Çabeji, më i shquari ndër akademikët shqiptarë

August 4, 2015 15:00

Çabeji, më i shquari ndër akademikët shqiptarë

U lind në Gjirokastër. Pas mbarimit të shkollës qytetëse në qytetin e lindjes, iu dha e drejtë studimi për në Austri. Në vitin akademik 1927 – 1928 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Gracit, ku ndoqi studimet për dy gjashtëmujorë (semestra). Pastaj studimet i vazhdoi në Universitetin e Vjenës. Aty u ndodh në një mjedis shkencor me shumë shkencëtarë që kishin interesa studimore për Shqipërinë. Midis tyre ishte Norbert Jokli, i cili duke e çmuar talentin e studentit të ri shqiptar, e mbajti afër atë dhe kështu u zhvillua midis tyre një miqësi e ngushtë dhe një bashkëpunim i frytshëm, që ndihmoi aq shumë për ta përudhur Çabejn e ri në studimin e thelluar shkencor kur ishte ende student.

Pas mbarimit me sukses të studimeve universitare 25-vjeçari Eqrem Çabej u  kthye përfundimisht në Shqipëri, me diplomën e Universitetit të Vjenës në xhep dhe me dëshirën e zjarrtë për t´i vënë dituritë dhe energjitë e tij në shërbim të Atdheut.

U emërua nëndrejtor i konviktit “Malet tona”, pranë gjimnazit të Shkodrës, me të drejtën për të dhënë edhe orë mësimi në atë shkollë(!) Në vitin shkollor 1935 – 1936 Çabej u transferua në shkollën Normale të Elbasanit ku Çabej qëndroi vetëm një vit. Që andej u transferua në Ministrinë e Arsimit për t´u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm. Me sa kuptohet nga qëndrimi i tij, ai nuk e kishte mirëpritur një emërim të tillë. Me një lutje më datë 17. 12. 1936, drejtuar Ministrisë së Arsimit, ai kërkon që për arsye shëndetësore të transferohet nga ai dikaster e të riemërohet si profesor i letërsisë në liceun e Tiranës, por për inat e çuan “të mësonte“ në Shkollën e Plotësimit Ushtarak!  Pas mbarimit të Shkollës së Plotësimit Ushtarak, Çabejin e transferojnë në Gjirokastër, ku vazhdoi të jepte mësimin e letërsisë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe.

Në vitin shkollor 1939 – 1940 Çabej u transferua në gjimnazin e Tiranës ku u ngarkua me drejtimin e shkollës.  Në vitin 1940 shkon pranë Akademisë së Shkencave në Romë. Këtu ai e shfrytëzoi qëndrimin e tij të mbikëqyrur, për të punuar për Atlasin gjuhësor shqiptar.

Gjatë qëndrimit në Romë autoritetet italiane më 1942 dhe gjermanët më 1943 i propozuan që të bëhej ministër i Arsimit në qeverinë kuislinge të Tiranës, por ai nuk e pranoi. Në Romë Çabej qëndroi deri në korrik të viti 1944, kur ende zinte Lufta e Dytë Botërore. Atëherë ai vendosi të kthehej në Shqipëri.

Pas Çlirimit të Shqipërisë edhe për Çabejn fillon një jetë me perspektiva të mëdha. Ai filloi të mbajë ligjërata nga lëndët linguistikë dhe albanologji në Shkollën e Lartë të Tiranës, qysh më 1946. Ai vazhdoi punën pedagogjike edhe më pas në Institutin Pedagogjik katërvjeçar dhe sidomos në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, që u ngrit mbi bazën e Institutit katërvjeçar në kuadrin e Universitetit të Tiranës, që u krijua  në vitin 1957.

Në veprimtarinë gjysmëshekullore të Çabejt vendin kryesor e zë pa dyshim prodhimtaria e tij e pasur shkencore e cila mund të ndahet në dy faza kryesore: faza e parë vazhdon deri në prag të Çlirimit të Shqipërisë dhe faza e dytë nis pas vitit 1945. Veprimtaria e tij shkencore gjatë këtyre dy fazave është e kushtëzuar jo vetëm nga interesat e tij shkencore, por edhe nga punët që ishte ngarkuar të kryente. Sidoqoftë në fazën e parë ai është marrë edhe me studime thjesht shkencore edhe me botime të nevojshme për shkollën e mesme. Në prodhimtarinë e tij të asaj faze bie në sy një interesim i madh jo vetëm për gjuhësinë, por edhe për folklorin e letërsinë artistike, me një anim të lehtë nga kjo fushë e dytë. E kjo duket qartë edhe nga titujt e botimeve të tij të kësaj periudhe, kur krahas studimeve thjesht gjuhësore ka botuar edhe studime nga fusha e folklorit dhe e letërsisë, ose edhe studime me karakter të përzier gjuhësor e letrar.

Vdiq më 13 gusht 1980 në një klinikë të Romës. Është nderuar me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Sot emrin e Eqrem Çabejt e  mbajnë me krenari shumë shkolla në Kosovë dhe Universiteti i Gjirokastrës në Shqipëri.

Titujt e veprave

Diana dhe Zana – 2011

Elemente të gjuhësisë dhe literaturës shqipe

Hyrje në Indoeuropianistikë

Sonete – 2008

Studime etimologjike në fushë të Shqipes I – 1982

Studime etimologjike në fushë të shqipes II – 1976

Hyrja në historinë e gjuhës shqipe, Tiranë 1958

Fonetika historike e shqipes, Tiranë 1968

Shqipja në Kapërcyell

Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes

“Meshari i Gjon Buzukut, Tiranë 1968

Fjalor i gjuhës shqipe i vitit 1954, (Bashkautorësi)

Odiseu dhe Konstandini

 

 

 

 

August 4, 2015 15:00
Komento

34 Komente

  1. Aristotel August 4, 16:52

    CEBEJ VERTET E KA STUDJURA GJUEN SHQIPA
    POR KA QEN NDEN TUTELEN E PARTISE QE SHSHQIPJA ESHT E ME ORIGJIN H I D O E U R O P J A N E .kJO SIPAS STUDIMEV TE SOTME DEL SE GJUHA SHIPE ESHT
    nENA E GHUHVE GJUHA E ZOTIT.hISTORIANE E KAN GJUATUR NE MONIEM NDER ME TE VJETRAT NE BALLKAN????

    Reply to this comment
    • Dedalo August 4, 17:33

      @Aristolel.Meso te shkruash Shqip.Nuk mundet qe nje Analafabet funksional ne te shkruarin e gjuhes Shqipe,te jape mendime per verpimtarine Intelektuale ne Lemin e Gjuhesise,te te madhit E.Cabej

      Reply to this comment
    • librazhd August 5, 06:16

      Ah more filozofi Aristotel, janë halabakët si puna jote që japim mendime dhe vlerësime për Çabejin, Mahir Domin, Kostallarrin… Syret si puna juaj i ngjisni edhe këtë punën e komunizmit nga mbrapa dhe thoni që shqipja nuk bën. Vaj vatani edhe mjerë mileti.

      Reply to this comment
  2. antishqup August 4, 17:45

    Po pse une kam 6 volume dhe jo 2 per Studimet etimologjike;…..? Le te me ndihmoje ndokush nese ato 2 volume, Shtypshkronja Rilindja e Kosoves i ka botuar ne 6 volume apo si eshte puna, Faleminderit!
    Ndihem shume i lumtur qe here pas here mesoj dhe konsultohem me vepren e nje njeriu te mencur dhe te rralle, nje shqiptari te vertete. Cabejte, thuajse te gjihte i njoh per njerez te mencur, te ekuilibruar dhe mjaft te zote ne punen qe kryejne. Kujtimi i Profesor Cabej nderon cdo shqiptar!

    Reply to this comment
  3. Lleshi August 4, 18:11

    Tani te rrime shtrember dhe te flasim drejte ! Çabeji ishte njeri i lexuar , ishte i formuar sipas teorive dhe tezave te albanologjise gjermane dhe jo vetem ! Pordhet me rigon qe thote ai komentuesi analfabet i mesiperm se Çabej ishte nen ndikimin e Partise , eshte thjeshte injorance dhe padituri e zotnise !
    Ideja indoeuropiane e prejardhjes se gjuhes shqipe , ishte nje kufizim teorik dhe skolastik i Çabejit qe vinte nga skllaveria e tij kundrejt shkolles gjermane dhe jo vetem !
    Si perfundim , gjuha shqipe , tregon se ne shume teza Çabeji mbeti antishkencor , sidomos mbi prejardhjen e gjuhes shqipe ! Kufizim tjeter i rendesishem i Çabejit , ishte se ai u mor me “tingujt” dhe “germat” , duke lene me njane karakterin botkuptimor dhe filozofik te gjuhes shqipe si metode studimi dhe njohje te universit !
    Ne kete pikpamje , Gjuha Shqipe eshte gjuha prej nga rrjedhin gjithe te tjerat ! Eshte gjuha qe ndryshoi “zoti” , njerezve ! Nuk ka mundesi te mos t’i kete rene ne sy Çabejit armiqesia e eger lindje-perendim kunder gjuhes shqipe ! Vete albanologjia gjermane ishte nje nga instrumentat e politikes gjermane ne kthimin e Shqiperise ne nje “shprehje gjeografike” (Bismark) , ashtu sic i kthyen shqiptaret ne Gerqine e sotme !

    Reply to this comment
    • info-analitike August 4, 20:23

      Llesh,
      E shikon sa dem qe te ka bere “kultura e luftes se kllasave”, aq sa ti sheh armiq kudo.
      Po te kishe pasur edhe minimumin e njohurive mbi studjuesit gjermane-austriake te cilet u moren me hulumtimin e gjuhes shqipe e po te kishe dijeni se sa albanologe u shkolluan ne Austri e me pas dhane nje kontribut te vyer ne studimet albanologjike ndoshta do te kishe dale nga perdja e injorances propagandistike qe e sheh akoma boten me gjermane e me partizane.
      Po e le me kaq sepse mbi kete teme kam shume per te thene edhe me detaje e dokumente por ne rastin tend nuk ia vlen. Ndryshe nga “besniku i partise” ose me mire servili Androkli Kostallari, Cabej ruajti zotnillekun e tij si njeri dhe si studjues.

      Reply to this comment
      • Lleshi August 4, 20:46

        As me duhen mua Androklite etj. Per mua “gjuhesia shqiptare” , nuk po them se eshte realisht shume e re , por sot duhet t’i kishte lene ne kartoteka librat e studiuesve te huaj dhe te kishte folur me guxim me gjuhen e saj !

        Reply to this comment
        • info-analitike August 4, 21:34

          Pikerisht me keto konsiderime qe shpreh nxjerr zbuluar injorancen mbi albanologjine dhe studimet albanologjike. Mos ki dert se vuan nga nje “semundje” qe kane shume shqiptare qe u duket vetja te ditur pa hapur asnje liber.

          Reply to this comment
          • Lleshi August 5, 13:11

            Nuk ka liber me te madh se vete Gjuha Shqipe , grazhdi ku pretendohet se kane ngrene vete albanologet !

          • info-analitike August 5, 21:15

            Ngaterron veprat e xhaxhit Enver me studimet e mirefillta albanologjike.

          • Lleshi August 5, 21:41

            Shko mor cope mish dhie !

          • info-analitike August 6, 06:48

            aha… sa per sharjet ketu je ti ekspert ndaj vazhdo vetem si perfaqesues i denje i njeriut te ri enverist..
            Cfare mund te presesh nga dikush qe fyen prof. Cabejin dhe hedh poshte pa asnje argument ose prove studimet gjuhesore te kryera deri me sot ne nivel nderkombetar!!!
            Vetem nje i palexuar mund te ngaterroje konceptin “indoeuropian” si familje gjuhesore me koncepte si kombi, populli, “prova shkencore” frut te paranojave ideologjike.

      • Lleshi August 4, 21:10

        As me duhen mua Androklite etj. Per mua “gjuhesia shqiptare” , nuk po them se eshte realisht shume e re , por sot duhet t’i kishte lene ne kartoteka librat e studiuesve te huaj dhe te kishte folur me guxim me gjuhen e saj !
        Dhe e ke gabim per “luften e klasave” ! Mua as nuk ma ndjen fare ! Sot ne kushtet ku ndodhet ky Komb , lufta e klasave eshte tradheti kombetare . Sot ka perplasje ndermjet shqiptareve dhe antishqiptareve !
        Nga kjo lufte nuk shpeton dhe gjuha , per te mos thene se eahte fronti nga te rendesishmit . Prandaj antishqiptare si Saliu apo ato mbeturinat e pushtimit serb ne Kosove , goditjen u munduan ta jepnin edhe ne gjuhen shqipe !

        Reply to this comment
  4. lato August 4, 18:43

    Gur i rende i themelit.Gjuhesia historike ka ende shume per te thene,por kush do e thote?U mbushen 100 vjet qe toka shqiptare nuk prodhon me kollose te tille,por filozofe te shtirur dhe pedagoge me grada.Shume e per lume.U dhjefsha gradat!

    Reply to this comment
  5. Shahisti August 4, 18:52

    Eh, ne mbreterine e qorrave, sylli esht mbret.

    Reply to this comment
  6. lis dushku August 4, 19:30

    @Lleshi,mire ai komentuesi i pare eshte analfabet,por ti qe perkufizon “antishkencor”Cabeun,cfare je ti?”Ideja indoeuropiane e prejardhjes se gjuhes shqipe,ishte nje kufizim teorik dhe skolastik i Cabejit qe vinte nga skllaveria e tij kundrejt shkolles gjermane dhe jo vetem”-shkruan ti. Sipas teje cilat jane kriteret shkencore qe percaktojne familjen gjuhesore ku ben pjese nje gjuhe e caktuar?.Cfare kupton ti me karakterin botkuptimor dhe filozofik te gjuhes? Me njohjen e universit merret astronomia.;Me horoskopin merret astrologjia’,me filozofi merret Endri Fuga.A e di ti zoti @Lleshi,se gjuhesia merret me fjalet,germat,tingujt,ashtu si merret matematika me numurat! Cilat jane shnderrimet historike te fonemave dhe morfemave te gjuhes shqipe?A mund te rendisesh disa?
    Ideja e perkatesise indoeuropjene te gjuhes shqipe nuk eshte vetem e Cabeut,por gati e te gjithe gjuhetareve boterore dhe shqiptare,qe jane marre me gjuhesine krahasimtare.Ne cilen gosti pijanecesh degjove ti,qe gjuha shqipe nuk i perket familjes se gjuheve Indoeuropjane?
    Ne cilen tavoline pijanecesh degjove ti,qe gjuha shqipe eshte gjuha prej nga rrjedhin gjithe te tjerat?Or zotni ,ke mbaruar uneversitetin e Tiranes ne degen e gjuhesise,apo je me rezerva pune dhe dy klase unike?

    Reply to this comment
    • Shahisti August 4, 20:03

      liso, po Leshin na shan ti? Nuk e di ti se Leshi ne kete forum eshte me i kulturuari i derrave? Eshte gjitholog i mbaruar, shkruan edhe bejte dhe kur ka kohe te lire masturbon nga pak para pasqyres.

      Reply to this comment
    • Lleshi August 4, 20:43

      Liso , me vjen keq shoku ! Po ta nis nga themeli , pastaj jepu vete pergjigje pyetjeve te tjera . Gjuha miku im para se te jete tingull dhe shkronje eshte mendim , eshte mendimi se si gjuhefolesi njeh dhe perkufizon boten dhe universin qe e rrethon ! Ne kete pikpamje , per cdo popull , gjuha eshte filozofia si e kupton , njeh dhe perkufizon ai universin dhe dukurite e tij ! Tani vazhdoje vete me tutje !

      Reply to this comment
  7. Arben August 4, 20:12

    MJERE NE PER AKADEMINE TONE.

    Reply to this comment
  8. jo fyerjes August 4, 20:49

    gjeja me e thjeshte te besh rolin e jo te diturit dhe te fyejme
    gjjeja me vogel eshte ti kujtosh dhe ti nderosh keta gjeniale te gjuhes shqipe dhe cabejin
    si elite akademike.
    gjeja me e madhe eshte se ne shqiptaret jemi nje komb qe me keto figura duhet te krenohemi
    se edhe bota i vlerson si njerez te dijes

    Reply to this comment
  9. Lleshi August 4, 21:25

    Mos merrni kot zjarr si pushka e jevgut ! Sot ka te dhena te sigurta qe gjuha shqipe eshte origjinarja e gjuheve dhe eshte folur nga nje qytetrim mbareterritorial shume i zhvilluar ! Kjo do te konfirmohet deri ne gjysmen e pare te ketij shekulli , kur pritet qe haka te kthehet tek i zoti ! Pare ne kete kendveshtrim , shume teza te dertanishme gjermane apo çabejane jane te tejkaluara , pavaresisht erudicionit qe kane perfaqesuar !
    “Kush do te njohe historine e njerezimit para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe , duhet te mesoje shqip!” Leibnitz .

    Reply to this comment
    • info-analitike August 5, 07:59

      Te lutem Lleshi a me tregon nje ndonje deshmi te ketyre “provave te sigurta” qe shqipja te kete qene pararendese e gjuheve???

      Kjo perla meriton Nobelin e budallallekut e te injorances per dozat e tepruara te kombetarizmit te semure:
      “Kush do te njohe historine e njerezimit para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe , duhet te mesoje shqip!” Leibnitz

      Ketu ke disa konsiderime te Gottfried Wilhelm Leibniz e nuk permendet kerrkund kjo thenie kaq impenjative:
      http://www.albanianhistory.net/en/texts1000-1799/AH1705.html
      Po t’i lexosh me kujdes do te kuptosh se jane thjesht ide te hedhura aty ketu pa asnje baze studimore apo shkencore.
      Kur lexoj: “shume teza te dertanishme gjermane apo çabejane jane te tejkaluara , pavaresisht erudicionit qe kane perfaqesuar!”, Nuk mund te rri pa te shkruar se studimi dhe dija ecin shume me ngadale nga injoranca dhe padituria qe perparojne me hapa galopante.

      Reply to this comment
      • Lleshi August 5, 10:18

        Une thashe nje dijen time per te cilen jam i bindur nga provat qe kam pare ! Tani kjo nuk do te thote se kjo eshte e detyrueshme per ty ! Ndryshe nga nje pjese qe i marrin te mireqena gjerat per shkak te madheshtise se emrit , une hyj tek ata qe iu besojne provave te verifikueshme !
        Mos e harro se ky “status i ri” i shqipes , vjen pas nje genocidi mijravjecar kunder saj ! Nuk eshte kaq e thjeshte !

        Reply to this comment
        • info-analitike August 5, 15:00

          Lleshi,
          Mos u terhiq si ngjale, ku e ke shkruar “ne dijen time”? Ti shkruan si i ngjitur ne kateder e jep mend, postimet e tua jane plot me siguri absolute a thua se ke prova te pakundershtueshme prandaj dhe une te kerkova te na i shpalosesh edhe ne profaneve.
          Me kujton ata kalamajte e revolucionit kulturor kinez qe merrnin me shpulla pa piken e respektit intelektualet dhe njerezit me te kulturuar te shoqerise.

          Reply to this comment
          • Lleshi August 5, 19:02

            Tani ti mos na hap barkun lere me kaq ! Nuk ka nevoje , te gjithe e dine qe ti tashme nuk ben pjese ne kampin shqiptar !
            Nuk e di vetem une , e kane ditur shume ! Edhe i ndjeri ! Por mbi te gjitha ata , duvane e te cileve ke bere ti me breza !

          • info-analitike August 5, 21:10

            Barkun po na e hap ti me brockullat dhe pafytyresine tende prej militanti politik qe ne pamundesi e paaftesi per t’iu pergjigjur pyetjeve te mia e per te argumentuar pozicionin tend hidhesh ne sulme absurde ndaj meje. Mjere Shqiperia per Lleshet qe me injorancen e tyre e kane lene gjithnje mbrapa. Kemi nevoje per me shume njerez si prof. Cabej e sa me pak injorante te tipit Llesh.

  10. Lennard August 4, 23:42

    Eshte nder per te gjithe shqiptaret qe kemi pasur nje gjuhetar si Eqerem Cabej .Eshte per qeshur dhe per te qare si ka katandisur sot ASH, Quhet Akademia e Shkencave dhe ka per Sekretar te Pergjithshem nje muzikolog!!!!???

    Reply to this comment
  11. Tomori August 5, 04:08

    Eqrem Cabej eshte pa diskutim shkencetari me i madh qe ka nxjerre kombi shqiptar. Volumi i punes, niveli shkencor dhe metodologjik dhe rezultatet konkrete ne fushen e historise se gjuhes shqipe e bejne ate albanologun me te madh te te gjitha koherave.
    Studimet per gjuhen shqipe duke filluar qe nga shekulli 18 u bene kryesisht jashte Shqiperise, kryesisht ne Gjermani e Austri. Por, ne saje (kryesisht) te punes se tij kolosale, Shqiperia per here te pare ne histori arriti qe nga vitet 60 deri 90 te shekullit te kaluar te behej QENDRA BOTERORE e studimeve albanologjike.
    Ne vitin 1980 me rastin e vdekjes se tij gjuhetarja gjermane Oda Buchholz shkruante se me vdekjen e tij humbi nje gjuhetar i rangut me te larte nderkombetar.
    Jo me kot gjuhetari gjerman Trumper e quante ate kohet e fundit ate “I madhi Cabej”.
    Nje artikull vleresues per figuren e gjuhetarit tone gjendet ne Enciklopedine Nderkombetar te Gjuhesise.
    Artikulli i mesiperm eshte shume larg nje paraqitjeje te plote te krijimtarise kolosale te Cabejt. Sa per sqarim:
    Ne artikull dhe ne disa nga komentet ngaterrohen dy botime te ndryshme. Ne vitin 1976 ne Prishtine u botua nje permbledhje ne 8 vellime e pjeses me te madhe te vepres se Eqrem Cabejt nen titullin Studime Gjuhesore. Ne ate botim studimet etimologjike zinin vetem dy vellime (vellimet I dhe II).
    Studimet Etimologjike ne Fushe te Shqipes, vepra madhore e Cabejt, nuk eshte ne 2 vellime por ne 7 vellime. Botimi i saj bga Akademia e shkencave te Tirarnes nisi ne vitin 1976 me botimin e vellimit te dyte te Studimeve Etimologjike ne Fushe te Shqipes (vellimi i pare u botua vite me vone me pretekstin se kishte probleme). Vellimi i shtate i kesaj vepre u botua vetem 11 vjet me pare, ne vitin 2006.
    Te Cabej puqeshin shkencetari rigoros dhe patrioti i madh. Ai dhe Mehmet Konica jane te vetmit qe refuzuan te pranonin postet e ministrit ne qeverite e kohes se luftes se dyte boterore.
    Kush ka lexuar shkrimet e tij te rralla ne shtypin e perditshem te kohes se socializmit nuk mund te mos kete vene re se ai ishte i vetmi qe nuk fuste fraza per partine dhe qeverine ne hyrjen dhe ne mbylljen e artikujve.
    Cabej iku si nje meteor qe ndricoi fort per gjysem shekulli ne qiellin e shkences shqiptare.Vepra e Cabej te madh do te vazhdoje per shume kohe te ndricoje studimet albanologjike ne Shqiperi dhe ne bote.

    Reply to this comment
  12. GURI I KAMJES August 5, 09:02

    Nuk duhet te shajme Gjuhen shqipe per te mbrojtur Çabeun e anajelltas. Gjuha e shkencetari jane te pandare. Per Çabeun eshte e veçante ajo qe pak a shume e kalojne njerezit e ditur,vuajtja njerezore. Ne shkrim nuk permendet fakti qe E. Çabej mbas çlirimit ka bere burg politik apo siç thone komentuesit ne kohen e revolucionit kulturor Çabeu u be tabele qitje nga koleget e tij me forma te poshtra siç ishin flete rrufete etj. Kjo menyre sjellje, vdekja e te birit e puna e mundimshme shkencore ia shkurtuan jeten. Pavaresisht njohurive te cunguara nuk mund te perjashtoj mendimet e z. Lleshi. Ne kete fushe kane mbizoteruar dy teza te rendesishme: teza pellazgjike (paraindo europiane) dhe ajo indo europiane. Enver Hoxha qe shquhej per intuite te holle sugjeroi apo dhe diktoi qe asnje nga keto teza te mos perjashtonte njera tjetren. Kjo teze e E. Hoxhes, ne trajtimin etimiologjik te Gjuhes shqipe nuk shkaktoi asnje ndarrje te rendesishme. Vlera e Çabeut rritej dita, dites aq sa kur behej fjale per keto çeshtje edhe ne forumet nderkombetare mendimi i Çabeut ishte vendimtar. Mesa dime se fundmi, rreth viteve ’90 te sh, te kaluar, nje grup shkencetaresh neozelandeze, shqipen e ka shpallur nder dy tre gjuhet me te vjetra te Botes, gjuhe kjo qe sipas tyre flitej fillimisht ne nje zone te Tuqise se sotme. I them kete qe ne çeshtje te tilla kaq te veshtira e te vjetra nuk eshte e lehte te japesh gjykime perfundimtare. Gjithsesi per shkencetarin, shqiptarin e njeriun e madh qe ben fjale shkrimi duhet te ulim koken me nderim.

    Reply to this comment
    • Lleshi August 5, 10:38

      “Te ulim koken” jo miku im , “ta nderojme dhe vleresojme” po ! E verteta historike dhe shkencore , nuk ka “idhuj” , por ka “kate” ne shkallet e ngjitjes qe te lejojne mundesine si te “pushosh” , por dhe te verifikosh “rrugen qe vjen pas” !

      Por “gjindja” , do tava dheu ne tavoline , pa u interesuar se me cfare mishi dhe gjize jane bere ! Ndersa te vertetes shkencore i intereson vetem “me se jane bere” !

      Reply to this comment
  13. Shahisti August 5, 18:23

    Leshin duhet ta bejme akademik.

    Reply to this comment
  14. lis dushku August 5, 19:55

    @Lleshi je i pari dhe i vetmi shqiptar,qe deklaron qe shqipja nuk eshte gjuhe indoeuropjane..Klasifikimin e gjuhes shqipe si gjuhe indoeuropjane e beri i pari Franc Boppi ne mesin e shek. XIX.Perkundrejt kesaj po te sjell vetem nje shembull,nga mijra te tille te gjuhesise krahasimtare:Fjalen e pare qe meson femija,fjalen meme.:Sanskritisht(indishte e vjeter)–Matta;latinisht-mater;shqip-moter;greq.vjeter-Mitera; sllavisht-Matj;gjermanisht-mutter;italisht-madre;anglisht-mother etj.A bindesh tani qe duhet te shkosh te mesosh gjuhen shqipe,por nuk te del koha,sepse duhen nje 16 vjet studime ne lemin e gjuhesise,qe te komentosh Cabeun,pale ta shpallesh “antishkencor”!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • Lleshi August 5, 21:03

      O Lis ! Gjuha flitet nga kombe ose popuj ! Nuk njeh historia asnje popull indoerupian ! E kupton apo jo ? Vete keta teoricienet qe ngrejne kete teori , nuk jane ne gjendje te tregojne “popullin indoeuropian” !
      Shqipja i ka te dyja klasifikimet “satem” dhe “centum” !!!!
      Gjithecka ne fushen e linguistikes qe eshte “krijuar” , eshte nje falsifikim i historise gjithashtu !
      Ai populli “indoeuropian” , jane te paret tane qe lulezonin qe nga Pella (Egjipti i sotem) e deri ne Gadishullin Skandinav ! Historine e tregojne 5000 vjecare , pooorrrr ajo eshte qindramije vjecare ! Ate dine shkencore qe kishin te paret tane , shkenca sot as nuk e njeh , nderkohe qe gjindet e paster ne Gjuhen Shqipe ! Ti flet shqip , por fatkeqesisht , ti nuk e di se cfare flet ! Nga lavazhi i trurit jemi kthyer ne analfabete funksionale !

      Reply to this comment
  15. lis dushku August 6, 11:30

    @Lleshi
    Kur nuk pranon qe gjuha shqipe eshte gjuhe indoeuropjane,perse futesh ne klasifikimin e shqipes si gjuhe indoeuropjane satem,apo kentum?Madje te dyja bashke.C`di ti per guturalet palatale qe kalojne ne sibilante ne gjuhet satem?Gjuhet indoeuropjane jane nje familje mjaft e gjere gjuhesh,perhapur nga India gjer ne Britani,Meqenese ke bere dhe klasifikimin e gjuhes shqipe ne mesin e gjuheve Indoeuropiane,po te tregoj nje anekdote.Ti mua me kujton Xhakun,nje nxenes tape topi ne matematike.Detyrat xhakut ja zgjidhte nje komshi i tij student ne matematike.Sa te cante derrasa me Xhakun ai shenonte rezultatin e problemave dhe Xhaku vinte i sigurte ne shkolle.Ngrihej ne derrasen e zeze dhe shkruante rezultatin e problemes-njesh(1).Mesuesi e pyeste si doli ai njesh.Por Xhaku ngulte kembe qe zgjidhja e problemes ishte Njesh.Mua me del kater-thoshte mesuesi.Por Xhaku ngulte kembe,qe dilte njesh.- Ulu Xhaku,njesh!Kisha ndermend te vija nja kater,por ti e do njesh!
    Keshtu Xhaku rreshtonte njeshat ne regjister,ne vend qe te katrave.(!)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*