Ca vargje borxh Arben Dukës, për 21 korrikun

July 15, 2016 10:07

Ca vargje borxh Arben Dukës, për 21 korrikun

 

Nga Xhovani SHYTI

 

I gjendur zbritur në sheshbetejën e angazhimit patriotik, në një prej strofave të poezisë së shkruajtur pak ditë më parë, lidhur me katandisjen e Shqipërisë deri në këtë farë situate kaotizmi gjithëplanësh, teksa shigjetonte përfaqësues të kastave dekadashe politiko-qeverisëse, poeti i paepur luftarak Arben Duka shkruante:

“Dikur mbase kini qenë,/ dhe njerëz të mirë,/ po paraja dhe kolltuku,/ ju bëri të ndyrë…!”  Dhe më tej vazhdonte: “Dikur ndryshe-fare ndryshe,/ ca kanë qenë vërtet’,/ po ua mori politika,/ nder e dinjitet…!”

 

Nëpërmjet tetëdhjetë vargjeve të qëndisura në njëzetë strofa katër rreshtash, poeti Duka i ka stigmatizuar të gjithë e me gjithçka. Kundërshtarët politikë, por edhe miqtë që, sikurse shprehet: “Janë ca që i kam dashur,/ për ta vija bast,/ sot te secili prej tyre,/ shoh një pederast..!

 

Janë tetëdhjetë vargje që të nxisin kujtesën dhe riprodhojnë sekuencat e dhimbshme të jetës shqiptare në paskomunizëm. Rrënimin e këtij vendi të begatë në pasuri, pozicion gjeografik dhe gjithçka që i ka falur Zoti, por jo klasa politike. Politika barku i të cilës mbars çdo gjë, klasa politike e murtajizuar nga veset rrënuese të një shoqërie dhe kombi, klasa politike: “…nga e cila shumë pak burra nuk u prekën,/ nga gjithë kjo murtajë..!, sikundër shprehet me dhimbje, Arben Duka.

 

Klasa politike që vijon të mbetet e pandreqshme në të keqen që po i shkakton këtij vendi e populli të mbetur më fukarai i kontinentit europian, e që: “Sikur i gjithi të vdesë,/ tek këta derra të ndyrë,/ nuk ka asnjë shpresë…!”

Përse? Cilat janë arsyet që qëndrimi ende në këmbë i kësaj klase politike armike e vendit dhe e popullit që përfaqëson nuk sjell dhe nuk duhet të sjellë shpresë dhe optimizëm?

 

“Janë zhytur në llagëm,/ si sot-asnjëherë,/ po të dalin nga llagëmi, do të qelben erë!/ Këta vetë i kanë shkruar,/ me tekst e muzikë,/ ndaj dhe të ndryshojnë avazin,/ kanë frikë-o sa frikë!?- kumton poeti Duka, i cili me të drejtë, sikurse pjesa dërmuese e shqiptarëve të ndershëm, shfaqet ende i paqartë për rrugën që duhet ndjekur, në mungesë të një klase politike të përgjegjshme dhe të zhytur në anti-shtet.

Por, si duhet vepruar për të dalë nga kjo situatë, kur palët politike luajnë me njera-tjetrën si “macja me miun”, duke i shtyrë ditët midis debatit shterpë: “Do votohet, apo nuk do votohet Reforma në Drejtësi”? Reforma aq e domosdoshme për t’i ndryshuar kahun e lëvizjes Shqipërisë, nga kaosi drejt demokratizimit. Sepse bëhet fjalë për një Reformë, miratimi i të cilës jo vetëm do të përmbysë “korporatën e drejtësisë”, që vetëm drejtësi nuk jep, por që është edhe një kusht i ditur nga kushdo për t’i hapur rrugë futjes së vendit në Bashkimin Europian.

Ndonëse një sondazh i këtyre ditëve të fundit ka treguar se më shumë nga shtatëdhjetë përqind e shqiptarëve i besojnë udhëheqësisë së kësaj reforme nga ndërkombëtarët, fatin e miratimit të saj e kanë në dorë politikanët. Pjesa dërmuese e të cilëve janë pjesë stafesh fajësore, në katandisjen e vendit deri në këtë situatë mjerane. Një Berishë dhe një tog ushtarësh të tij kanë në dorë të vendosin fatin europian të shqiptarëve?!

Vota e tyre “pro” në 21 korrik është e “magjishme” pasi përveç të tjerave ka në dorë edhe të ardhmen europiane të shqiptarëve. Atë të ardhme që e përkthyer në gjuhë popullore do të thotë zgjerim i mëtejshëm i hapësirës së lëvizjes dhe kohës nëntëdhjetë ditëshe të qëndrimit në vendet e BE-së.

Zgjidhjen e këtij “rebusi” e kanë në dorë sërish ata që pretendojnë se na përfaqësojnë ne. Ata që rëndom deklarojnë se kartonin parlamentar e kanë për të ligjëruar dëshirat dhe aspiratat tona. Ata që 21 korrikun e kanë ditë prove për të na e vërtetuar këtë.

 

Mirëpo kush është solucioni që garanton votën maxhorative “pro” reformës së ndryshimeve kushtetues?

“Unë nuk kam ndonjë formulë,/ se si të shpëtojmë, /por as një minutë të vetme,/ më s’mund t’i durojmë!”- përgjigjet me vargje poeti Duka, i cili në mbyllje të vargëzimit ligjëron: “Dhe më tepër do të shtohet,/llumi e katrani,/ nëse në fushë të betejës,/nuk do dalë Sovrani!/ Të ngrihemi si uragan,/ të shpëtojmë vendin,/ në Njëzet e një Korrik,/ të rrethojmë Kuvendin!”

July 15, 2016 10:07
Komento

1 Koment

  1. alphade July 15, 11:43

    O zoti Duka ! Keto bajgat qe thua Ti qe ”dikur mund te
    kene qene njerez te mire” , nuk ma do mendja ! Njeriu
    i keq , keqesine e ka brenda ne gen ! Akrepi blu liind dhe
    vdes me helmin e tij , gjarperi apo neperka e ka helmin
    ne dhembet e tyre ! etj.etj . Keshtuqe Saliu e Co. kane
    lindur me keqberesine , instinktin vrastar, mllefin okult
    ndaj njeriut ,qenjes njerezore , aq me shume kur nuk
    e lidh asgje me racen shqiptare, por i ardhur andej nga
    stepat e cing-gis -kanit ! E pra, ky njeri eshte akrepi, neperka plot helm i shoqerise shqiptare , prandaj keta
    qenje asnjehere nuk kane qene te mire dhe ne momente
    te caktuara te ekzistences se tyre per hipokrizi,per karrie-
    rizem kane perdorur intrigen makiavelike per te arritur
    qellimin e tyre permes mjeteve nga me te felliqurat deri
    ne eliminimin e kundershtareve te tyre sic e dini ju dhe
    gjithe shqiptaret…..!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim