Ministri i Jashtëm-opozitës: Po tentoni të krijoni një ’97 të dytë

June 27, 2019 16:00

Ministri i Jashtëm-opozitës: Po tentoni të krijoni një ’97 të dytë

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, ka dalë në një konferencë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të dekretuar 13 tetor si datë zgjedhjesh.

Ministri Cakaj ka deklaruar se zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor, ndërsa ka sulmuar opozitën se po tenton destabilizimin e vendit dhe përsëritjen e një ’97-e të dytë.

Sipas kryediplomatit shqiptar, opozita po sakrifikon Shqipërinë, për të shpëtuar veten, ndërsa iu ka përcjellë një mesazh paralajmërues kundërshtarëve politikë se me këto përpjekje do të thellojnë izolimin e tyre.

“SHBA dhe BE kanë shprehur qartë se zgjedhjet duhet të jenë paqësore dhe demokratike. Ndërhyrja në proces është një akt kriminal. Këtu kemi ardhur në një fazë tjetër, opozita po sakrifikon Shqipërinë, për të shpëtuar veten. Përpjekjet e tyre do të thellojnë izolimin e tyre.

E vërteta mbetet vetëm një: zgjedhjet më 30 qershor. Shqipëria e vitit 2019, pas marrjes së raportit pozitiv për negociatat, duhet të motivohej nga të gjithë për hapjen e negociatave. Shqipëria do duhet të diskutonte për integrim më 2025, por një pjesë ka zgjedhur ngjalljen e frikës për konflikt civil, për të na kthyer në 1997. E vërteta është se as Shqipëria nuk do të kthehet më 1997, as zgjedhjet vendore nuk do të shtyhen përtej 30 qershorit, dhe as zgjedhjet parlamentare nuk do të bëhen para 2021.

Pas përpjekjes masive të opozitës për t’i mohuar shqiptarëve të drejtën e lirë të votës më 30 qershor, angazhimi qytetar në zgjedhjet e 30 qershorit nuk është thjesht rinovim i pushteti vendor, por edhe vendosje e një shembulli historik në raport me praktikën e mbrapsht.

Jemi në moment delikat të procesit të integrimit. Shqipëria duhet të shmangë me çdo kusht problemet e brendshme për hapjen e negociatave në tetor. Çdo proces i besueshmërisë politike përmban edhe mundësinë e shikueshmërisë institucionale, ndaj deri në tetor sfida e përbashkët është integrimi, vazhdimi i reformave dhe sigurimi i 30 qershorit”, është shprehur ministri Cakaj.

 

b.b/dita

June 27, 2019 16:00
Komento

4 Komente

  1. Tradita June 27, 16:11

    O i shume lexuar. Presidenti I Republikes eshet zfjedhur nga kjo mazhorance. Presidenti dekreton daten e zgjedhjeve. Eshte autoriteti keyesor. Dekretin etij e rezon vetem gjykata kushetuese. Kete e di edhe cdo i palexuar
    Nuk ka asnje institucion nderkombetar qe ka njohur Shqiperine te dale kunder nje presidenti te nje vendi te nje vendi te sovran. Nuk ka me monizen e diktature. jo e jo ne Shqiperi por as edhe ne Kosove. Leri kalamanlliqe se do te mbetesh ne histori si kosovari me i keq i te gjitha koherave.

    Reply to this comment
  2. Nje Qytetar qe i dhimset populli i vet po jo atllaret e politikes idiote infantile June 27, 16:24

    O Genti, o minister aksidental, po ti o çuni i lexuar 97n e ke me te nigjume, se ti atehere le qe i merrshe ere mamit poshte fustanit, po ala kishe frike nga Millosheviçi, prandaj me mire mos u merr me gjona qe nuk i njef e nuk ia ke haberin.

    Reply to this comment
    • Mondi June 27, 18:38

      Po ti poshte boleve te milloshevicit paske qene o kurve Apo kishe mamane tende prostitute me nam.Plas nga inati qe je nje cope tule mishi para ktij o

      Reply to this comment
  3. Nje Qytetar qe i dhimset populli i vet po jo atllaret e politikes idiote infantile June 28, 07:07

    Ky me vjen mua anash or taj Mondi. Ky vetem nje gje ka me shume se une, qin ate bastarden e kreyeministrit dhe luan ministrash.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim