Caktohet administratori që do menaxhojë 26 pasuritë e sekuestruara të Ylli Ndroqit

August 5, 2020 12:01

Caktohet administratori që do menaxhojë 26 pasuritë e sekuestruara të Ylli Ndroqit

Arjan Baci është administratori i caktuar shtetëror i pasurive të sekuestruara të biznesmenit dhe aksionerit Ylli Ndroqi. Mësohet se Baci do të administrojë 11 biznese dhe 15 pasuri të Ndroqit.

Ai u caktua nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara për administrimin e pasurive të biznesmenit. Nga 11 biznese ku Ylli Ndroqi është aksioner 6 prej tyre janë pezulluar.

Pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e 26 pasurive të Ndroqit, policia e shtetit ekzekutoi vendimin.

Në njoftimin e bërë publik dje, policia njoftonte se u bënë 18 muaj hetime në bashkëpunim me homologët dhe agjencitë ndërkombëtare lgjzbatuese, dhe nga provat e mbledhura dyshohet se pasuritë e Ndroqit janë të paligjshme dhe nuk justifikohen.

26 pasuritë e sekuestruara janë: 

1. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 117 m 2 , me adresë, Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës.
2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.
3. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 600 m 2 , mbi të cilën ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 90 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.
4. Pasuria e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 43.7 m 2 , me adresë, Tiranë.
5. Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 67.3 m 2 , me adresë, Tiranë.
6. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 15 m 2 , me adresë, Tiranë.
7. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 300 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.
8. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 2026 m 2 , me adresë, Mullet, Tiranë.
9. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 52.3 m 2 , me adresë, Rruga ″Qemal Stafa″, Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen Mimoza Ndroqi
10. Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe totale 100 000 m 2 , me adresë, Lanabregas, Tiranë.
11. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa AA 007 YN, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
12. Automjeti i tipit autoveturë, marka BMW, modeli 760LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
13. Automjeti i tipit autoveturë, marka Land Rover, modeli Range Rover Vogue, ngjyra e zezë, me targa CD 6902 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
14. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
15. Automjeti i tipit autoveturë, marka RollsRoyce, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.
16. Sekuestrimin e masës prej 51% të kuotave të shoqërisë ″Landon″ sh.p.k., me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
17. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “YLDON” sh.p.k., me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
18. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “RENDON OIL″ sh.p.k., me NIPT L57716501I.
19. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “DON – UCD” sh.p.k., me NIPT L51326022D, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
20. Sekuestrimin e masës prej 80% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″Ecogades Landon Balcan″ sh.a., me NIPT L22006005S, me aksioner shoqërinë ″Landon″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
21. Sekuestrimin e masës prej 30% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″CHANNEL ONE″ sh.p.k., me NIPT K12412002L, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
22. Sekuestrimin e masës prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″P S 31″ sh.p.k., me NIPT L42215016R, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
23. Sekuestrimin e masës prej 80% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″INTERKINEX″ sh.p.k., me NIPT J71506006T, me aksioner shoqërinë ″YLDON″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
24. Sekuestrimin e masës prej 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″ORA″ sh.a., me NIPT K71505003O, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases Mimoza Ndroqi.
25. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″REN-DON″ sh.p.k., me NIPT L41622002A, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
26. Sekuestrimin e masës prej 50% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″ALBANIA BAY MARINE″ sh.p.k., me NIPT L61307081M, me aksioner shoqërinë ″YLDON″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

 

 

l.h/ dita

August 5, 2020 12:01
Komento

7 Komente

  1. Adih August 5, 13:44

    Ky paska nder te tjera 100 000 m2 truall pyll. Si ka mundesi ,se pronaret kane mare opingen e sheros deri me tani ,nga keta pardesy bardhet ,kondra prone .Cfare behet keshtu ,se une kam truall me dekomenta e regullta dhe skam mare as edhe nje milimeter 2 deri me sot .Kush me ndihmon , per tme sqaruar ,do ja dija per faleminderit .

    Reply to this comment
    • Drenova August 5, 15:03

      Po ti Adih nuk ke dokumente qe te vertetosh pronat e tua,se diktatura komuniste t’i shtetezoi dhe t’i dogji dokumentet!
      Te gjithe ju ish pronaret,qe keni 30 vjet,qe akuzoni diktaturen komuniste,keni patur te drejte,se diktatura ju zhduku dokumentet dhe shteti i sotem nuk ka faj!
      Se po te kishit dokumentet origjinale te kohes,sot ju do i kishit marre pronat!
      Por juve ju mashtruan ata qe erdhen ne pushtet,duke ju thene mbushni sheshet duke bertitur “Komunistet ne litar”,kur ne krye te shtetit erdhen po bijte e komunisteve!
      Dhe ju budallenjte ne vend qe te ngriheshit ne kembe e te kerkonit pronat,u ngritet ne kembe per te luftuar fantazmen e komunizmnit,qe nuk ekzistonte!
      Prandaj ju moret Ndoc Rrokun,ndersa bijte e komunisteve ne pushtet moren pronat tuaja!
      Harrojeni,se kurre nuk keni per te marre gje ndonjehere!
      Si deri me sot vazhdoni dhe ngopuni duke share komunizmin,kur bijte e komunisteve shijojne pasurite tuaja!
      A e kuptoni sa budallenj jeni?

      Reply to this comment
  2. Malsori August 5, 17:36

    Pasurine e pronareve te Shqiperise e ka marr Ilir Floriri,Sali Kerma,Argita dhe “pronari i borronicave”SYPESHKAQENI.Keta te tjeret kane marre therrimet.Po ama ju beni si deri me sot detyren tuaj:me vrap ne mitingje dhe digjeni cdo gje per te pasuruar kete race te ndyre se do te mirni Noc Rrokun.Malsori Boston

    Reply to this comment
  3. Adih August 5, 18:09

    Drenova @…………………………………………………………………………,leri ironite se nuk ke intelekt ti ,qe tna besh per te qeshur .Sa shpejt e harove ligjin 7501 ti ore i uruar .Ka njerez si ty ,prandaj eshte shqiperia ku me theret qahmeti .Keta zyberet e djeshem pa breke ne bythe ,e sot miliardiere ,nuk do i gezojne keto vjedhje ,nuk do i leje njeri. Keta harojne qe jane antare ne NATO,dhe NATO nuk te le levadhitesh me kooperativa bujqesore ? ,mbaje mend dhe do tme kujtosh nje dite ..

    Reply to this comment
  4. enrika August 6, 11:14

    Edhe merret shteti me gjyqtaret qe kane maksimumi dy shtepi . Faqja e zeze e ketij shteti qe i len keto maskarej te levizin lirshem .

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic August 6, 13:56

    Ece per para Edi Rama dhe mos u ndal. Pasuria e popullit ne keto tridhjet vjet te shkerdhatodemokracise(shprehje e Dritoro Agollit) eshte pervetsuar ne ditet per diell.
    Ne se vazhdoni keshtu shqiperise do ti shktohen te paktet nja trebuxhete vjetore.!
    Mos u ndal se Popullin e ke me Vete.
    Po u terhoqe ke humbur tersishte. Mos U Terhiq deri ne kollare ketyre ordineve qe masakruan shqiperin.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim