Çako, urdhër vartësve: Hiqni numrin e Saimir Tahirit

March 20, 2017 09:42

Çako, urdhër vartësve: Hiqni numrin e Saimir Tahirit

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako u ka shpërndarë një urdhër gjithë komisariateve e drejtorive të policisë në vend: Të heqin numrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili ka qenë i afishuar në vende publike dhe institucione të policisë.

Urdhri vjen vetëm pak ditë pas ndryshimeve në qeveri, kur Rama vendosi largimin e Tahirit.

Kjo, pasi në çdo komisariat ka qenë një letër ku ishte shkruar numri i ish-ministrit Tahiri, ku iu rekomandohej qytetarëve ta telefonin në rast se nuk shërbeheshin apo policia vepronte në mënyrë të parregullt ndaj tyre.

Numri i ish-ministrit ka qenë i afishuar edhe në aeroport dhe vende të tjera publike por tashmë me zëvendësimin e tij nga ministri i ri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka sjellë edhe këtë urdhër të kryepolicit Çako.



March 20, 2017 09:42
Komento

3 Komente

  1. Crusader March 20, 11:02

    Problemi qendron se numrin e Tahirit e kane edhe kultivuesit e Hashashit. Me keta si do behet? Apo do te urdherohen me VKM nga ED Kokaina.

    Reply to this comment
  2. Idjoti i Bathores March 20, 12:39

    Keto nuk perbejne lajm por bajga si per ish ministrin qe mund ti shpetonte shqipetaret me ‘numurin’ e tij si per gazetaret qe meren me numurin e kepuceve te nje ministri

    Reply to this comment
  3. Arber I March 20, 21:12

    Eshte nje veprim zyrtat shume korrekt. Ministri i ri do te afishoje numrin e tij. Te tjerat jane telenovela.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*