Cakaj: Konferenca Mesdhetare e OSBE-së do zhvillohet në Tiranë

July 27, 2019 20:33

Cakaj: Konferenca Mesdhetare e OSBE-së do zhvillohet në Tiranë

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook këtë të shtunë, ka njoftuar se Tirana do të presë në fund të muajit tetor Konferencën Mesdhetare të OSBE-së.

Cakaj bën me dije se në Konferencën Mesdhetare do të marrin pjesë 57 vendet anëtare të BE-së, si dhe shtetet mesdhetare.

Duke theksuar se organizimi i konferencës në Shqipëri shpreh besimin e vendeve anëtare në OSBE për vendin, ai hedh dritë edhe mbi tematikat e kësaj konference, lufta kundër terrorizmit, ekstremizmi i dhunshëm dhe dialogu ndërfetar.

Postimi i plotë i Cakajt:

Ndërkohë edhe një lajm i mirë për Shqipërinë

Tirana do të presë në fund të muajit tetor Konferencën Mesdhetare të OSBE-së, me 57 vendet anëtare dhe me pjesëmarrjen e vendeve mesdhetare si Egjipti, Jordania, Izraeli, Algjeria, Maroku dhe Tunizia.

Vendimi tashmë është marrë nga Këshilli i Përhershëm i Ambasadorëve të OSBE-së.

Ky vendim edhe njëherë dëshmon punën madhore të Qeverisë dhe besimin e vendeve anëtare të OSBE-së për Shqipërinë!

Në të njejtën kohë, mbajtja e kësaj konference në Shqipëri kulmon kryesimin e Grupit të Kontaktit për Mesdheun nga Shqipëria para se të marrë kryesimin e OSBE-së në 2020 në përgjithësi.

Në fokus të kësaj Konference do të jetë përvoja 25 vjeçare e partneritetit të OSBE-së me vendet e Mesdheut duke u ndalur në rëndësinë e dialogut në përballimin e sfidave të përbashkëta, por edhe identifikimin e mundësive për bashkëpunim.

Tematikat e sesioneve të saj do të prekin praktikat më të mira në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, promovimin e rinisë si faktor sigurie në rritjen e qendrueshmërisë dhe ndërtimin e urave të komunikimit mes dy brigjeve të mesdheut.

Konferenca do të nënvizojë edhe rolin thelbësor të dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor në promovimin e sigurisë në zonën e OSBE-së në marrëdhënie me Partnerët Mesdhetarë.

Shqipëria do të ofrojë të gjitha kapacitetet e saj profesionale dhe institucionale për promovimin e vlerave të harmonisë fetare, luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe parimeve universale të të drejtave të njeriut!

e.ll./dita

July 27, 2019 20:33
Komento

1 Koment

  1. Raimond vlonjati July 28, 19:48

    Ja ky esht simbol i pa-pergjegjsjmerise se hajdutit Rama ne emerime

    Ky rrembythja esht nje deficent qe per tu treguar i zgjuar perdor fjale te huaja , sic bente Fatis Nano hajduti

    Nderkaq ky Caka kur flet Anglisht ka nje anglishte te varfer fare , me jeq se Sala

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim