Meta dekreton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet vendore

November 5, 2018 12:34

Meta dekreton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet vendore

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar datën e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Sipas dekretit zgjedhjet do të mbahen më  datë 30 qershor 2019.

 

D E K R E T

PËR

CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE

PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10928

Tiranë, më 05.11.2018

 

o.j/dita

November 5, 2018 12:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*