelmin fese ja kane vene vet hoxhallaret e prifterinjte me dhiplloma nga Orienti e Ocidenti…Keshtu qe pese me hiò eshte kjo puna e fese ne shkolla..Saliu i çoi skipterte ne moshen e internetit ..Edi po i shpie ne ate te hukubetit.
    .PIRDH MOJ MACE BEJ PERONA…!Merruni me ndonje gje tjeter te nxirrni ndonje leke….

    Reply to this comment
  3. Amerikani... April 15, 21:55

    Po te thuhet e VERTETA per genocidin zhdukes e zhberes, qe ushtroi (dhe vaxhdon…)kolera turko-arabe (natyrisht dhe me vasalet e saj te pervuajtur,greko-sllave), per 500 vjet, jo vetem duhet dhj..re mbi varret e kapllaneve, subasheve, e çdo lloj fekaleje qe la prapa kjo mortaje,..por u duhet dhj..,re ne goje edhe artikullshkruesit, si perfaqesuesi me i denje e ketyre jashqitjeve benevrekesh…!!!…………………….

    Reply to this comment
  4. partizani i vrare per here te dyte April 15, 21:57

    Se pari, ti Lame, eduko Edi Ramen,se ai e dha ate leje per cka flet ti, servili i Edi Rames. Prandaj kemi nje paradoks qe nuk e gjen ne historine e gjithe vendeve te botes, se kemi specialiste siti, servile si ti dhe kryetare si Edi Rama e Velia qe u sherben ty dhe lukunia juaj antishqiptare.. Po varret e Deshmoreve te Kombit qe kerkon t’i heqi ky Edi jot, a eshte nje blasfemi, apo ata kane qene ateiste dhe komunidte, sipas teje dhe Edi Rames. Turp per gazeten Dita qe boton shkrime te ketyre njerezve me 40 fytyra. Kur te hiqni varret e deshmoreve a do t’ia hiqni edhe bulevardit emrin Deshmoret e Kombit dhe t’i vini emrin e Edit a te Esat pash Toptanit apo te sali Berishes. Sido qe te zgjidhni, nuk e keni keq nje nga keta te tre.

    Reply to this comment
  5. Amerikani... April 15, 22:08

    Po te thuhet e VERTETA per genocidin zhdukes e zhberes, qe ushtroi (dhe vaxhdon…)kolera turko-arabe (natyrisht dhe me vasalet e saj te pervuajtur,greko-sllave), per 500 vjet, jo vetem duhet dhj..re mbi varret e kapllaneve, subasheve, e çdo lloj fekaleje qe la prapa kjo mortaje,..por u duhet dhj..re ne goje edhe artikullshkruesit, si perfaqesuesi me i denje e ketyre jashqitjeve benevrekesh…!!!………………………………………….

    Reply to this comment
  6. Dorian April 15, 22:08

    Pa piken e lidhjes. Po behet fjale per fitimin e me shume parave duke uzurpuar truallin ku ndodhet nje monument kulture dhe sic duket prihen eshtra te nje te vdekuri. Ketu nuk ka se ca te beje mesimi i fese, sepse krimineli kriminel ngel kur vjen puna per perfitim personal (shembull: mafja italiane). Ketu kemi te bejme me mungese dinjetiti dhe morali. Si perftohet dinjiteti dhe morali? Duke i vene vemendje shkolles: si shteti qe duhet ta reformoje ashtu edhe populli qe duhet ta ndjeke. Boll me keto paçavure se na e sollet ne maje te hundes!

    Reply to this comment
  7. sodra April 15, 22:25

    ju lutem kush ka info te na ndrichoje me statistik.sa eshte raporti “urinim & dhjerje mbi varre ne gjermani dhe praktikanteve protestante”.mendoj se te kerkosh uljen e urinimit mbi varre me futjen e fese ne shkolla, duhet te jeshe bazuar ne ndonje eksperience jashte territorit shqipfoles.

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit April 15, 22:43

    Protestantet e kane zanafillen tek Luter, qe replikoi fort pazarin qe bente kisha me ceshtjen e faljes se mekateve. Eshte story e gjate e s’me mban celulari. Papa vete shiste certificata faljesh te mekateve , kush paguante me shume shmangte qendresen ne purgator e keshtu sipas premtimit papnor do shkonte ne parajse. Kur ti riedukoni me dogma nxenesit beni mire tu rrefeni edhe mesjeten obskurantiste kur kisha shiste certifikata shlyerje mekatesh pa aprovimin e Atij, te cilin predikonte. Ne Rome eshte mauzoleu i nje perandori romak, por nuk eshte vend kulti. Tyrbja eshte vend kulti, mesa di une, Kapllani ishte dervish apo thjesht pasha, dmth sundimtar Kazaje? Pastaj z Lame, po te edukohemi aq shume fetarishte kam frike se do ngreje sejcili tyrben e vet qe se gjalli.Dhe s’è kundrrshton dot.

    Reply to this comment
    • info analitike April 16, 10:43

      O gjerman qe i bie nga Luteri per te ardhur tek Tyrbja. Ai vend eshte monument kulture, ngado qe ta rrotullosh eshte skandal ai ndertim mbi te. Tirana nuk ka shume monumente qe shenojne historine e saj ndaj eshte mire qe ato pak te mbijetuara te respektohen, restaurohen e jo te betonizohen. Rama do te mbahet mend si ai qe i vuri shkelmin te gjitha vendeve historike te Tiranes duke kthyer cdo gje ne beton. Tani si thua ti meqe paska qene vend kulti i nje sundimtari o burra t’i veme kazmen si ne 1967-en? Ajo qe nuk me pelqen tek Lamja eshte fakti se ky nuk foli atehere kur ishte per te folur per kete maskarallek por tani pas pilafit. Druaj se pas disa viteve Lamja do te na dale prape e te na beje moral edhe per betonizimin tek Parku i Liqenit nderkohe qe tani nuk ndihet bashke me te “gjithediturin” Shkreli qe i eshte mbushur mendja se eshte koke. Jane vese rilindesish hipokrite. Persa i perket ceshtjes se nismes se fundit te Rames, une dyshoj fort se Rama di se c’ben. Ai e ka zakon qe te provokoje me cfaredo budallalleku. Te nderrmarresh nje nisme mbi studimin e historise se besimeve fetare duhet se paku te kesh njerez te formuar qe te mund te japin mesim kete lende. Ne universitetet perendimore ky studim behet si pjese e nje dege te historise qe merret me fenomenet historike te zhvillimit te besimeve fetare duke u nisur nga Shoqeria primitive, ajo pagane politeiste e me radhe. Pra cdo gje shihet nga kendveshtrimi historik dhe jo ai fetar (edukimi fetar). Shtruar keshtu une nuk shoh ndonje te keqe por problemi eshte se ne Shqiperi kjo ka gjasa te shtremberohet duke i dhene ngjyrime te theksuara fetare. Lamja vete po ben nje pune qe shkon me kundershtim me ligjin e prones private ashtu sic e njeh edhe Gjykata e Strasburgut prandja me duket absurde qe nje shkeles ligjor te beje moral e te jape mesime. Ky i perket atyre njerezve qe ofrohen te punojne gratis ne kryeministri e pastaj ashtu si rastesisht merren per te drejtuar Aluiznin. Vajmedet thuaj.

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit April 17, 10:09

        info, e mbaj mend kete rrethoren ku nisej autobusi i Porcelanit qe ne monizem, po sinqerisht s’e kam ditur e as kam zhbiruar te mesoja se çfare ishte. Se pari, qendra e Tiranes duhet te jete e bukur, padyshim, por eshte bere si femer manekine qe provon papushim fustane te ndryshem dhe nuk do gjeje derman qe te veshe te pakten njerin. Perdorimi i manekinit ka si qellim ekspozimin e fustanit, prandaj sheshi s’ka pune tjeter. Besoj se e kane gjetur si biznes dhe tere skllavopronaret qe vijne ne krye te bashkise e nisin dhe e mbarojne “mandaten” e kryebashkiakut me revizionimin e qendres se Tirane.Sheshi Venezia dhe sheshi i Popullit ne Rome kane mbi 100 vjet qe s’kane nderruar, tek ne sheshi qendror eshte kthyer ne konkurs vjetor per ta bere gjithnje me ndryshe nga ç’ishte. Une kam idene se Tyrbe eshte vend kulti, monument kulture nuk eshte e njejta gje. Kjo grataçela ne qender eshte ngulur si presh, eshte ndertesa jo e duhur ne vendin jo te duhur, qe duhet te ishte hapesire e lire me funksion frymemarrjeje per nje qytet super te ngjeshur. Diskutohet nese nuk duhej lejuar ndertesa, pastaj sjellja morale nese shkon ne banjo e ben nevojen personale nuk ka pse te vihet ne diskutim. Se ja, po sikur te nderroje pozicionin e banjove lokali, u zgjidh etiketa morale qe nenvizon z. Lame? Persa i perket lendes fetare ne shkolla, te tere keta jane pike ne diell dhe as nuk dine ta shpjegojne dot se per çfare behet fjale. Une kam femijet ne shkolle ketej jashte dhe shiko, tek i dyti nuk vajta ne mbledhjen e pare te prinderve, kurse tek i pari po. Pak dite perpara se te hapej viti shkollor drejtori na tha se mund te zgjidhnim dy variante, ate me 30 ore ne jave dhe ate me 35 ore ne jave. Te tere menduan se ne klasen e pare ane te vegjel dhe optuan per 30 ore ne jave. Mire- tha drejtori- duhet te heqim 5 ore dhe vendosni ju ke lende te hiqni, me kusht qe dy oret e religjionit mos te preken absolutisht, se vetem ato nuk negociohen. Hoqem ore matematike, historie, une nuk fola fare se ne shqipot nuk e konsiderojme fare fene. Ne fund, nuk mu ndenjt dhe i them drejtorit: dakord, nuk negociohen oret e religjionit, por qellimi yne eshte te behen matematiciene dhe inxhiniere, se feja nuk ben ura dhe nuk çon njeriun ne Hene. Po nuk kuptoj, ju thoni qe dy oret e religjionit jane te panegociushme, se e keni ju per zemer ju kete lende apo keni presione? Te tere qeshen, se te shumtet njiheshim meqe femijet i kishim bashke edhe ne kopsht. Mu dha te kuptoj se kjo gje ishte per konformizem dhe kaq, se autoriteti i priftit akoma s’ka perenduar dhe ne fund te fundit ne lenden e religjionit nuk ngel skush, sepse eshte, tamam siç e thashe, per konformizem. Tani, lenda e religjionit nuk eshte histori religjioni siç thone keta, por reinterpretim i Bibles, ne kete rast. Ka rrefime konform Bibles dhe vargje nga kenget religjioze. Ministrja dhe kryeministri kane deshire per ta futur kete risi ne shkolla, tamam per konformizem, se ashtu behen “si Evropa”, por interpretimi qe i bejne idese se tyre eshte konfuz. U kane thene andej nga Evropa qe nuk do ishte keq te provonin mesimin e religjionit dhe keta nuk e bejne dysh keshillen e Evropes. Po kush eshte Evropa qe keshillon? Po ja, ndonje burokrat a tufe burokratesh qe me vende si ne sillen si kompanite farmaceutike qe provojne me guxim te testojne ilaçe te reja. Po doli mire do e hedhin ne treg, po nuk doli mire do kete ca deme te vogla kolaterale. Ca deme fetarishte, gje e vogel per planet e medha qe konfuze mbijne e konfuze mblidhen si pjeshket aguridhe.

        Reply to this comment
  9. E po kjo pune! April 15, 22:43

    edukate morale si ne kohen e xhaxhit dhe jo fetare se fete jane te shumta dhe ngaterrojne, duhet ta marxhinalizojme fene, te mbetet ceshtje ndergjegje individuale po jo vlere e perbashket. E kane ndare kete pune rilindasit qe atehere, ti mos u bej tellall i shefit, mos beni gjera qe nuk do i benit po te mos e thoshte shefi me pare. Jeni pa kurriz…

    Reply to this comment
  10. Nick April 15, 22:53

    Ti Artan Lame ban mire me ju tregu Shqiptareve se prej e kane prejardhjen se ata pashallaret tuaj u mundun 500 vjet me jua fshire.

    Reply to this comment
  11. shqiptari April 15, 23:01

    Clidhje ka futja e fese ne shkolle me ndertimin prane tyrbes? Nje dredhi cinike per te shfryre mllefin prej “profesionisti” e shoqeruar me demogagjira alla shkreli

    Reply to this comment
  12. Bardhi Tolabi April 15, 23:08

    Bravo gazeta “Dita”,e mbushe faqen e komenteve me Amerikanin,(11 komente te perseritura te tij).E di qe perseritja eshte mema e dijes,por ama e di qe eshte dhe babai i merzitjes…Apo e ka ndeshkuar mesuesi,per te shkruar 11 here per te mos harruar ate c’ka ka komentuar heren e pare…
    Po a keni moderator apo keni dhe e kishte zene gjumi?

    Reply to this comment
  13. oradita April 16, 06:00

    Ja ke fut kot o plako. Merru me legalizimet se nuk mund te jesh specialiste per cdo gje. Qe ti servilosesh Rames ka rruge te tjera qe ti i din shume mire.Arsyetimi eshte fare i thjeshte: cilat vende te evropes perendimore ku duam te integrohemi pao SHBA qe i kemi kaq miq bejne mesime fetare ne shkolle. Apo perseri po na ktheni si ne kohen kur Shqiperia shkelte ne rruge te pashkelura. Po te vazhdoni keshtu duhet te zhdukeni nje ore e me pare nga pushteti se nuk nevoje Shqiperia per mendte tuaja “origjinale’ por per eksperiencat me te mira te botes….

    Reply to this comment
  14. rapsodi April 16, 08:55

    Gjithmon kur pjerdh byth e Rames, del i thote ” shendet ” goj e Tan Lames!

    Reply to this comment
  15. Ardiani April 16, 09:43

    U ngjall dhe ky Lamja qe i ra infarkt diten e referendumit nga sikleti per kryetarin se mos beheshin zgjedhje ne parti. Ik Lame pi ilacet e ruaj shendetin se na le Ramen pa leter higjenike pastaj.

    Reply to this comment
  16. matrix April 16, 10:21

    Te mos respektosh varrezat nuk ka te beje me mosdijen fetare por me makuterine,babezine per tu pasuruar brenda dites.
    Nuk e di se cfare do mesojne femijet ne shkolle ,me konkretisht: do mesojne historine e feve apo ritet fetare?
    Per mua thjesht humbje kohe dhe nje barre me teper per nxenesit.
    Personalisht jam kunder kesaj nisme sepse mendoj se na kthen prapa ne kohe , jam krenar me shkollat tona laike (te mos keqkuptohem por jo per cilesine e mesimit) dhe nuk dua te ndryshoj kjo.
    Duhet te respektojme njeriun dhe jo fetarin

    Reply to this comment
  17. iliri tjeter April 16, 14:49

    O Artan i Lames, kujto letren qe botove pas operacionit qe te ktheu nga aty ku rralle njeres kthehen.
    Te pata shkruar se sapo te fillosh te neperkembesh do te fillosh te besh te njehtat gjera si dhe me pare, se ti je njeri i lig dhe nuk mund te ndryshosh dot.
    Gjithe veprimtarija jote eshte kunder mesieve te fese dhe s’ka fe ne bote qe te ndreq ty bisht qeni i shtrember.

    Reply to this comment
  18. PO QY...ORE ! April 16, 19:05

    Futja e mesimit fetar neper shkollat publike , eshte nje marrezi e vertete qe kerkon te beje ky psikopat . Na premtoi rilindje dhe po sjell obskurantizem neverites .
    Vetem nje idjot , pa tru ne koke , mund te kerkoje ta fuse edhe me thelle ne mocalin e percarjes e injorances. Rilindesit tane te pa vdekshem, e kane zgjidhur ne menyre te persosur , nje shekull e gjysem me pare , problemin e laicitetit dhe bile , ata vete kane qene , thuajse te gjithe klerike te besimeve te ndryshme.
    Psikopati Rama,duhet te terhiqet nje ore e me pare, nga keto pislleqe te fantazise se tij pa fantazi , sa nuk eshte teper vone ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! !| !| ! !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*