Caktohen pesë gjyqtarët për Doshin dhe Frrokun. Tërhiqet një nga gjyqtaret

March 28, 2015 09:30

Caktohen pesë gjyqtarët për Doshin dhe Frrokun. Tërhiqet një nga gjyqtaret

Në Gjykatën e Lartë është hedhur shorti për përzgjedhjen e gjyqtarëve të cilët do të japin masën e sigurisë ndaj dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Nga shorti i hedhur u përzgjodhën pesë gjyqtarë.

Kështu, fati i Tom Doshit dhe i Mark Frrokut do të caktohet nga Majlinda Andrea, Artan Zeneli, Admir Thanza, Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj.

Relator i shqyrtimit të kërkesës për arrestimin e dy deputetëve do të jetë Guxim Zenelaj. Por një nga gjyqtaret që u caktua nga shorti për të qenë pjesë e trupës që do të gjykojë Tom Doshin dhe Mark Frrokun është tërhequr. Gjyqtarja Majlinda Andrea, i ka nisur një kërkesë kolegjit, ku sqaron se ka konflikt interesi me këtë cështje. Ende nuk dihet se për cfarë konflikt interesi bëhet fjalë ekzaktësisht. Nësë kërkesa e saj do të pranohet, do të duhet që të bëhet një tjetër short për plotësimin e trupit gjykues që do të merret më dosjen “Doshi”

 

March 28, 2015 09:30
Komento

10 Komente

  1. Lul March 28, 09:38

    Cuna me mendje te kthjellet…. vendimi i juaj sot eshte ne te miren e femijeve tuaj dhe te kombit larg nga presioni politik,duam te degjojme sot si asnjehere forcen e cekicit tuaj. God bless u.

    Reply to this comment
  2. Lloji March 28, 09:40

    Ruani gjygjtaret per ryshfete OK

    Reply to this comment
  3. Tahipi March 28, 10:00

    Flet Gjykata te gjithe HESHTIN.

    Reply to this comment
  4. LIGJI March 28, 10:12

    OOO……………… MUSKAJ GJYQTARI I SALIUT KY DO GJYKOJ SHUME “DREJT”…………..??!!!

    Reply to this comment
  5. Tahipi March 28, 10:13

    ZOTERINj

    Ramush Haradinaj kishte 40 akuza nga prokuroret te cilet kerkuan burg te perjetshem. ok

    NE GJYKATE AKUZAT PA PROVA JANE FLLUCKA SAPUNI.

    Reply to this comment
  6. Mirela March 28, 10:55

    Para li gjit te gjita njelloje

    Reply to this comment
  7. noco March 28, 11:09

    asgje ska per te ndodhur.Si gjihmon -prekurori dhe prokuroria do te ngelen me gish ne goje.

    Reply to this comment
  8. Tironci March 28, 11:12

    Shume Zhurma per ASGJE

    Reply to this comment
  9. informatori TJETER March 28, 11:18

    Me pelqeu me te vertete diviza qe shkruan Tahipi : Kur flet Drejtesia , te gjithe duhet te heshtin .

    Reply to this comment
  10. gjozi March 28, 11:24

    po keta qe do gjykojne doshin dhe frokun, a jane te korruptuar apo jo se i bie se ne rast se ata dalin te pafajshem duhet te arrestohet iliri dhen ne mungese te ilirit edi rama ose tahiri gjykata eshte ne hall te madh .eshte bere lesh arapi. vetem ambasada amerikane mund ti jap dum kesaj pune.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*