Certifikata e Cakajt brenda ditës, Meta: Komision hetimor për DSIK

January 11, 2019 12:33

Certifikata e Cakajt brenda ditës, Meta: Komision hetimor për DSIK

Presidentit Ilir Meta ka kërkuar ngritjen e një Komision Hetimor për DSIK (Drejtoria e Sigurimit për Informacionin e Klasifikuar), lidhur me certifikatën e sigurisë të kandidatit për ministër të Jashtëm, Gent Cakaj.

Cakaj ka qëndruar në postin e zv/ministrit të Jashtëm pa certifikatën e sigurisë. Ditën e enjte (10 Janar), kreu i shtetit refuzoi të dekretonte kandidaturën e Gent Cekajt për ministër të Jashtëm, e paraqitur nga kryeministri Edi Rama.

Mes kreut të shtetit dhe kryeministrit Rama gjatë këtyre 24- orëve ka pasur përplasje për Cakajn.

Kërkesa:

“Presidenti i Republikës, pasi u njoh me propozimin e Kryeministrit me nr. 6174 prot., datë 31.12.2018, për emërimin e z Gent Cakaj, në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në përmbushje të të gjithë të drejtave dhe detyrimeve që burojnë nga Kushtetuta, realizoi procedurën e verifikimit të integritetit dhe figurës së z. Gent Cakaj me qëllim krijimin e besimit përpara vendimit për emërimin e tij në këtë detyrë.

Nga informacioni i administruar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përcjellë me shkresë nr.09/1 prot, datë 8.01.2019, konfirmohet se; z.Gent Cakaj është emëruar në detyrën e Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme me VKM nr.342, datë 07.06.2018. Me shkresën e mësipërme, MEPJ konfirmon gjithashtu se me Urdhrat e Ministrit nr.187, nr.187/1, nr.187/2, datë 19.04.2018, janë përcaktuar pozicionet zyrtare të nëpunësve të MEPJ dhe misioneve Diplomatike e konsullore të RSH, të cilët do të njihen me informacionin e klasifikuar prodhuar nga institucionet shtetërore dhe/ose të përfituara në kuadër të bashkëpunimit dy- ose shumëpalësh me shtete dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, me informacion e klasifikuar të NATO-s dhe BE-së.

Duke qenë se posti i zv.ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme përfshihet brenda listës së funksionarëve që detyrimisht duhet të njihen dhe të kanë akses në informacione të klasifikuara “sekret shtetëror”, Zyra e Nën-regjistrit të informacionit sekret shtetëror e krijuar pranë kësaj ministrie, më datë 29.06.2018 e ka njoftuar z.Gent Cakaj që të plotësojë formularin përkatës dhe të japë pëlqimin për t’u verifikuar për pajisjen me certifikatat përkatëse të sigurisë. Z.Gent Cakaj, ka refuzuar për një periudhë 7 mujore përmbushjen e detyrimeve institucionale dhe zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore, që sipas parashikimeve të ligjit nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar përbëjnë shkelje dhe janë të dënueshme.

Vetëm më datë 03.01.2019, moment ky kjo që përkon me bërjen publike të propozimit të Kryeministrit për emërimin e tij në postin e Ministrit për Evropën për Punët e Jashtme, (si dhe 3 ditë pas firmosjes së propozimit për dekretim si Ministër të MEPJ), ai ka plotësuar aplikimin për certifikatë sigurie pranë kësaj Ministrie edhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillonte nga dita e marrjes së detyrës si zv.ministër i MEPJ.

Ky fakt konfirmohet nga informacioni i përcjellë nga MEPJ, me shkresë nr.09/1 prot, datë 8.01.2019.

MEPJ konfirmon se ky institucion e ka përcjellë menjëherë më 03.01.2019 aplikimin e z.Gent Cakaj pranë Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe kjo e fundit e ka pajisur atë me certifikatat përkatëse të sigurisë 1 (një) ditë më pas më datë 04.01.2019.

DSIK me shkresë nr.87 prot, dt. 07.01.2019, i konfirmon Presidentit të Republikës se: “Z.Genc Shkëlzen Cakaj, lindur në Prishtinë më 06.07.1990, është i pajisur me CSP të nivelit “Tepër Sekret”, për njohjen e informacionit të klasifikuar “Sekret Shtetëror”; “Cosmic Top Secret” për njohje të informacionit të klasifikuar të NATO-s dhe “EU Secret/Sekret UE”, për njohjen e informacionit të klasifikuar të BE-së. Këto CSP janë lëshuar më datë 04.01.2019 dhe janë të vlefshme deri më datë 03.01.2024.”

Pra rezulton se, procesi i verifikimit, i kryer në këtë rast nga (DSIK) si Autoriteti i Sigurimit Kombëtar në Shqipëri është realizuar brenda 1 (një dite).

Nga këto të dhëna të administruara, provohet se procesi i certifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj i kryer nga DSIK vetëm brenda një dite (04 01.2019), duket hapur që është një proces i kryer në kushtet e urgjencës, dhe në kundërshtim me procedurën dhe kërkesat e ligji nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar dhe VKM nr.188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullores për sigurimin e personelit”.

Në formën se si është kryer, procesi i verifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj ai nuk garanton besueshmërinë e duhur të Certifikatave të Sigurisë të lëshuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).

  1. Gent Cakaj, mban dy shtetësi, ai është shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe shtetas i Republikës së Shqipërisë. Ai ka kryer studime jashtë territorit të dy vendeve (Shqipëri-Kosovë), respektivisht në shtetet Hungari dhe Belgjikë, vende këto ku ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë.

Referuar këtyre të dhënave, si dhe atyre që kërkohen dhe pasqyrohen të detyrueshme për deklarim në pyetësorin e sigurisë në aplikim, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kishte për detyrë në bazë të ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror””, të ndryshuar, dhe pikës 13, 14 të VKM nr. 188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit”, të kryejë një verifikim të thelluar të të gjithë informacionit të grumbulluar, jo vetëm në institucionet respektive të Republikës së Shqipërisë.

Në zbatim të nenit 21 të Rregullores së Sigurisë miratuar me VKM nr.188/2015, në rastin konkret ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në organizatat partnere të Republikës së Kosovës. Konkretisht në këtë nen citohet se: “Përpara se të lëshohet CSP për një person i cili mban dy shtetësi, DSIK-ja bashkëpunon me autoritetet homologe për kryerjen e verifikimeve përkatëse”. Gjithashtu në detyrën si zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe si kandidaturë e propozuar nga Kryeministri për pozicionin e ministrit të MEPJ, ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në Belgjikë dhe Hungari, vende këto ku ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë z. Gent Cakaj.

Referuar fakteve, dhe të dhënave të Gent Cakaj, konstatohet qartë se nuk është kryer një proces i mirëfilltë verifikimi sipas kushteve, detyrimeve, kritereve dhe procedurës së parashikuar në Rregulloren e Sigurimit të Personelit, miratuar me VKM nr. 188, datë 04.03.2015.

Një proces verifikimi i realizuar në më pak se 24 orë, krijon dyshime të rënda për veprimtarinë aspak objektive dhe në kundërshtim me ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar, VKM nr. 188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullores për sigurimin e personelit”, VKM nr.836, datë 14.10.2015 “Për miratimin e rregullores për punën me informacionin e klasifikuar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian” dhe akteve nënligjore në zbatim të tyre, të nxjerra nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

I nderuar Kryetar i Kuvendit,

Të nderuar Kryetarë të Grupeve Parlamentare,

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Përgjegjësitë tona janë jo vetëm kombëtare por dhe ndërkombëtare. Sjellja e institucioneve të Republikës së Shqipërisë duhet të jetë në përputhje me të gjitha detyrimet dhe angazhimet që burojnë nga ky anëtarësim jetik për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj euroatlantike.

Në këtë kontekst besueshmëria dhe serioziteti ndaj partnerëve tanë strategjikë dhe përkundrejt politikave të jashtme dhe të sigurisë të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian janë jetike dhe çdo sjellje tjetër cenon rëndë besueshmërinë e Shqipërisë e lëkund themelet e partneritetit strategjik që mbështetet në konsolidimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Duke qenë se nga ky proces shqyrtues i Presidentit të Republikës, janë evidentuar shkelje të rënda në veprimtarinë e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Presidenti i Republikës, vlerëson të domosdoshme kryerjen e një hetimi të plotë administrativ mbi veprimtarinë e këtij institucioni mbi këtë rast.

Nisur nga fakti që Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar është një institucion në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrit, është e qartë se procesi i hetimit administrativ nuk mund të kryhet nga organe të tjera në varësi të Kryeministrit, pasi krijohet një situatë e pastër e konfliktit të interesit, gjë e cila mund të cenojë objektivitetin dhe cilësinë e hetimit të këtij rasti, Presidenti i Republikës, vlerëson se, për rastin konkret, Kuvendi i Shqipërisë mund të realizojë objektivisht këtë proces hetimor.

Përsa më sipër, në zbatim të nenit 78, pika 2 dhe 3, si dhe nenit 92/h, të Kushtetutës, ligjit nr.8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, si dhe nenit 25 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës, i kërkon deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të vlerësojnë këto konstatime, me qëllim ngritjen sipas ligjit, të një Komisioni Hetimor Parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë, për hetimin e veprimtarisë së institucionit të Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar mbi procesin e pajisjes me certifikatat e sigurisë për shtetasin Gent Cakaj, me detyrë zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Shpreh besimin se Kuvendi i Shqipërisë do të përmbushë me përgjegjësinë dhe seriozitetin e një institucioni, vend anëtar i NATO-s, angazhimet e tij në shqyrtimin e kësaj çështjeje të rëndësishme për vendin tonë dhe përgjegjësitë e tij kombëtare dhe ndërkombëtare. Sinqerisht,Ilir META

 

 

 

o.j/dita

 

January 11, 2019 12:33
Komento

6 Komente

  1. alphade January 11, 13:57

    Z. President, “Nuk jane shkaqe por sebepe,turpin e paci
    per vete…..” ! Kjo kenge zoti president kendohej ne laberi
    kur zotrote ende ishe ne ‘piqi’ …..!!! Te gjithe shqiptaret e
    kane fare te qarte se Ti dhe Berisha,ne menyre te vecan-
    te jeni tashme ne nje hall te madh: megjithe luften e juaj
    per jete a per vdekje per te penguar e sabotuar me cdo mjet e forme Reformen ne Drejtesi dhe Vettingun nuk
    arritet qellimin tuaj diabolik.Po e shihni me syte tuaj se sa
    e KORRUPTUAR paska qene “DREJTESIA” e nishaneve
    dedejve,zagonjoreve,gjin-gjoneve,etj.etj.Deri ketu ju u per
    poqet t’i mbroni keta hajna te drejtesise por nuk mundet.
    Tash,si i thone fjales se Nastradinit, “larg bythes time” dhe kjo tash po mbrrine te “porta e shtepise tuaj” : SPAK-
    dhe BHK ! Kjo ju ka tronditur pa mase. Shpresa juaj e fundit ishte ngritja e studenteve ne protesta dhe efektet e
    plazhit veror te ” JALES” deri me tani i kane demostruar se studentet ia vune ” kembet ne nje kepuce” K/ministrit.
    Rezultatet e kesaj proteste po shihen te konkretizuar nga
    qeveria por shoresa e juaj per te nxjerre geshtenjat nga
    zjarri me studentet me sa po shohim ka deshtuar turpe-
    risht. Nuk i ndaloni dot as SPAK-un dhe as BKH sepse ato per fatin e mire te shqiptareve nuk I ka ne dore as Rama dhe as Ju,nuk i manipuloni dot si gjer me sot. Ato
    veper e SHBA dhe BE- se . Prandaj sa harxhoni kot energji ,se shpejti RECI ju pret zoterinj te kupoles politike.

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro January 11, 16:52

      Hane Shan , hane Bagdat, Berisha do te permendet ne çdo lloj problemi!!!!! Presidenti kete here ka te drejte pamvaresisht mekateve qe mbart!

      Reply to this comment
  2. **** January 11, 14:34

    Ka te drejte 100%. Per vende pune ne kompani te medhaja te bejne verifikime deri ne fund te botes. Me eshte dashur te pres tre jave sa erdhen pergjigjet e verifikimit nga Shqiperia. 3 jave a nje muaj, nuk e mbaj mend mire. Nga vendet e tjera per 2-3 dite i ke nese ka kampjuterizim te dhenash.
    Imagjino qe ky eshte figure e larte shteterore certifikata duhet te jete e para qe duhet plotesuar nga dokumentet e aplikimit.

    Reply to this comment
  3. Me durim January 11, 19:47

    Zoti president ! perpara shume muajve, nuk mbajta shenim se nuk eshte detyra ime dhe lexoj vetem per te ditur, lexova se gazeta zvicerane shkruante se Ilir Meta ka konçesione ne Kongo te Zinkut, diamantit dhe floririt te perfaqesuara nga nje fare Kastriot Ismahili. Valle e shte e vertete?! Kerkesa qe i beni kuvendit nuk do te plotesohet se Nishani i mbaroi se dekoruari gjithe bashkepuntoret e Hitlerit e te Duçes, Sali Berisha u a dha gjithe parate e taksave te shqiptareve gje per te cilet ju dhe mender gruaja jote eshte kaq shume e shqetesuar dhe tani ngelet radha juaj; ku i gjetet parate per vilat ne Lalez, se ja une kam 28 vjet qe ropatem Europes dhe nuk bera dot nje vile ne Shqiperi, bile dhe nje shtepi qe kam eshte e rrezuar per toke? Per keto vila duhet te jepni llogari, zoti president, ndryshe duhet te shkoni ne burg te sigurise se larte ti dhe shoket e tu e jo te lozni ne presidence me kushtetuten e shqiptareve. Po je burre, me jep pergjigje, po je me nder m…. vazhdo deri sa drejtesia te ringjallet apo te te detyrojme ne me pahir te jepni llogari. Keni 28 vjet qe beni si u do qejfi bastardet e dreqit!

    Reply to this comment
  4. Lili January 11, 20:53

    Ajo cka duhet kontroluar eshte aka edhe pashaport serb.
    A ka shkuar ne hungari e Belgjik me pashaport kosovar,apo me pashaport serb.
    Ne cilen shkolle ka shkuar qe te kontrolohet kjo pike.

    Reply to this comment
    • Vatra January 11, 22:04

      Pasaporta serb kanë diku 150 000 deklaratë e zyrtarëve serbë të gjithë të ashtu quajtur njerëz biznisi posedojnë pasin e Serbisë jam i sigurt ka edhe delegatë shqiptarë këte kishte dashtë VV ta publikonte dhe tu fillu nga i ndjeri Ibrahim Rugova …

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*