Cakaj në Trieste: Italia mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

June 12, 2019 10:40

Cakaj në Trieste: Italia mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u takua ditën e djeshme me ministrin e Jashtëm të Italisë, Enzo Moavero Milanesi.

Takimi u realizua në kuadër të mbledhjes së Inicativës të Evropës Qëndrore në Trieste.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Cakaj tregon se Italia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në BE.

Ndërkaq, ai thotë se Shqipëria dhe Italia do të vazhdojnë bashkëpunimin në kuadër të Trojkës dhe në funksion të Kryesisë Shqiptare të OSCE në 2020.

“Në margjina të mbledhjes të Inicativës të Evropës Qëndrore në Trieste, edhe një takim bilateral me Ministrin e Jashtëm të Italisë, z. Moavero Milanesi !

Katër mesazhe të rëndësishme nga takimi i sotëm:

1.Shqipëria dhe Italia mbeten të përkushtuara për ta forcuar angazhimin dypalësh në të gjitha fushat e interesit të ndërsjelltë;

2.Shqipëria dhe Italia do të thellojnë bashkëpunimin e dyanshëm në shërbim të forcimit të Inicativës së Evropës Qëndrore;

3.Italia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim në BE menjëherë sipas rekomandimit të Komisionit Evropian;

4.Shqipëria dhe Italia do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në kuadër të Trojkës dhe në funksion të Kryesisë Shqiptare të OSCE në 2020;

Shqipëria dhe Italia mbesin partnerë të pazëvendësueshëm strategjik dhe politik për njera-tjetrën!”, shkruan Cakaj.

e.t./dita

June 12, 2019 10:40
Komento

4 Komente

  1. Ferriku June 12, 11:55

    Na cate trapin me llafe boshe dhe pallavra kot si koti.Ato pensionet kur do ti marrin shqiptaret se kane qe ne 1992 qe derdhin djerse dhe gjak ne itali dhe ata prape nuk japin ate qe detyrohen.

    Reply to this comment
  2. Jimi June 12, 13:19

    Z. minister mos u lodh kote t’na mbushesh mendjen, se po ben perpjekje t’u mbushesh mendjen atyre vendeve qe nuk sjellin penges!? Problemi qendron tek tre vende qe jane pengese kryesore, atyre mbushuni mendjen!

    Reply to this comment
  3. Kuq e zi June 12, 14:15

    Mos he burre ca thu!!!!
    Italia mbeshtet shqiperine per ne be qe nga 1990 pra para se ti vije ne kete bote
    Ti pergjigju pse qeverite shqiptare nuk duan be?

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 June 12, 16:48

    një përparim,ose më mirë ndryshim e paska bërë gent kaka!!
    ka shtuar dhe një pikë,3 pikave të tij!!
    por gjithashtu po na zgjeron dhe fjalorin shqiptar me fjalë të deformuara të italishtes”“Në margjina të mbledhjes të Inicativës të Evropës Qëndrore në Trieste, edhe një takim bilateral me Ministrin e Jashtëm të Italisë, z. Moavero Milanesi !”
    pra në kufijtë e mbledhjes së ……………………………………”
    mos e lini debilin të flasë shqip se na shkatërroi dhe këtë pak gjuhë që na kanë lënë debilat e tjerë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*