Cakaj, Këshilli i Ambasadorëve: Rama të rivlerësojë kandidaturën

January 11, 2019 18:17

Cakaj, Këshilli i Ambasadorëve: Rama të rivlerësojë kandidaturën

Pas debatit që shkaktoi mosdekretimi nga Presidenti Ilir Meta i Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm, ka ardhur reagimi nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

Ky Këshill tërheq vëmendjen pasi, sipas tij, kryeministri nuk ka kryer detyrimin e tij kushtetues për të bërë transparencën mbi arsyet që e kanë shtyrë atë të shkarkojë posaçërisht ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme.

Deklarata e plotë

Kohët e fundit Kryeministri i Shqipërisë ka ndërmarrë disa ndryshime të rëndësishme në qeverinë që ai drejton, përfshirë këtu edhe shkarkimin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Zotit Ditmir Bushati dhe propozimin për në këtë post të zëvendministrit aktual, Zotit Gent Caka. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se është krejtësisht në të drejtën politike dhe kushtetuese të Kryeministrit të bëjë ndryshime në qeveri, në përputhje me vlerësimet që ai ka lidhur me arritjet apo dobësitë e njërit apo tjetrit nga ministrat. Por Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tërheq vëmendjen me shqetësim te fakti se Kryeministri nuk ka kryer detyrimin e tij kushtetues për të bërë transparencën mbi arsyet që e kanë shtyrë atë të shkarkojë posaçërisht ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme. Nevoja për një transparencë të tillë buron nga roli specifik që ka institucioni i ministrit të jashtëm në përmbushjen e objektivave strategjike të shtetit shqiptar në këtë periudhë.

Viti 2019 do të jetë veçanërisht i ngarkuar me sfida për diplomacinë tonë dhe në përgjithësi për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë. Me kryesoret e këtyre sfidave janë marrja e vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian nga ana e Këshillit Euopian në fund të pranverës së ardhshme, përfundimi i shtyrë tej çdo parashikimi i marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë, përgatitje intensive, nëpërmjet ngritjes së infrastrukturës së përshtatshme për marrjen e presidencës së OKB-së në vitin2020, ndërtimi i një mirëbesimi të gjerë ndërkombëtar për të fituar të drejtën e anëtarit të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitin 2022, gjë që kalon përmes një votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Përballimi i këtyre sfidave disa nga të cilat janë thellësisht të reja për politikën, diplomacinë dhe administratën e shtetit tonë, do të duhet të bëhet krahas kryerjes së detyrave të tjera dinamike që shtron zhvillimi në rritje i bashkëpunimit ndërkombëtar, për ta forcuar rolin e Shqipërisë në mbështetje të paqes e të stabilitetit në rajon e në botë, duke e vënë njëherësh politikën e jashtme më mirë në shërbim të një politike të brendshme zhvillimore, në përgjigje të aspiratave të shoqërisë shqiptare për rritje të mirëqenies, thellim të demokracisë dhe konsolidim të shtetit të së drejtës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren se kandidatura e përzgjedhur nga Kryeministri Rama për të emëruar Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Zoti Gent Cakaj, ka ngjallur një shqetësim të madh në një pjesë të gjerë të opinionit publik, përfshirë edhe shumicën e anëtarëve të këtij Këshilli. Ky lloj kontestimi, i pashembullt për asnjë nga ministrat e jashtëm të Republikës së Shqipërisë gjatë këtyre 29 vjetëve demokraci, mbështetet në perceptimin publik të personalitetit të Zotit Caka si pa cilësitë e nevojshme profesionale për të mbajtur barrën e një detyre të tillë më rëndësi kombëtare. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i tërheq vëmendjen Kryeministrit Rama ta rivlerësojë kandidaturën e ministrit në fjalë, duke mbajtur më mirë parasysh interesin publik dhe kombëtar.

l.h/ dita

January 11, 2019 18:17
Komento

12 Komente

  1. Thirri menjes o rrote. January 11, 18:53

    Pleqte e Krujes, ne foto mungojne arkivolet, rob te rrjedhur, te pjerdhur dhe te marre fund.

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro January 11, 21:40

      Meqenese keto i quan pleqte e Krujes qe i mungon arkivoli, atehere duhet ti besojme keshillave te barinjve ne stanet e bagetive ne mal se realisht rilindja shumicen e votave i ka nga barinjte e bujqit te pashkolluar

      Reply to this comment
      • Lili January 12, 06:14

        Bile o fidel,ato barinj i dine mire kufite e staneve te tyre kurse keta te zgedhurit e juaj jo…
        Sa per keta ambasadore njereze ma te kot nuk ka…as nje burse per nje student ne marredhenje internationale nuk mujten me ngrit sikur simotrat e tyre,pra ma mire te heshtin

        Reply to this comment
  2. valentina January 11, 19:32

    Te jeni te sigurte se,asnjeri prej jush shpreseplotet nuk ka per te marre pelqimin nga kryeministri ne postin e ministrit te jashtem,batakcinj.

    Reply to this comment
  3. As January 11, 19:46

    A mund te shkruaj njeri, qofte dhe nga keta te quajtur ambasador, se c’ fare pune ben nje ambasador shqiptar gjate dites ne shtetin ku eshte caktuar.

    Reply to this comment
  4. besa January 11, 19:54

    Mire thote ai me larte; por pleqeve te Krujes tu rruajne topet se ata kendonin per qejf, keta kane qene parazite ne kurriz te Shqiperise dhe s’kane bere asgje per te. Kush, Mustafaji apo Ceka….!

    Reply to this comment
  5. agron January 11, 20:47

    Kori i qylaxhinjve shqiptare jashte shtetit:

    “Na llogarisni dhe ne…”

    Reply to this comment
  6. Dashamiresi D. January 12, 01:25

    Keshilli Ambasadoreve,ka te drejte sa shprehet..
    Me vjen keq per komentatoret komentues…
    Veten diskretitojne.
    Ata qe i njohin tua thone…
    Ata flasin ne emer te nje FORUMI antare te te cilit jane e, me te drejte thone mendimin e tyre..

    Dashamiresi D.

    Reply to this comment
  7. Lili January 12, 06:18

    Po ,nje forum kot dashamiresi,i ke pare ne ndonje veprim konkret per te miren e Shqiperise,
    Di me na treguar qofte nje gje qe kane bere ? As nje takim me studente sa per tregim,e lere me bursa apo gjera ma te medha per studentet tone…
    Ah po harrova,dine me lut boten per femijet e tyre…

    Reply to this comment
  8. ALBAN DEGA January 12, 06:28

    KESHILLI I NDRIKULLAVE DIPLOMATIKE TE SALEH RAMOLLAH KARAXHICIT !

    Ndreqeni gabimin ne emerin e ketij Keshillit te Ambasadoreve te Shqiperise !
    Ai nuk eshte gje tjeter vecse Keshilli i Ndrikullave te Saleh Ramollall Karaxhicit jo te Shqiperise !

    Reply to this comment
  9. fjala January 12, 07:08

    Çeshte ky këshill, cili eshte statusi i ti, kush e ka ngritur e miratuar?!

    Si nuk u vjen pak rende, pa turp nuk kane, qe dalin aty si mjerane te flakur nga koha.
    Uffff!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*